BDI refuzoi Pendarovskin para 5 viteve, ndërsa tani e shpall për “simbol të integrimeve”
Zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani, i cili njëkohësisht është edhe funksionarë i lartë i BDI-së qeverisëse, foli edhe për tubimin parazgjedhor të kandidatit për president të koalicionit qeveritare, Stevo Pendarovski, dha deklaratën në vazhdim, të cilën e cilësojmë si jokonsekuente:
Pendarovski është simbol i integrimit tonë të brendshëm dhe kohezionit në mes bashkësive të ndryshme etnike. Kjo është përparësia jonë edhe si bashkësi edhe si shtet. Kjo është përparësia jonë më 21 prill përkundër kandidatëve tjerë. Pikërisht për këtë Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ardhshëm i Republikë së Maqedonisë së Veriut, do të jetë zëri i arsyes dhe president që i bashkon të gjitha bashkësitë etnike në kohë të mira dhe të këqija, u shpreh Osmani, duke theksuar se Pendarovski është kandidati i parë i përbashkët konsensual.
[Burimi: LSDM – “Osmani: në tubimin e madh me qytetarë: Pendarovski është simbol i integrimit të brendshëm dhe për atë do të jetë president që do na bashkojë në kohë të mira dhe të këqija“ – data 14.04.2019]
ARSYETIM:
Duke folur në emër të BDI-së në tubimin e kandidatit qeveritar për president Stevo Pendarovski në Shkup me 14.04.2019, Bujar Osmani kishe dalje jokonsekunete në shenjë të mbështetjes së Pendarovskit, nëse merret parasysh paragrafi dhe retorika e partisë së tij para 5 vitesh, kur BDI ka qenë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ndërsa Pendarovski ka qenë kandidat presidencial i opozitës së atëhershme. Për rikujtim, në prag të zgjedhjeve të rregullta presidenciale më gjysmën e vitit 2014, BDI propozoi kërkesa për kandidat konsensual presidencial, i cili sipas tyre, duhet të pranohet prej bashkësive etnike në vend – atë maqedonase dhe shqiptare.
Atëherë, nga parti shqiptare vlerësuan se presidenti aktual Gjorgje Ivanov nuk hynë në profilin e presidentit konsensual, por VMRO-DPMNE në krye me Nikolla Gruevskin, përsëri vendosi të garojë me Ivanov-in në zgjedhje. Edhe pse, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, foli se nëse nuk arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për idenë e tyre me partnerin e koalicionit, do të bisedojnë edhe me opozitës, por përsëri në këtë drejtim nuk u realizuan negociata, edhe përkrah asaj që kryeministri Zoran Zaev, akoma si lideri i opozitës dërgoi sinjale pozitive kah koncepti i konsensualitetit, duke theksuar se “se konsensualiteti është dobësi”.
Në fund, integruesit ftuan shqiptarët mos të votojnë për asnjë kandidat, sepse, siç sqaroi personalisht Osmani në një rast, as Ivanov as Pendarovski nuk janë fryt i konsensualitetit të të dy bashkësive etnike më të mëdha, për këtë, theksoi ai, mandati i tyre do të kontestohet. Njëkohësisht nga BDI filloi edhe iniciativa për lëshimin e Kuvendit dhe oraganizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidencial, me çka u mbajtën zgjedhje të dyfishta, në të cilat DPMNE dhe BDI morën më së shumti vota dhe formuan qeverinë, ndërsa Ivanov për herë të dytë me radhë u zgjodh kryetari i shtetit.
Por, pesë vite më vonë, realiteti politik është tërësisht i ndryshëm. Në zgjedhjet ekzistuese parlamentare, socialdemokratët përsëri vendosën që të kandidojnë Pendarovski-n, i cili mori mbështetjen e 31 partive politike të koalicionit qeveritare, përfshirë edhe atë të BDI-së. Nëse para 5 vitesh integruesit punuan që zgjedhjet presidenciale të dështojnë, sepse jo vetëm Ivanov, por edhe Pendarovski nuk ka qenë kandidat presidencial konsensual, këtë herë anëtarët e partisë theksuan se vota për Pendarovski në zgjedhje do të thotë mbështetje e procesit të anëtarësimit në BE dhe në NATO.
Në një pjesë të daljeve të tij, lideri partiak Ahmeti tha se edhe para 5 vitesh është dashur që të arrihet pajtueshmëri për president konsensual, por gjatë kësaj nuk sqaroi se përse Pendarovski ka qenë problematik, ndërsa sot është kandidat presidencial i pranueshëm. Në të vërtetë, në lidhje me këtë nuk kanë përgjigje as edhe dy nënkryetarët partiak Nevzat Bejta dhe Teuta Arifi, rë cilët për mediumet deklaruan se kanë pasur arsye përse Pendarovski është shndërruar në kandidat të pranueshëm konsensual në afat prej 5 vitesh dhe përse mbrapa tij janë rreshtuar tridhjetë parti politike, duke mos elaboruar cilët janë ato arsye.
Një pjesë e ekspertëve që para 5 vitesh pretenduan se kërkesa për kandidat presidencial konsensual është vetëm manovër në mes BDI dhe DPMNE për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, gjë që, për hir të së vërtetës, edhe ndodhi. Sido që të jetë, në situatë kur BDI atëherë vlerësonte se Pendarovski nuk është kandidat i pranueshëm presidencial, shumë jokonsekuente duke deklarata e tanishme e Osmani-t se pikërisht ai si president i ardhshëm do të jetë “simbol i integrimeve” dhe “zëri i arsyes”. Është e qartë, se asnjëherë nuk ka pasur problem me kuadrin dhe zgjidhje personale, por thjeshtë kanë ndryshuar rrethanat politike dhe konstelacionet.
BURIMI:
- СДСМ (14.04.2019): Османи: Пендаровски е симбол на внатрешната интеграција и затоа ќе биде претседател кој ќе обединува и во добро и во лошо (Пристапено на 18.04.2019)
- Дојче Веле (05.03.2014): Пендаровски официјално претседателски кандидат на СДСМ (Пристапено на 18.04.2019)
- Дојче Веле (10.11.2013): Дали и треба на Македонија „консензуален претседател? (Пристапено на 18.04.2019)
- А1 Он (01.03.2014): Ѓорге Иванов избран за кандидат на ВМРО-ДПМНЕ за претседател на Македонија (Пристапено на 18.04.2019)
- МКД (10.03.2014): ДУИ ќе ги повика Албанците да не поддржат ниту еден од кандидатите за претседател (Пристапено на 18.04.2019)
- Радио Слободна Европа (27.02.2014): ДУИ – бојкот на претседателските и предвремени парламентарни избори (Пристапено на 18.04.2019)
- Википедија: Македонски претседателски избори 2014 и Македонски парламентарни избори 2014 (Пристапено на 18.04.2019)
- 24 Вести (03.03.2019): ДУИ едногласно ја поддржа кандидатурата на Пендаровски (Пристапено на 18.04.2019)
- Прес 24 (10.03.2014): ДУИ призна: Наша цел е изборите да пропаднат за да се смени Уставот на Македонија (Пристапено на 18.04.2019)
- Вечер (07.04.2019): Ахмети во Охрид: Пендаровски е консензуален кандидат каков што требаше да се најде и пред 5 години (Пристапено на 18.04.2019)
- Мета (06.03.2019): Како по пет години Пендаровски стана консензуална личност? (Пристапено на 18.04.2019)
- Радио Слободна Европа (25.02.2014): Иванов и мотивот за предвремени парламентарни избори (Пристапено на 18.04.2019)
Оцени: Влатко Стојановски
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari