BDI: Në vitin 2020 të rriten investimet për hulumtim dhe zhvillim

Në Bashkimin Evropian, në Strategjinë Evropa 2020, targeti i investimeve në shkencë (hulumtime dhe zhvillim) është 3% e bruto prodhimit vendor deri vitin 2020 (nga buxheti dhe investimet private). Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për realizimin e këtij targeti edhe në Maqedoni në vitin 2020 të rriten investimet në hulumtime dhe zhvillim deri në masën 3% e bruto prodhimit vendor. Ndërsa, buxheti për arsim të arrijë 5% e bruto prodhimit vendor. [Afati: 2020]

Arsyetim:

Ky premtim është jokonsekuent për shkak se premtohet për një afat shumë të gjatë kohor, deri në vitin 2020, periudhë kjo kur nuk dihet se a do të jetë BDI-ja në pushtet, duke e pasur parasysh se noramlisht mandati do t’u përfundojë në vitin 2015.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.