Banorët e Kavadarit fituan projektin “Komunasi im”

Foto: kavadarci.gov.mk

 

PREMTIM: Banorët e Kavadarit për herë të parë kanë projekt inovativ, që është “Komnasi im”, që do të thotë se nuk do të ketë radhë në komunë, por punonjësit e komunës do të vijnë në shtëpinë tuaj. 

Premtimi parazgjedhor i Mitko Jançev, kryetari i Komunës së Kavadarit , data: tetor 2017] 

 

ARSYETIM:

Premtimi për projektin “Moj opshtinar” është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev. Ai këtë premtim e dha gjatë kohës së fushatës parazgjedhore në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën me 15.10.2017.

Në tubimin parazgjedhor në Kavadar, Jançev, duke prezantuar të gjithë projektit e tij para banorëve, mes tjerash, propozoi se do t’i ketë dyert e hapura për të dëgjuar problemet e tyre, gjegjësisht se do të realizojë projektin “Komnasi im”.

Duke e bërë programin, çdo herë e kam menduar të ardhmen e fëmijëve të mi. Do të krijojë kushte jo vetëm si baba, por edhe si kryetar komune. Kavadarasit për herë të parë do të kenë projekt inovativ, që është “Komunali im”, dhe kjo do të thotë se më nuk do të ketë radhë në Komunë, por punonjësit e komunës do të vijnë në shtëpinë tuaj, deklaroi Jançev. 

Dy muaj pas zgjedhjes së tij si kryetar komune në Kavadar, Jançev, me 11.12.2017 promovoi projektin “Komunasi”.

 Komuna e Kavadarit sot promovoi projektin “Komunali im”, për të cilin kryetari i Komunës Mitko Jançev tha se do të jetë në interes të kavadarasve, pasiqë më shpejtë di të zgjidhjen problemet eventuale, njoftoi Sitel

Me 10.01.2018, Komuna e Kavadarit publikoi komunikatë në të cikën ceken dobitë e projektit “Komunasi im” në muajin e parë të funksionimit.

 Javën e parë punonjësit e komunës shfrytëzuan për njohjen me rajonet e tyre dhe me njoftimin me qytetarët. Në periudhën në vazhdim filloi projekti “Për një Kavadar të bukur”, i cili është një proces i gjatë në të cilin pjesëmarrje më të madhe do të kenë punonjësit e komunës. Pastrohen të gjithë deponitë e egra në qytet, të mëdha ose më të vogla. Çdo punonjës i komunës sipas nevojave të rajonit të vet organizon aksione me të cilët deponitë e egra do të zhduken. Përveç deponive, pastrohet edhe i gjithë qyteti. Zgjidhen probleme më të vogla për cilët nevojitet pak punë, por deri më tani nuk janë zgjidhur, transmeton A1on.

Me 19.07.2018 në faqen zyrtare të Facebook-ut të kryetarit të Komunës së Kavadarit, u publikuar videoja: “8 Muajt e fundit dëshmojnë për funksionalitetin e “Komunasi im”, projekt i parë i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë”. 

Videon e ka transmetuar portali Plusinfo me 20.08.2018.

Projekti “Komunasi im” në Komunën e Kavadarit, funksionon tashmë tetë muaj përmes rajoneve të ndarë, ku secili rajon ka punonjësin e vet komunëa i cili në vazhdimësi në tetë muajt e fundit ka dal në terren. Ky projekt ka për detyrë kryesore që personalisht prej qytetarëve të pranohen vërejtjet për problemet të cilat mund të zgjidhen, ndërsa janë nën kompetenca të vetëqeverisjes lokale. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të arrihet në përfundim se ky premtim zgjedhor i kryetarit të Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, është realizuar. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni

Your email address will not be published.