As “sandalet” e kandidatit e as shpifja për “nazist” nuk përbëjnë interes publik

Foto nga lajmet që i recensojmë.

Foto nga lajmet që i recensojmë.

Shkruan: Ardit Ramadani.

Dy lajmet të cilat i recensojmë, shpalosin ofendime të ndryshme dhe tentativa për nënvlerësim të deputetëve të një partie politike.

Të dy lajmet janë krijuar të njëjtën ditë dhe për të njëjtën ngjarje. Bëhet fjalë për organizim në park mes kolegëve të partisë “Alternativa”. Në shkrimin e parë, autori merret me veshjen e kandidatit për deputet në zonën 6, Hysni Ismaili dhe me doza ofenduese komenton ata, duke u thirrur në “Kodin e Veshjes” i cili, realisht nuk ekziston, të paktën jo për dalje në park me bashkëpartiakët për piknik.

“Kandidati i Alternativës me “sandale” kërkon të bëhet deputet” është titulli i këtij lajmi.

Teksti ka doza ofenduese për veshjen e kandidatit për deputet dhe nuk e përmban elementin kryesor që duhet ta ketë një lajm, interesin publik. Ndërkaq titulli është sensacionalit dhe tendencioz.

Kodi Etik i Gazetarëve thotë kështu: “Gazetari do ta respektojë privatësinë e personit, përveç kur kjo bie ndesh me interesin publik.”

 Lajmi i dytë të cilin e recensojmë është publikuar në një interval kohor prej vetëm disa orësh. .

Titulli i lajmit të dytë është kështu “Alternativa me përshëndetje naziste si Hitleri”.

Në këtë tekst të pranishmit quhen “nacistë” si Hitleri.

Është e qartë se as ky lajm nuk përbën interes publik ndërsa përmban disa lloje të manipulimeve, njëri prej tyre është se autori ka krijuar analogji false, ky koncept nënkupton “prirjen për të bërë analogji mes dy gjërave të palidhura, dhe pastaj analogjinë ta përdorim për të bërë një supozim.”

Në këtë rast, autori është munduar që përshëndetjen e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me pesë gishta, që nënkupton numrin e tyre në procesin zgjedhor ta ndërlidhe me përshëndetjen e Adolf Hitlerit.

Sipas Kodit etik gazetaresk, raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Gjithashtu, meqenëse këto “lajme” nuk përmbajnë asnjë lloj informacioni, mund të cilësohen si komente të autorit kurse Kodi Etik thotë kështu “Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .
Source Tetova Sot. Tetova Sot

Your email address will not be published.