Artikull në funksion të qërimit politik të hesapeve
[Recension: Autogol i ri i Zaevit – askush nuk beson në akuzat e tij nebuloze]
Recensojmë një material jashtëzakonisht tendencioz dhe manipulues, i cili me të gjitha forcat përpiqet ta nxijë liderin e LSDM-së, ndërsa me titullin fiton edhe konotacion ofendues. Arsye e drejtpërdrejtë për teksin është “bomba” a 2o-të me radhë, të ciën Zaevi e publikoi një ditë më parë (14 prill 2014), dhe e cila, sipas tij tregon “se nuk ka ndarje ndërmjet partisë dhe shtetit, se shteti është i uzurpuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe se punësimet në administratë bëhen ekskluzivisht sipas listave partiake…”
Linku deri te artikulli origjinal: Autogol i ri i Zaevit – askush nuk beson në akuzat e tij nebuloze
Data dhe koha e publikimit: 15.04.2015, 14:26
Data e recensionit: 16.04.2015
Recensues: Оlivera Vojnovska
E VËRTETA E SHTREMBËRUAR
Ky artikull i përgatitur me qëllim të caktuar, kritikues, e shtrembëron të vërtetën dhe majën e sulmit e orienton kah shefi i opozitës. Me taktikën, tashmë të etabluar, për spinim, zhvendoset fokusi i temës së audio-inçizimeve, të cilat, sipas LSDM-së, flasin për mbushje të institucioneve shtetërore, duke i përfshirë edhe gjykatat, spitalet dhe fakultetet, me kuadro nga partia në pushtet.
Me këtë rast, teksti krejtësisht e injoron pjesën përmbajtësore të bisedave të përgjuara, të cilat, gjoja, tregojnë se punësimet shtetërore janë bërë me involvim të drejtpërdrejtë të kryeministrit, të kushëririt të tij të parë – drejtorit të DSK-së, ministreshës për punë të brendshme, spikerit parlamentar… Gjërat vendosen nga e prapa dhe fokusi i tregimit vendoset mbi Zaevin. Për këtë qëllim përdoren fragmente nga paraqitjet e tij në tribunar partiake, të cilat prezantohen si “dëshmi kyçe” se: „askush nuk i Zaevit, për shkak se revanshizmi partiak dhe punësimet partiake janë karakteristikë e LSDM-së”. Përndryshe, këto pjesë tonike (për të cilat Zaevi thotë se janë nxjerrë nga konteksti), vazhdimisht përdoren si “argument” për diskreditimin e liderit të socialdemokratëve.
QËRIM POLITIK I HESAPEVE
Në frymën e njëjtë nxirrëse vazhdon edhe pjesa e dytë e tekstit, ku Zaevi kritikohet për sjellje antishtetërore dhe për atë se me bombat politike “ka zbuluar të dhëna të ndjeshme për shërbimet e sigurimit dhe planin për përforcim kadrovik të shërbimeve të fshehta”. Pretendimet e këtilla, të cilat faktikisht janë në një vijë me akuzat e pushtetit, janë futur nën paravanin “komentojnë njohësit e rrethanave”, të cilët, si zakonisht për këtë lloj tekstesh, janë anonimë.
Mënyra se si është plasuar materiali që është subjekt i këtij recensioni, qartë tregon se motivet për shkrimin e tij nuk kanjë pikë të përbashkët me gazetarinë. Edhe përkundër standardeve profesionale, të cilat theksojnë se detyrë kryesore e gazetarit është ta respketojnë të vërtetën, ta insistojnë ta pengojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve, të jenë objektivë dhe të sigurojnë distancë nga proceset politike, këtu është bërë pikërisht e kundërta. Artikulli është vënë në funksion të qërimit politik të hesapeve dhe për këtë arsye meriton vlerësim negativ.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari