BDI: Përmirësim i infrastrukturës në të gjitha shkollat shqipe

Bashkimi Demokratik për Integrim në mandatin e ardhshëm do të vazhdojë me përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe hapësinore për mësim në shkollat e mesme, në të gjitha komunat, e në veçanti për shkollimin në gjuhën shqipe, ku kërkesat janë në rritje kontinuitive. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është jokonsekuent dhe jokonkret, për arsye të thjeshtë se nuk është përmendur emri i asnjë shkolle ku planifikohet të përmirësohen kushtet për mësim. Në mënyrë shumë të përgjithësuar, pa analizë konkrete thuhet se kërkesat dhe nevojat janë në rritje të vazhdueshme, pa mos dhënë informata konkrete për atë se për cilat shkolla bëhet fjalë. Poashtu, duke pasur parasysh se komunat janë kompetente për shkollat në rajonin e tyre, në buxhetin komunal planifikohen të gjitha llojet e rekonstruksioneve që do të bëhen nëpër shkolla, prandaj është konfuze dhe e paqartë se si BDI-ja thotë se ka për qëllim të veprojë në të gjitha komunat?!

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.