Bashkëpunimi ndërmjet sektorit civil dhe mediumeve faktor kryesor për qeverisje të mirë
Bashkëpunimi mes sektorit civil dhe mediumeve është një faktor i rëndësishëm kur është në pyetje ndikimi ndaj qeverisjes së mirë dhe nxitjes së qytetarëve të kërkojnë llogari nga shteti dhe institucionet dhe të jenë të përfshirë në krijimin e politikave publike. Në këtë përfundim erdhën të pranishmit në tryezën e rrumbullakët me temë : “Sektori civil dhe mediumet për qeverisje të mirë” e organizuar nga fondacioni për internet dhe shoqërinë “Metamorphosis” në të cilën u promovua fillimi i projektit katër vjeçar ACTION SEE- Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjeti i përgjegjësisë institucionale në Evropën Juglindore, i cili implementohet me përkrahje financiare nga Unioni Evropian.
Bashkë me përfaqësuesen e “Metamorphosis” Tamara Rasavska, në hapjen e këtij organizimi ishte edhe Irena Ivanova, udhëheqëse e programit në Delegacionin e Unionit Evropian në Maqedoni.
Kryetari i “Transparent Interneshënll-Maqedoni”, Sllagjana Tasev, pjesë e panelit,tha që sektori civil dhe mediumet janë faktor të cilët e orientojnë shoqërinë në qeverisje të mirë.
Qeverisja e mirë ka të bëj me qeverinë, që do të thotë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi”. thotë Taseva duke shtuar që sektori civil nuk është shumë i përfaqësuar në mediume dhe nuk është kuptohet si duhet.
„Ai tregon për situatat të cilat janë të kundërta me qeverisjen e mire dhe për këtë arsye ka fushatë të forcuar kundër tij, kinse punon kundër interesave të shtetit.Por, nëse duam të ndryshojmë gjendjen, punët duhet të thuhen ashtu siç janë. Qeveri nuk reagon në mesazhet që i dërgon sektori joqeveritar dhe njëkohësisht e shpall si armik “, tha Taseva.
Në këtë diskutim mori pjesë edhe Olivera Vojnovska, redaktor në “Vërtetmatës”, e cila në prononcimin e saj për mënyrën me të cilën mediumet informojnë për korrupisionin, theksoi që mediumet nuk infromojnë sa duhet për korrupsionin sepse ashtu e kanë politikën redaktuese dhe strukturën e pronarëve.
Me të pajtohet edhe Elida Zulbeari, redaktore e portalit në gjuhën shqipe “Portalb”, sipas saj, mediumet në Maqedoni janë të robëruara nga qeveria dhe përballem me qasjen e mbyllur të institucineve ndaj tyre posaçërisht kur bëhet fjalë për harxhimin e parave të qytetarëve.
Është ulur kualiteti i informimit dhe nuk respektohen standardet. Një pjesë e mediumeve e dëmtojnë interesin publik dhe i mbrojnë qendrat e pushtetit. Gjithashtu jetojmë në një shoqëri multietnike, mediumet shqiptare janë të koncentruara në fushat ku kompetent janë funksionarët shqiptar“, shton ajo.
Përveç Tasevës, Vojnovska dhe Zilbeari, në diskutim morën pjesë edhe Aleksandër Kolekeski nga Qendra maqedonase për arsimim evropian, i cili foli për IPA 2 mekanizmin si formë e pjesëmarrje qytetare, si dhe Elena Ravnjanski nga Reaktor- Hulumtimi në aksion, me paraqitjen e saj për temën “Nëpërmjet qytetarëve të angazhuar drejt një shoqërie të shëndosh demokratike”.
Për shkak të kësaj, në katër vitet e ardhshme do të implementohet projekti rajonal ACTION SEE- Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i Përgjegjësisë institucionale në Evropën juglindore, qëllimi i të cilit është rritja e përfshirjes së shoqërisë civile dhe mediumeve në organizimin dhe krijimin e mendimit publik, krijimit të politikave dhe pjesëmarrjes,krijimit të politikave dhe pjesëmarrjes në mekanizmat e vendimmarrjes, si dhe rritje të kapaciteteve të shoqërisë civile për të adresuar çështje të ndjeshme.
Këtë projekt fondacioni „Metamorphosis“, si koordinator, do ta realizoj në partneritet me Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbija, Citizens Association Why not? nga Bosna dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Levizja Mjaft! nga Shqipëria.
Projekti financohet nga Unioni Evropian, Komisioni Evriopian Darejtoria Gjenerale për fqinjësi dhe negociata për zgjerim Programe dhe bashkëpunim për Ballkanin perendimor B-1049 Bruksel, Belgjik
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari