BDI: Harmonizimi i legjislacionit vendor me legjislacionin evropian nga sfera e ekologjisë
BDI do të punojë në harmonizimin e legjislacionit vendor me atë europian në sferën e ekologjisë dhe ambientit të shëndoshë.
Arsyetim:
Sipas BE-së, në përgjithësi, përgatitjet nga sfera e mjedisit jetësor janë avancuar në masë të caktuar. Është arritur përparim i mëtutjeshëm në përcjelljen e acquis së BE-së në legjislacinin kombëtar, veçanërisht në sektorët për kualitetin e ajrit dhe menaxhimit të mbeturinave. Megjithatë, përpjekjet për përputhjen me acquis e BE-së në sektorët për ujë dhe ndryshime klimatike duhet të përforcohen dukshëm, ndërsa strukturat operative në këto sfera duhet ose të hyjnë në fuqi, ose të përforcohen.
Në mes tjerash, deri në fund të vitit 2011 nuk është miratuar Ligji për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike, i cili bën pjesë në këtë sferë.
Linke:
- Komisioni Evropian (i publikuar në mënyrë origjinale nga Komisioni Evropian më 09.11.2010, përkthimi në gjuhën maqedone gjendet në ueb-faqen e Sekretariatit për çështje evropiane që Qeverisë së RM-së). Raporti për përparimin e Republikës së Maqedonisë 2010, fq. 59. [Qasur më: 23.05.2011]
- BEWMAN – Balkan e-Waste Management Advocacy Network (22.05.2011.)Debat publik për Propozimligjin për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike. [Qasur më: 23.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari