Bashkëshortët anesteziologë nuk janë nga “Sistina”, por nga SHBA-të

[Recension: FOTO: Përqafimi i bashkëshortëve anesteziologë nga Sistina na dërgon një mesazh të fuqishëm të gjithë neve]

Më 13 prill 2020, portali “Lokalno” publikoi një fotografi të dy anesteziologëve të veshur me pajisje mbrojtëse, duke pretenduar se ata ishin të punësuar në spitalin privat “Sistina” dhe se po i mjekonin pacientët në gjendje më të rëndë nga koronavirusi. Por, verifikimi tregoi se bëhet fjalë për lajm të rremë.

Линк до оригиналниот напис: Прегратката на сопружниците анестезиолози од Систина испраќа моќна порака до сите нас

Linku deri te artikulli origjinal: Përqafimi i bashkëshortëve anesteziologë nga Sistina na dërgon një mesazh të fuqishëm të gjithë neve

Data dhe koha e publikimit: 13.4.2020

Data e recensionit: 14.4.2020

Recenzues: Ana Anastasovska

Në tekstin që i nënshtrohet këtij recensioni thuhet:

Dy anesteziologë, bashkëshortë, që punojnë në Sistina me pacientët më të rrezikuar, dërguan një mesazh për të qëndruar në shtëpi, si vijon:

Këta dy njerëz janë burrë e grua. Ata janë dy anesteziologë që punojnë drejtpërdrejt me njerëzit në gjendje më kritike që janë të sëmurë nga Covid-19. Kjo është më e afërta që mund të jenë me njëri-tjetrën para fillimit të ndërrimit dhe më pas ata nuk kanë më kontakt. Shumë punonjës të spitaleve janë të ndarë nga familjet e tyre për t’i mbrojtur nga ky virus. Mendoni për ta. #Rrinështëpi që të përfundojë sa më shpejt. Dhe mendoni pozitivisht, gjithçka do të jetë në rregull, shkruan faqja në “Facebook” e spitalit.

Megjithatë, doli se informacioni është i pasaktë.

Postimi në Facebook ishte postuar në faqen në “Facebook” të “Oftalmologjisë Sistina”. Por, ajo që është theksuar në postimin e tyre në “Facebook”, e që nuk është përmendur në lajm, se bashkëshortët anesteziologë janë nga SHBA-të:

Këta njerëz janë burrë e grua

Ata janë dy anesteziologë që punojnë drejtpërdrejt me njerëzit që janë të sëmurë në gjendje më kritike nga Covid-19, në SHBA. Kjo është më e afërta që mund të jenë me njëri-tjetrën para fillimit të ndërrimit dhe më pas ata nuk kanë më kontakt. Shumë punonjës të spitaleve janë të ndarë nga familjet e tyre për t’i mbrojtur nga ky virus.

Mendoni për ta. #Rrinështëpi që të përfundojë sa më shpejt. Dhe mendoni pozitivisht, gjithçka do të jetë në rregull, shkruan në postimin origjinal në “Facebook” të “Oftalmologjisë Sistina”.

Nëse fotografia kërkohet në Google do të shihet se ajo është publikuar shumë herë në disa portale botërore, por edhe në rrjetet sociale. Siç raportoi portali kroat “Indeks”, në fotografi gjenden tekniku mjekësor Mohamed Xhamal Din dhe gruaja e tij.

Sipas kësaj, mund të konkludohet se lajmi i publikuar në “Lokalnlo” është i rremë. Ai është shkruar në atë mënyrë që të tërheqë sa më shumë lexime dhe klikime në rrjetet sociale duke transmetuar gjoja një “mesazh emocional të anesteziologëve nga Sistina”. Në këtë mënyrë, është shkelur rëndë Kodi etik i gazetarëve, në të cilën është shkruar qartë se gazetarët duhet të publikojnë informata të sakta dhe të verifikuara.

 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.