BDI: Radio stacione universitare
Radio stacione universitare me koncesion nacional, themelues mund të jetë edhe fakulteti i gazetarisë ku njëherit studentët – gazetarë të ardhshëm – do t’i bëjnë hapat e parë në këtë lëmi.
Arsyetim:
Deri tani në opinioni publik nuk është e njohur se është ndërmarrë ndonjë iniciativë për realizimin e këtij projekti nga ana e Qeverisë.
Sipas dëshmisë së drejtpërdrejtë të zëdhënësit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ky universitet deri tani aspak nuk ka pasur ndonjë radio.
Sipas zëdhënësit të Universitetit të Evropës Juglindore, në këtë universitet në kuadër të Unionit të studentëve ka funksionuar radio stacion onlajn Kampus radio (pa koncesion nacional), e cila tani nuk punon.
Në maj të vitit 2011, në RM funksionojnë këto radio lokale në kuadër të universiteteve shtetërore:
- Në Shkup funksionon Student FM 92.9 – Radioja universitare, radio stacion në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” e cila nuk ka ueb-faqe, mirëpo ka faqe në Facebook dhe Twitter dhe ofron striming nëpërmjet internetit.
- Në kuadër të universitetit “Goce Dellçev” – Shtip funksionon radioja universitare radio “UGD FM”, që emiton program muzikor eksperimental. Programi mund të ndiqet në frekuencë prej 91,0 megaherc në Shtip dhe rrethinën e tij.
- Radio joprofitabile universitare funksionon edhe në kuadër të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari