Artikull jashtëzakonisht i rrezikshëm, i publikuar në një moment kyç të krizës aktuale politike
[Recension: Zaevi, isalmistët radikalë dhe Stojançe Angellovi me skenar për luftë qytetare në Maqedoni]
Kemi punë me një tekst jashtëzakonisht të rrezikshëm. Teksti që paraqitet në një moment kyç të krizës aktuale politike në vend dhe në të cilin flitet për tensione ndëretnike dhe për dhunë është gjithçka vetëm jo i rastësishëm. Skenare të errëta, të paramenduara nga fantazia e dikutj e errët, të formësuara nga një mjet për informim dhe të plasuara si informatë, artikull legjitim. Shembull klasik i gazetarisë nxitëse.
Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi, isalmistët radikalë dhe Stojançe Angellovi me skenar për luftë qytetare në Maqedoni
Data dhe koha e publikimit: 26.03.2015
Data e recensionit: 29.03.2015
Recensues: Vlladimir Mirçeski
PRODUKT I DIRIGJUAR NGA LABORATORI ME MENDIME TË RREZIKSHME
Materiali konkret shumë më përkujton në ato “vite të jetës në rrezik”, në vitet e 1990-ta, kur një pjesë e mediave në ish-Jugosllavi shërbenin si “tapanë të luftës”, e pastaj edhe i morën bajrakët e nacionalizmit dhe “me krenari” i valonin ato në emrin e patronëve politikë. Nëse do të duhej të përmblidhej me një fjalë, këtë që e shohim në vitin 2015, në një vend kandidat për anëtar në BE, ajo do të ishte “tmerruese”!!! Një produkt absolutisht jolegjitim, pa pikë gazetarie reale të bazuar në parimet profesionale të njohura dhe të pranuara gjerësisht, tekst i cili në esencësn e tij paralajmëron dhe bën thirrje për gjak, dhe e gjithë kjo është maskuar keq prapa paravanit të një informate të pretenduar për dhunë të paralajmëruar opozitare. Pavarësisht nga ajo se bëhet fjalë për artikull të huazuar, krimi, në aspektin gazetaresk, absolutisht nuk është më i vogël me rishtypjen e thjeshtë të оrigjinalit. Duhen shumë pak mend që të shihet se teksti inicial paraqet lojë me zjarr dhe se, gjithsesi, ai nuk duhet të legjitimohet me anë të “copy-paste”-it të thjeshtë. Më lartë thash se skenari që përshkruhet është tepër i rrezikshëm dhe se që të publikohet një gjë e tillë, nevojiten burime të forta, informata të verifikuara shumë mirë dhe bashkëbisedues të besueshëm, e jo vetëm referime në burime anonime – edhe në shërbimet e sigurisë, mirëpo, veni re, edhe në vetë LSDM. “Bomba” e këtillë si lajm nuk mund dhe nuk guxon të lëshohet në qarkullim vetëm në bazë të informatave jozyrtare.
VËRTETËSIA – NJË ZERO E MADHE
Një aspekt tjetër: nëse me të vërtetë do të ishte ashtu, e koha tregoi se nuk është ashtu, pse atëherë ato shërbime të fuqishme, nëse e kanë ditur, nuk kanë vepruar kundër këtyre “elementeve subverzive: opozitarë, radikalë, islamistë. Kini kujdes, çmenduria shkon deri atje sa paralajmërohet edhe momenti i saktë i fillimit të këtyre trazirave, dhe kjo “do të jetë” pas konferencës për shtyp të liderit të opozitës. As dhunë, as marrje e dhunshme e institucioneve, asgjë… Vërtetësia – zero.
Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet.
Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur – neni 1 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.
Një element shumë seroz është edhe përzierja e dimensionit ndëretnik në problem – kartë në të cilën gjatë ditëve të kaluara gjithnjë e më intenzivisht luan njëra nga palët në konfliktin politik, që është edhe evidente nga shumë paraqitje publike dhe porosi, por edhe nga shkrimet në një varg mediash që e mbajnë anën e atij opcioni. Me të vërtetë lojëra tmerruese… Prandaj, do të thoja, ky është një produkt i dirigjuar nga laboratori me mendime të rrezikshme.
Gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të trajtojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urretjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfardo qoftë baze (nacionale, fetare, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, orientimit seksual, politike…) – neni 10 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.
ANSHMËRIA – SHKËLQYESHËM 5
Pastaj, nëse ka mungesë të së vërtetës dhe të burimeve të informatave, së paku normale, e jo të ashtuquajtura burimet tona dhe jozyrtare, atëherë nuk e di se dikush a duhet fare të shpresojë se ka ndonjë përmbajtje, së paku më serioze se sa teoritë e konspiracionit nga tabloidet, me atë që për kushtet e vendit, është plotësuar me një parashenjë të tensioneve ndëretnike. Prandaj, edhe anshmëria notohet si “shkëlqyeshëm 5”. E çka tjetër mund të pritet nga një tekst i koncipuar në këtë mënyrë me këto formulime komentuese:
“Si indikacion për mundësinë që ky skenar i zi dhe i përgjakshëm të fillojë që sot, është edhe kërkesa e sotme e Shoqatës për mbrojtjen e të dënuarve në rastin “Monstra”.”
“Zoran Zaevi, i vetëdijshëm për mospasjen e efekteve që i dëshironte nga publikimi i deritanishë i të ashtuquajturave “bomba”, dhe mospasjen e përkrahjes nga publiku, dhe i ballafaquar me dëshmitë të cilat padyshim ekzistojnë kundër tij edhe në rastin “Puçi”, e poashtu edhe me aktivitetet kriminale që janë pjesë e rastit me kërkesën e mitës nga një biznesmen nga Strumica dhe marrëveshjet e turbullta me tenderët në komunën e Strumicës, përpiqet të shkaktojë konflikt ndëretnik, bën përpjekje për marrje të dhunshme të pushtetit në Maqedoni duke i rrëzuar institucionet e sistemit, duke shkaktuar urrejtje dhe mosdurrim racor, fetar dhe kombëtar, me një fjalë luftë qytetare.”
Tmerruese, tmerruese, tmerruese… Bëhet fjalë për vrashe të të gjitha standardeve të njohura, mirëpo me vetëdije.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari