Banorët e Karposhit pa ekoparkingjet e premtuara

Foto: Тwitter

 

PREMTIM: Ndërtimi i ekoparkingjeve në më tepër lokacione në Karposh

[Burimi: Programi zgjedhor i Stefma Bogoev, kryetar i Komunës së Karposhit  Afati: viti 2018 – 2020 ]

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e ekoparkingjeve në më tepër lokacione në Karposh është premtim i parealizuar i kryetarit Stefan Bogoev. Premtimi është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale (2017-2020) “Jetë në Karposh! Për të gjithë!” (faqe 18).

Problemi kryesor i Komunës së Karposhit në nivel të ndotjes së ajrit. Premtojmë qasje sistematik ndaj zgjedhjes së këtij problemi, duke përfshirë edhe zgjidhjen e problemit me parkingjet. Në më tepër lokacione nëpër Karposht, në bashkësitë urbane si në vazhdim: Vllae – 2 ekoparkingje, Karposh – 4, Vllado Tasevski, Karposh 1 dhe Kozle, do të ndërtohen ekoparkingje. 

Qytetarët do të kenë mundësinë që papagesë të parkohen me veturat e veta, por risi e kësaj është se këto ekoparkingje, në të vërtetë do të jenë “Kuti” të gjelbra, sepse pamja e tyre e jashtme do të mbulohet me sipërfaqe të gjelbra dhe me sistem për vaditje “Pikë, pikë”. Me mbulimin në nivelin e dytë të këtyre ekoparkingjeve, do të fitohet mundësia për vendosjen e paneleve diellore, dhe njëkohësisht, mundësisë për partneriteti publiko-privat, thuhet në programin e Bogoev. 

Kryetari Bogoev, në intervistën për “Shtypin e lirë”, dhënë me 20.05.2019, theksoi se në verë, ka plan, që komuna të zbatojë referendume të lagjeve për problemet e parkingjeve. Në pyetjen se si mendon të zgjedh problemin me parkingun, Bogoev përgjigjet:

Në periudhën verore ne jemi të gatshëm të bëjmë diçka që nuk është bërë deri më tani, dhe ajo gjë është realizimi i referendumeve në lagje, gjegjësisht sqarimi në nivel të lagjes, në nivel të bashkësisë urbane. Deri më tani ka pasur sqarime me referendum në nivel komunal, problemi me QTQ në Komunën Qendër para disa viteve për minierat në pjesën jugore në shtet, por kjo ka qenë në nivel mikro, sqarim lagjeje ose sqarim në nivel të vendbanimit, ku qytetarët do të sqarojnë nëse pajtohen kështu të rregullohet parkingu me këto kushte ose të jetë ashtu me ato kushte. Praktikisht kjo temë mund të nxit implikacione financiare, për atë se qytetarët duhet të shpjegohen dhe të thonë qëndrimin e vet duke mos u përzier unë si kryetar komune ose si komunë me shërbimet, përkundrazi, kundër, qëllimi jonë është që në një skenarë të tillë plotësisht të vendosim dhe të sigurojmë proces demokratik që qytetarët vet të vendosin. Çka do të vendos shumica e qytetarëve ajo do të respektohet, megjithatë gjithsesi se në mënyrë aktive do t’i qasemi problemit me parkingun. Sipas meje, nuk vlerësojë se është në rregull të uzurpohen të gjithë sipërfaqet e gjelbra për ndërtimin e parkingjeve të reja. 

Banorët e Karposh, në deklaratë për “Vërtetmatësin”, thonë se një referendum i tillë këtë verë nuk është realizuar, ndërsa problemi me parkimin edhe më tej është i njëjtë.

Me 11.07.2019, kryetari Bogoev njoftoi se mendon që të zbatojë parkim me zona në Karposh, por për këtë të pajtohen edhe qytetarët.

Planifikojmë që këtë problem ta zgjidhim përmes anketimit të qytetarëve. Anketa do të realizohet derë më derë, në çdo shtëpi, dhe vetëm kështu do të dimë nëse qytetarët do të pajtohen që problemi me parkimin në Karposh të zgjidhet përmes implementimit të parkingut me pages. 

Nëse në anketë qytetarët pajtohen me opsionin parkim zonal, do të prezantojmë zonën D. Kjo do të thotë se të gjithë banorët do të kenë mundësinë që papagesë të parkohen, ndërsa të tjerët të cilët do të parkohen, të paguajnë 35 denarë, deklaroi Bogoev për “Shtypin e lirë“. 

Sipas tij, anketimi do të realizohet në nëntor.

 “Vërtetmatësi”, ju drejtua Komunës Karposh, me qëllim që të marrim përgjigje në pyetjen nëse do të ndërtohen ekoparkingjet të cilat Bogoev i lajmëroi në programin e tij në zgjedhjet lokale, dhe nëse jo, a është gjetur zgjidhje tjerët për problemin me parkimin në Karposh. Prej Departamentit për marrëdhënie me jashtë na u përgjigjën se Komuna Karposh seriozisht punon në zgjidhjen e porblemit me parkingjet si problem aktual, në kuptimin e nevojave shtesë ose mungesës së vendparkimeve të reja. 

 Për zgjidhjen e tij në themel, Komuna seriozisht punën për këtë, përfshirë edhe qytetarët dhe mendimet e tyre, nevojat dhe sugjerimet, në atë se si bashkërisht t’i përputhim nevojat e tyre me mundësisë e vetëqeverisjes lokale. Më saktë, në këtë moment në Komunë punohet në përgatitjen e anketës për hartimin e interesit të qytetarëve, nëse janë për rregullimin e parkimit ose jo (implementimin e parkimit zonal me pagesë). Prej sqarimeve të qytetarëve përmes anketave do të modifikohen edhe vendimet infrastrukturore të ardhshme, thuhet në përgjigje. 

Sa i përket ndërtimit të europarkingjeve, prej aty thonë se “deri në fund të mandatit, Komuna e Karposhit do të mundohet që të ndërtojë të paktën një palatformë montazh, aty është “gryka është më e ngushtë” gjegjësisht aty ku lejojnë infrastruktura. 

Duke pasur parasysh se deri më tani nuk janë ndërtuat europarkingje edhe nga Komuna sqarojnë se konsultimet për zgjidhjen e problemit me parkimin janë duke u kryer në Karposh, mund të arrihet në përfundim se premtimi i Bogoev për ndërtimin e europarkingjeve, nuk është realizuar. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anatasovska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari