Artan Grubi nuk ka motër, por dy vëllezër, i dyshuari është gjetur!

Zëvendëskryeministri i përmendur Grubi nuk është në lidhje të ngushtë ose të largët me një të dyshuar për vrasjen e një djali të ri nga Shkupi, i cili u gjet dhe u ndalua në Gjermani me urdhër nga Ministria e Brendshme.

 

Një postim në Facebook me një foto të vërtetë, por me pretendime të pasakta, kohët e fundit u bë jashtëzakonisht viral (shikuar dhe shpërndarë), ndërsa mbartë rrezikun të mundshëm që gjuha e urrejtjes e provokuar të përshkallëzohet deri në dhunë:

(fotoja e të dyshuarit të tretë lexon 🙂

Ky është Jeton Luzha, vrasësi i Sazdo-s,dhe djali i motrës së Artan Grubit. Akoma nuk është gjetur!!

Sipas të dhënave në dispozicion, ky postim u publikua më 1 shtator të 2020 pasdite dhe brenda 24 orëve, 18 mijë njerëz e panë atë, dhe është shpërndarë 174 herë vetëm nga profili i autorit të postimit.

Pretendimet në postim janë gënjeshtra. “Vërtetmatësi” së pari kontrolloi pretendimin se bëhet fjalë për personin, “djalin e motrës së Artan Grubit “, i cili aktualisht është Zëvendëskryeministri i ri në Qeverinë e Zoran Zaev. Nga dy burime të pavarura, njëri i afërt me familjen Grubi, si dhe burimi tjerët një gazetar i mirëinformuar, mësuam se Artan Grubi nuk ka motër. Sipas burimeve tona, ai ka dy vëllezër, njëri më i ri dhe një më i madh, të cilët punojnë në sektorin privat, në kompani, njëra ka të bëjë me trafikun, tjetra me turizmin.

Pretendimi akoma nuk u gjet “ është pretendimi i dytë të cilin e hulumtuam. Sipas një verifikimi në internet, Jeton Luzha u gjet dhe është në Gjermani. Gjegjësisht, pas publikimit të një urdhër arresti ndërkombëtar nga Ministria e Brendshme, dhe me urdhër të Prokurorisë Publike më 27 korrik 2018, më 22 nëntor 2019 , media njoftoi se i dyshuari i tretë për vrasjen e Nikola Sazdovskit u arrestua në Hamburg, Gjermani, duke u thirrur në “burime të hetimit ”dhe në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Sipas burimeve nga prokuroria e gjykatës, Luzha “akoma nuk është ekstraduar dhe procedura e ekstradimit po vazhdon” .

Përndryshe pas një aktakuze të ngritur nga Prokuroria Publike në Gjykatën Penale në Shkup, pas së cilës dy persona u dënuan me shkallën e parë me 19 vjet burg secili .

“Vërtetmatësi vendosi të kontrollojë faktet në këtë post sepse përmban gjuhë urrejtjeje të bazuar në një gënjeshtër. Postuar nga një person që paraqitet si një maqedonas, duke iu referuar personave të dënuar për vrasje në shkallën e parë dhe pritet ekstradimi i personit të tretë, të gjithë me përkatësi kombëtare shqiptare. Më pas ky pretendim i rremë në lidhje me personin e tretë ndërlidhet dhe duket se është bazuar në gënjeshtër, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Artan Grubi, i cili njihet për lidhjen e tij me grupin e tifozëve të futbollit, pjesë e të cilit janë edhe të dënuarit dhe të dyshuarit. Një gënjeshtër e tillë përhap gjuhë urrejtjeje mbi baza etnike dhe politike dhe është një kërcënim potencial për krim dhe dhunë si rezultat i urrejtjes.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.