BDI: Digjitalizimi i të gjitha komunave shqiptare në Maqedoni

Digjitalizimi i të gjitha komunave shqiptare në Maqedoni. Me këtë projekt do të digjitalizohen të gjitha komunat shqiptare, gjegjësisht qëllimi është që shërbimet komunale të kryhen në mënyrë elektronike.

Arsyetim:

Sipas informatave të dhëna në ueb-faqen e Ministrisë për vetëqverisje lokale, një pjesë e komunave ku gjuhë zyrtare është gjuha shqipe, aspak nuk kanë ueb-faqe, kurse te një pjesë e tyre nuk ka qasje. Më shpesh vetëm komunat më të mëdha kanë ueb-faqe dhe e mirëmbajnë atë me mjete vetjake.

Vrapçishti, Zhelina, Zajasi, Zelenikova, Likova, Osllomei, Sopishta, Studeniçani fare nuk kanë ueb-faqe.

Gjatë muajit maj 2011, nuk kishte qasje në ueb-faqet e komunave të Haraqinës, Dibrës Dollnenit dhe Shuto Orizarës.

Bërvenica, Gostivari, Jegunovca, Bogovina, Kërçova, Kumanova, Struga, Çashka, Butelli, Saraji, Çairi dhe Gazi Baba kanë ueb-faqe dhe disa shërbime të caktuara i kryejnë në mënyrë elektronike, kryesisht informimin.

Linke:he

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.