Asfaltohet dhe ndriçohet sheshi i Forinës, Gostivar
ARSYETIM: Rregullimi i qendrës në fshatin Forinë, Gostivar u premtua në Platformën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 (faqe258). Projekti ishte paraparë të realizohet në kuadër të Komunës së Gostivarit për vitin 2014. Me këtë projekt parashihej asfaltimi dhe ndriçimi i sheshit të Forinës duke përfshirë një sipërfaqe prej 620 m2. Afati për përfundimin e punimeve ishte dhënë viti 2015. Deri më tani (18.01.2017) ky premtim është i plotësuar.
Asfaltimi i sheshit të fshatit Forine ka nisur në dhjetorë të vitit 2014. Asfaltimi i këtij sheshi përfshinte një sipërfaqe prej 620 m2, ndërsa paraprakisht parashihej dhe vendosja e pllakave të begatonit (90 m2) për zbukurimin e sheshit. Në nisjen e punimeve ishin të pranishëm përfaqësues nga Bashkësia lokale e fshatit dhe Këshilltarët komunal.
“Punimet janë duke u realizuar dhe shpresoj që brenda ditës do të përfundojnë. Atë që premtuam para qytetarëve, ajo është dhe duke u realizuar”. (TV Globi, 08.12.2014)
Deri më 26 dhjetor 2014 u arrit të asfaltohet sipërfaqja prej 620 m2. Gjithashtu është bërë edhe vendosja e ndriçimit të ri publik dhe është riparuar ai ekzistues. Në mes të fshatit është ndërtuar edhe një “ishull” dhe kjo sipërfaqe është shtruar me pllaka begatoni.
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me deputetin e zonës dhe kryetar i bashkësisë lokale të Forinës, Talat Xhaferi, këshilltarin komunal, Faton Ismaili dhe banorët e fshatit panë nga afër investimet e bëra për rregullimin e sheshit të fshatit.
Këtu është bërë rregullimi i qendrës së fshatit dhe ndriçimi i kësaj hapësire, sepse ky shesh shërben për mbajtjen e aktiviteteve kulturore dhe politike për banorët e Forinës. Ky projekt ka kushtuar 1 milion denarë ose 17 mijë euro. (Shërbimi për Informim- Komuna e Gostivarit, 26.12.2014)
Sheshi në fshatin Forinë, Gostivar ishte një projekt në kuadër të Komunës së Gostivarit, i cili u premtua që do të realizohet deri në vitin 2014. Deri më tani (20.12.2016) ky premtim është i plotësuar.
BURIME:
- Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 (faqe 258/107);
- |08.12.2014| Asfaltohet sheshi i fshatit Forinë (TV Globi, shikuar më 20.12.2016);
- |26.12.2014| Asfaltohet dhe ndriçohet sheshi i Forinës, komuna e Gostivarit investoi 17 mijë euro (Shërbimi për Informim- Komuna e Gostivarit, shikuar më 20.12.2016);
Vlerësoi: Rabie Abazi
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari