BDI: Ndryshime ligjore në sferën e radiodifuzionit

Sa i përket ndryshimeve të nevojshme ligjore nga sfera e radiodifuzionit, BDI do të mbajë llogari për harmonizimin e legjislacionit aktual me ligjet, direktivat dhe udhëzimet e BE-së.

Arsyetim:

Sipas BE-së:

Legjislacioni për mediumet akoma nuk është harmonizuar me Direktivën për shërbime mediale audiovizuale, që e pengon vendin të marrë pjesë tërësisht ne programin MEDIA. Përveç kësaj, Këshilli për radiodifuzion miratoi një akt nënligjor me të cilin bëhet i obligueshëm titllimi në gjuhën (lokale) e cila flitet gjatë emitimit të programeve të huaja nëpërmjet televizionit kabllovik, që mund të jetë në kundërshtim me parimet për liri të pranimit dhe të riemitimit, të garantuara me Direktivën për shërbime mediale audiovizuale. Është futur televizioni digjital. Megjithatë, nuk u zhvillua plan për kalim të plotë në emetim digjital dhe shfrytëzimin e dividendës digjitale. Ngecin përgatitjet në sferën e politikës audiovizuele.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari