As Zaev, as Angellovska nuk flasin gënjeshtra, deklaratat janë dhënë në ditë të ndryshme
Është legjitime pyetja e parashtruar nga “Nezavsen ekspert” në Twitter për deklaratat e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe ministres për Financa, Nina Angellovska, të dhëna lidhur me shtyrjen e pagesës së rasteve të kreditit të kompanive dhe vendeve të prekura nga virusi korona në vend dhe masat e ndërmarra të Qeverisë. Por, autori i pyetjes manipulon me përmbajtjen e deklaratave dhe kohës kur ato janë dhënë. Më saktë, autori në Twitter krahason tituj, por nuk krahason përmbajtjen e deklaratave të dhëna me dy ditë diferencë dhe në kushte kur gjendja ndryshon rrufeshëm, ndërsa Qeveria masat i ndërmerr në baza ditore.
Shkruan: Rada Isovska – Manevska
Deklarata e ministres për Financa, Angellovska është dhënë si përgjigje e pyetjes gazetareske në konferencë për shtyp të 18.03.2020, e cila u prezantuar në paketën e parë të masave ekonomike të Qeverisë, të cilën e transmetoi televizioni Alsat-M me titullin: “Nuk ka shtyrje të pagesë së kreditit sipas shembujve të vendeve të tjera të prekura nga virusi korona”.
Deklarata e Zaev, e dhënë dy ditë më pas – me 20.03.2020, në emisionin “Click plus” në TV 21, të transmetuar nga “Fokus” me titullin: “Në tre muajt në vazhdim nuk do të paguhen këstet e kreditit dhe nuk do të punojnë përmbaruesit”, është plotësim i deklaratës së ministres Agnellovska. Zaev në deklaratë njofton atë që Qeveria planifikon të miratojë në konsultim me Bankën Popullore dhe bankat, të cilët në këtë periudhë punojnë në mënyrë aktive për përgatitjen e masave.
Nëse shihet përmbajtja e deklaratave do të shihet se edhe ministrja Angellovska dhe lideri i LSDM-së, Zaev, thonë se lirimi prej kësteve të kreditit vare prej vendimit të Këshillit të Bankës Popullore. Gjegjësisht nëse banka qendrore lehtëson kushtet për rikonstruktim të kredive, bankat do të mund të realizojnë shtyrjen e kësteve. Në të dy deklaratat respektohet neni 5 i Ligjit për Bankën Popullore, me të cilin sigurohet pavarësia e Bankës Qendrore nga ndikimi i qeverisë ekzekutive.
Kjo është diçka për të cilën duhet edhe vullneti i Bankës Popullore, vullneti edhe i bankave të tjera komerciale, sepse bankat komerciale, nëse lejojnë një ristrukturim, shtyrje të kredive, edhe nëse nuk ka ndryshim të vendimit të Bankës Popullor, ato kredi do të rrisin përqindjen e kredive jofunksionale në portofolio, tha Angellovksa.
Lideri i LSDM-së, Zaev duke folur në temën: “Kërkesat e biznesit lidhur me humbjet në punë për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria për menaxhimin me virusin korona”, edhe përkrah kësaj thuhet se masa varet nga lehtësimet të cilat duhet t’i miratojë Banka Popullore, zbulon, edhe se do të ketë shtyrje tremujore të kësteve të kredive. Këtë e vërteton edhe pjesa origjinale e deklaratës e cila nuk është prezantuar tërësisht në tekstin e “Fokus”.
Ajo çka duhet të dihet është edhe mbështetja e madhe, të cilën besojë se edhe Këshilli i Bankës Popullore do ta jep si finale, dhe ajo është shtyrja e rezervimeve të cilat bankat komerciale duhet të kenë ndaj Bankë Popullore nëse shtyjnë pagesën e kësteve në të cilat hynë edhe normat e interesit dhe kapitali i kredisë së qytetarëve dhe kompanive të prekura nga virusi korona me impakt të drejtpërdrejtë t’i shtyjnë për në prill, maj, qershor, gjegjësisht, këstet që duhet të paguhen në prill të paguhen në qershor. Do të thotë për tre muaj kemi moratorium të plotë i cili do të ofrohet nga bankat. Shqyrtojmë masa të cilat deri në fund të korrikut të përfundojnë të gjithë veprimtaritë ekzekutuese dhe të pengohen falimentimet, thotë Zaev. (minuta 22,38)
Kur Zaev dha deklaratën tashmë është e njohur se Banka Popullore në bashkëpunim me bankat tjera punon në zgjidhje që do të mundësojë lehtësim të barrës financiare të kompanive dhe banorëve. Këtë e tha guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovksa-Bezhoska në konferencë për shtyp prej 18.03.2020 kur së bashku me ministren për financa Angellovska dhe zëvendëskryeministren për çështje ekonomike, Mila Carovska, kumtuan paketën e parë të masave ekonomike.
Kemi përgatitur edhe propozim vendim për menaxhim me rrezikun kreditor qëllimi i të cilit është lehtësim i kushteve për ristrukturim të kredive të sektorëve më të prekur. Në vazhdimësi kryhen konsultime me bankat dhe presim së shpejtë të miratohet edhe nga Këshilli i Bankës Popullore, njoftoi Angellovska-Bezhoska.
Këtë e vërtetoi edhe kryetarja e Asociacionit bankar në Maqedoni, Maja Stevkova – Shterieva.
Propozim iniciativa u dërguar deri te të gjithë bankat për ta shqyrtuar. Të gjithë bankat kanë portofolio të ndryshme, disa kanë më tepër kompani, disa kanë banorë dhe të shohin se çka mund të ndryshohet, si do të ndryshohet dhe në baza të komunikimit me sektorin, problemet që i dëgjojmë ne të mund t’i propozojmë në bankën qendrore në kuptimin e intervenimit dhe të bëhet diçka që është e pranueshme edhe për bankën qendrore edhe për ne, dhe të ndihmojmë edhe kompanitë edhe banorët, deklaroi Stevkova Shterieva.
Këshilli i Bankës Popullore me 21 mars mbajti seancë të jashtëzakonshme në të cilën miratoi disa ndryshime rregulluese të ju jep “fleksibilitet më të madh” bankave dhe shtëpive të kursimi gjatë ndryshimit të kushteve të caktuar për pagesë të kredive në një rrugë më të përshtatshme për klientët, në varësi të nevojës së llogaritur dhe gjendjes financiare të çdo shfrytëzuesi të kredisë. Kushtet më të përshtatshme mund të kenë kuptimin e shtyrjes së përkohshme të detyrimit për pagesë (grays period), prolongim të afatit për dorëzim, normë më të ulët të interesi, miratim të kreditit të ri më të përshtatshëm për mbylljen e atij ekzistues dhe të ngjashme, me çka mundësohet zvogëlimi i barrës së qytetarëve dhe kompanive në menaxhimin me shtypjet negative të pandemisë”, sqaruan nga Banka Popullore.
Kjo nga ana e gurvernatores Angellovska-Bezhoska, u vlerësua si masë shumë e përshtatshme për ngrirje të detyrimeve kreditore, por duhet të ndryshojë në mënyrë efektive.
Banka dhe shtëpitë e kursimit janë të motivuara që shfrytëzuesve të kredive të ju ofrohen mundësi për ndryshim të kushteve ekzistuese. Presim që bankat dhe shtëpitë e kursimit në mënyrë aktive të shfrytëzojnë mundësitë e dhëna me vendimin të cilin e miratuam mbrëmë, sepse është në interes të tyre që të ju ndihmojnë kompanive të tejkalojnë këtë shok dhe të mund të mbijetojnë për kohë më të gjatë dhe të kenë kapacitet që të vazhdojmë më tej me kryerjen e detyrimeve, tha Angellovska-Bezhoska.
Ministrja për Financa, Nina Angellovska me 22 mars komunikoi se është përgatitur Dekreti me fuqi ligjore i cili do të mundësojë shtyrjen e pagesës së kësteve të kredisë së qytetarëve dhe kompanive.
Ajo çka rregullohet me këtë dispozitë është mënyra e shtyrjes së kësteve të borxhit të qytetarëve dhe kompanive gjegjësisht do të mund të bëhet duke mos shkuar në sportelin e bankës, pa mos nënshkruar aneks, etj. Si është rregulluar kjo dhe si do të funksionojë? Dekreti momentalisht thotë se çdo bankë do të publikojë në ueb-faqen e vet ose do të njoftojë klientët për ofertën më të përshtatshme. Nëse personi fizik në afat prej 10 ditësh nuk deklarohet, gjegjësisht të thotë se refuzon ofertën do të konsiderohet si ofertë e përshtatshme.
Sipas kësaj, nuk ka gënjeshtër në deklaratën e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, aq më pak në atë të ministres së Financave Nina Angellovksa. Të dy janë në të njëjtën rrjedhë, por janë dhënë në dy ditë të ndryshme, në kushte kur masat e Qeverisë ndryshojë në baza ditore për shkak të përhapjes së virusit korona, dhe të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë edhe në punën e kompanive dhe banorëve.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari