As Teuta Arifi nuk arriti të menaxhoj problemin me deponinë në Tetovë
Tetova është kampion vendor, ndoshta edhe rajonal në ndotjen e mjedisit jetësorë. Mes prioriteteve kyçe të administratës së komunës në të ardhmen do të jetë ndryshimi radikal i statusit të Tetovës, nga një vend i mbeturinave në qytet të pastër. Do të organizohet model modern i mbledhjes dhe pastrimit te mbeturinave të qytetit dhe ndërmarrje bashkëkohore për pastërtinë komunale, me qëllim që të rritet efikasiteti i punës. Do të realizohen edhe bashkëpunime rajonal dhe do të motivohen investime të reja ose koncesione ose partneritete publiko-private. Qytetarët do të mund që të kënaqen në një qytet më të pastër ku do të mblidhet deponia dhe do të hidhet në deponinë rajonale në Rusino Gostivar. Në të gjitha pjesët e qytetit, do të vendosen kontejner të mëdhenj e të vegjël për mbledhjen edhe mbeturinave çdo ditë, përderisa rrugët dhe sheshi do të pastrohen me makina bashkëkohore.
ARSYETIM:
Premtimi nga ana e BDI-së dhe kandidatiestë atëhershëm, ndërsa më pas edhe të kryetares së Tetovës, Teuta Arifi për zgjidhjen e problemit me deponinë në Tetovë, të dhënë në programin parazgjedhor (faqe 99) në zgjedhjet lokale të vitit 2013, deri më tani nuk është realizuar.
Kjo konstatohet nga më shumë kontrolle, duke filluar nga ueb-faqja e Komunës së Tetovës, me vëzhgim të përgjithshëm dhe të detajuar të informimeve të mediumeve, si dhe kontaktet me burimet e “Vërtetmatësit” me organizatat ekologjike.
Është e vërtetë se disa aktivitete më serioze kanë filluar këtë vit, në fund të mandatit të qeverisë aktuale lokale në Tetovë, por edhe ajo që është filluar është në nivelin e planifikimit dhe aktiviteteve për urbanizim të disa hapësirave të caktuara të stacionit për mall, si dhe premtimi për financim rajonal të rrugës deri te deponia Rusino në afërsi të Gostivarit, e cila assesi që të shndërrohet në deponi rajonale e standardizuar.
Problemi, i cili mund që të klasifikohet në grupin e problemeve të lartpërmendura në Tetovë nuk është aspak i ri. Prej vitit 2000, para Teuta Arifit, edhe tre kryetarë të tjerë e kanë trashëguar këtë problem,që përkundër tentimeve për të zgjedhur këtë problem, ai ka mbetur deri më sot prezent.
Në debatin publik të mbajtur për këtë çështje në fillim të marsit të këtij viti (2017), organizatat qytetare të cilat merren me problemin e mjedisit të pastër jetësor, konstatuan se thelbi për moszgjidhjen e problemit është mungesa e vullnetit. Përkrah asaj, e përshkruan edhe situatën momentale:
Në Tetovë kemi qindra deponi të egra për shkak se mbeturinat ditore të cilat hidhen nuk mblidhen rregullisht, për dallim nga Rajoni i Shkupit ku 95 përqind e mbeturinave të cilat hidhen nga amvisëritë, mblidhen. Për këtë pushteti duhet që shumë mirë ta menaxhojnë këtë punë, që të mos krijohen deponi të reja të egra – thotë Bazhe Josifovski nga organizata joqeveritare “Ajde Makedonia”.
Një konstatim i tillë, sipas kryetares Teuta Arifi, nuk përputhet me të vërtetën. Në shkurt të vitit 2017 në deklaratën për Kanal 77 tha se tepricat mblidhen çdo ditë dhe se është në realizim e sipër procedura e tenderit për ndërtim të stacionit për mbeturina.
Është fakt se kur unë mora mandatin e kryetares mbeturinat nuk mblidheshin as nëpër rrugët e qytetit. Për ne ka qenë prioritet që të rikthejmë kredibilitetin e ndërmarrjes publike. Kjo sot më nuk është problem. Sot mblidhen mbeturinat edhe nga fshatrat malor, gjithashtu bëhet edhe larja e rrugëve…Jemi në procedurën e tenderimit për ndërtim të objektit dhe ajo procedurë presim shumë shpejtë të përfundojë dhe në pranverë të fillojë ndërtimi. Nuk kërkuam zgjedhjet që të punojmë në mënyrë të egër, por punojmë në bazë të procedurave dhe morëm leje nga Ministria e Ekologjisë që të mund të kalojmë në proces të atillë i cili parasheh selektim të mbeturinave. Tetovës nuk i duhet deponi, por stacion, por me mbeturinat problem kanë edhe komunat e tjera për shkak të qasjes deri te deponia Rusino e cila nuk është deponi sipas standardeve dhe është problematike. (Arifi)
Kryetarja Arifi po ashtu të njëjtën e përsëriti edhe me 06.04.2017 gjate fjalimit simbolik me rastin e promovimit të sistemit të sapondërtuar të tubacionit për furnizim me ujë në Tetovë, ku lajmëroi se procedurat rreth deponisë Rusino do të përshpejtohen muajin e ardhshëm (maj 2017), atëherë kur përfundon edhe mandatin.
Përkundër kësaj “Eko-guerrila”, organizata qytetare nga Tetova, në debatin e përmendur (mars 2017) doli me qëndrim se stacioni për ngarkim-shkarkim dhe deponia për selektim të mbeturinave, nuk është zgjedhje e përhershme dhe e vazhdueshme.
Zgjedhjet e pjesshme, si dhe ndërtimi i stacionit për ngarkim-shkarkim të mbeturinave, ku për një kohë të caktuar do të deponohen mbeturinat, dhe të cilat më pas do të transportohen në deponinë Shkupit Drislla, nuk mund që të zgjidhin problemin – deklaroi Gani Mehmedi nga “Eco-guerilla”
Në storjen investigative me titull “Tenderët dhe paragjykimet e deponisë në Tetovë”, prej ku e citua kryetarja Arifi, shtohen pretendime se dhe pse ka pasur koncesioner të interesuar për menaxhim të mbeturinave në Tetovë, nga ana e koncesionerit gjerman Henkel, kjo është anuluar me urdhër të Abylaqim Ademit. ministër i Mjedisit Jetësor prej vitit 2011 deri në vitin 2014.
Për interesimin nga ana e kompanisë gjermane fakte për të vërtetuar mund të gjenden edhe në mediume, të cilat në gusht të vitit 2012 transmetuan deklaratën e kryetarit të mëparshëm, se “Henkek” ka marrëveshje një vjeçare për shfrytëzimin e lokacionit për menaxhim të mbeturinave.
Në faqen e Komunës së Tetovës mund që të gjendet një e dhënë se në nëntor të vitit 2014 në një prej pikave të rendit ditor të seancës së 15 të Këshillit të Komunës së Tetovës, ka qenë edhe Propozim-Vendimi që të ndërpritet procedura për ndarje të koncesionit për menaxhim me deponinë rajonale.
Sipas të gjitha informatave dhe sipas metodologjisë sonë, premtimi i kryetares së Tetovës për pastrimin e deponisë së egër nuk është realizuar, ndërsa është e qartë se, që të gjithë dështuan, edhe kryetarët e maparshëm edhe puhsteti ekzekutiv, gjegjësisht Qeveria, e cila, edhe pse ka strategji dhe plan për menaxhim të deponive pa standarde, përsëri, nuk ka arritur që të ballafaqohen me këtë problem të vjetër gati dy dekada.
BURIME:
- Извор: Изборна програма на Теута Арифи(2013) /ДУИ, стр.99 [Пристапено на 06.04.2017]
- (2017) Општина Тетово/веб страна – Архива/Депонија/Депонија Рисино – [Пристапено на 06.04.2017]
- (2017) Општина Тетово/веб страна – Архива/Отпад – [Пристапено на 06.04.2017]
- (2017) Канал 77 – Тендерите и пресудија на дивата депонија во Тетово
- (2017) МЕТА – Панел дискусија: Депониите во Тетово се резултат на немањето политичка волја – [Пристапено на 06.04.2017]
- (2012) Дејли.мк – Архива/Утрински весник – Депонијата во Тетово ќе ја прават парк– [Пристапено на 06.04.2017]
- (2016) Телма ТВ – Преполна депонијата кај Русиново –
- (2017) Министерство за животна средина – План за затоврање на нестандардните депонии во РМ – [Пристапено на 06.04.2017]
- (2017) Министерство за животна средина – Национален план за управување со отпад 2009-2005 – [Пристапено на 06.04.2017]
Vlerësoi: Тeo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari