Aviroviq dhe njerëzit me maska ishin bashkë në sallën e Kuvendit
Deputetja e Partisë Socialiste, Vladinka Aviroviq, e cila gjatë kohës së incidentit të përgjakshëm në Parlament ( 27.04.2017) ishte në sallën plenare të Kuvendit, për TV NOVA deklaroi:
Nuk u futën njerëz me maska, ishte vetëm populli. Ne kur ishim në sallë nuk kishte diçka të tillë, as që dinim çfarë ndodh jashtë sallës….
[Burim: TV NOVA (nga 0,50 deri në minutën 1,00) Data: 02.05.2017]
ARSYETIM:
Kjo deklaratë nga deputetja e Partisë Socialiste, Vlladanka Aviroviq, e cila është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në të cilën thotë që në sallën e parlamentit nuk janë futur “njerëz me maska, por ka qenë vetëm populli”, është e pavërtetë. Është e mjaftueshme të shikohen incizimet nga Kuvendi në momentet kur protestuesit futen në sallë, në to pastër shihet që edhe Aviroviq është në sallën e Kuvendit ku prezent janë edhe njerëz me maska, ndërsa në një moment ajo madje edhe i fotografon ( Minuta 1,47 e videos).
BURIME:
- НОВА ТВ (02.05.2017): (ВИДЕО)Трае увидот во Собрание,Авировиќ не видела тепачи во четвртокот[Пристапено на 03.05.2017]
- Тајм.мк (28.04.2017): Заев: Ова вчера беше обид за убиство со умисла и со план [Пристапено на 03.05.2017]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari