BDI: Ndërtimi i Sheshit Skenderbeu
„Ndërtimi i Sheshit Skenderbe dhe revitalizimi i Çarshisë së vjetër të Shkupit.“ [Afati: 2011-2015]
Arsyetim:
Ndërtimi i sheshit Skenderbe është njëri nga premtimet kryesore të fushatës së fundit parazgjedhore të BDI-së. Marrëveshja për sheshin “Skenderbe” u nënshkrua nga ana e kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe drejtori i përfaqësisë në Shkup i firmës austriake”International investment group”, Ljubomir Petkov. Sheshi “Skenderbe” do të ndërtohet në tre faza. Në këtë moment zhvillohet faza e parë e projektit.
Sheshi “Skenderbe” do të kapë sipërfaqe prej 5.000 deri në 28.000 metra katrorë. Nëse realizohet paralajmërimi më i madh, atëherë ai do të bëhet sheshi më i madh në Shkup dhe në vend në përgjithësi, duke e tejkaluar edhe sheshin Maqedonia, që shtrihet në 18.500 metra katrorë. I tërë projekti realizohet me ndihmën e Qeverisë, e cila deri tani komunës ia ka dhënë 10 milionë denarë që të fillojnë punët përgatitore. [Аzhurnuar më: 23.04.2012]
Linke:
- PlusInfo (27.03.2012): Foto-galeri: Sheshi “Skenderbe” ndërtohet me të madhe, por ka edhe punëtorë që nuk punojnë siç duhet [Qasur më: 19.04.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari