Arsyetim naiv për dyshimet për “lojëra spiunimi” në relacion Shkup-Beograd

Ivan Stoiljkoviq Foto: Printscreen.

Pretendimet e Stoiljkoviqit se bëhet fjalë vetëm “për propagandë për  defokusimin e opinionit për puçin shtetëror që ndodhi dhe për faktin që Talat Xhaferi ka filluar të flas në gjuhën shqipe në parlament”, më së shumit ngjanë në demagogji, gjegjësisht tentimi i tij që të defokusoj opinion nga akuzat për të, që supozohet që është i përfshirë në aferën “spiuni serb në Kuvendin e Maqedonisë”.

 

 

Deputeti dhe lideri i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, Ivan Stoijlkoviq së fundmi (31.05.2017) për gazetën “Dnevnik” deklaroi:

Ky është tentim për defokusim të qytetarëve nga instalimi i qeverisë që erdhi me puçin në Kuvend, duke filluar nga ajo se në parlament Talat Xhaferi filloi të flas në gjuhën shqipe, por kjo nuk do të mbaroj kështu…

Përse mediumet sforcojnë aferën e supozuar me Zhivaljeviqin dhe hyrjen e tij në Kuvendin e RM-së me 27 prill dhe nuk informohet opinioni që ai rregullisht është paraqitur dhe ka lajmëruar sigurimin maqedonas për aktivitetet e tij. Ata kanë rregullat e veta të komunikimit dhe është gjithçka është kryer me shumë kujdes. Aty kanë qenë edhe përfaqësues gati të të gjithë ambasadave në Maqedoni, me lejen e sigurimit maqedonas, por për këtë nuk ka pasur asnjë reagim.

[Buimir: Dnevnik: Me përgjimin tim mbulojnë puçin me Talat XhafeinData: 31.05.2017]

 

ARSYETIM:

Deputeti në Kuvendin maqedonas dhe partneri i koalicionit të VMRO-DPMNE-së, Ivan Stoiljkoviq, duke ju përgjigjur pyetjes në gazetën “Dnevnik” për transkriptot e publikuara së fundmi nga bisedat rreth lidhjes së tij me shërbimet sekrete serbe dhe rolit me ngjarjet politike në Maqedoni, doli me pretendime se e gjithë kjo “është me qëllim që të defokusohet opinioni nga puçi që ndodhi në parlament edhe për faktinse kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka filluar që të flas në gjuhën shqipe”. Kjo deklaratë tingëllon si arsyetim naiv për çështje shumë serioze dhe e vlerësojmë si të pavërtetë. 

Një pretendim i këtillë i Stoiljkoviqit vjen pas zbardhjes së fakteve të cilat rrjedhin prej shërbimeve të zbulimit se ai ngushtë ka bashkëpunuar me përfaqësuesin e lartë të BIA (shërbimi sekret serb) dhe gazetarin e njohur serb (Mirosllav Lazanski) në propagandën mediatike në shërbim të bllokimit të hyrjes së Maqedonisë në NATO.

 

MIQËSI OSE DIÇKA MË SHUMË SE AJO?

Dhe, përderisa Stoiljkoviqi në kontaktet e tij me agjentin serb Goran Zhivaljeviq (BIA) nuk sheh asgjë të diskutueshme, në dokumentin të cilin e publikoi KRIK (rrjeti për hetim të krimit dhe korrupsionit), që supozohet se është marr nga shërbimet sekrete maqedonase, mes tjerash, qëndron:

 Bisedat e prezantuara në këtë material zyrtar të cilët kanë të bëjnë me komunikimin intensiv mes agjentit të BIA, Goran Zhivaljkeviq dhe deputetit në Kuvend në R. e Maqedonisë Ivan Stoiljkoviq, përsëri, padyshim të çojnë deri te ajo se agjenti drejtpërdrejt drejton dhe kontrollon aktivitete e deputetit serb, ndërsa përmes tij tenton që edhe të ndikoj mbi gjendjen politike në R. e Maqedonisë.

Sipas KRIK, personi i tretë, i përfshirë në këtë rast është gazetari serb dhe deputeti në Kuvendin serb nga radhët e partisë qeverisëse Partia Përparimtare Serbe, Mirosllav Lazanski, i cili është sjellë në Maqedoni me qëllim që të bëj shkrime, të cilët është dashur që të publikohen në shtypin serb (prej ku më pas do të transmetohej edhe në mediumet maqedonase) dhe në të cilat do të bëhej një propagandë dhe ndikim në të mirë të politikës së VMRO-DPMNE-së qeverisëse dhe liderit, Nikolla Gruevskit, me ide se përmes këtij aksioni propagandues të promovohet politika ruse në Ballkan, dhe të pengohet afrimi i Maqedonisë kah NATO. Tekstet më së shpeshti janë publikuar në gazetat e Beogradit, Politika dhe Informer.

Përfshirja e faktorëve të jashtëm në krizën politike maqedonase është temë e cila prej fillimi do të jetë lëndë e observimit, mes tjerash disa fakte janë të njohura për opinionin e gjerë: Në Kuvendin e RM-së, gjatë kohës së incidenteve të përgjakshme është vërejtur edhe prania e e agjentit serb, i punësuar në Ambasadën e Republikës Serbe në Shkup, Goran Zhivaljeviq, për çka në opinion dolën fotografi dhe video-incizime, ndërsa një skandal të këtillë diplomatik Serbia u mundua që t’a amortizojë me deklarata të funksionarëve të lartë, si ajo e ministrit për Punë të Jashtme, Ivica Daçiq:

Nuk vërejta se Maqedonia ju bëri thirrje ambasadorëve të vet që t’i pyes se çka bëjnë aty…Nuk mund që të ju pengojnë vetëm përfaqësuesit serb, dhe të mos ju pengojnë ato amerikan, gjerman, francez dhe të tjerë

Sipas Beogradit zyrtar, agjenti serb, ka qenë i pranishëm në parlamentin maqedonas gjatë kohës së rrahjes së deputetëve, me arsyetim se ka dashur që të shoh nëse në mes të pjesëmarrësve ka edhe shtetas serb, por përveç tij, përkundër pretendimeve të Daçiqit, Stoiljkoviqit dhe Zhivaljeviqit, nuk ka informacione se është shënuar prezenca e ndonjë përfaqësuesi tjetër i shërbimeve zbuluese të shteteve të tjera. Në pajtim me konventat ndërkombëtare, shteti maqedonas është i detyruar, që me kërkesë të përfaqësuesit të huaj diplomatik të dorëzojë informacione nëse në ndonjë ngjarje te caktuar kanë marrë pjesë edhe shtetas të ndonjë vendi tjetër. Por, sipas ekspertëve të sigurisë të cilët i ka konsultuar TV NOVA për nevojat e hulumtimit për pjesëmarrje të Zhibaljeviqit në ato ngjarje, ai nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë, gjegjësisht e ka shkelur protokollin diplomatik dhe kokë më vetë ka hyrën në parlament me 27 prill.

Diplomati ka të drejtë që të raportojë nga vendi ku është caktuar, por nuk ka të drejtë që të hyjë në çështjet e brendshme të atij shteti, është qëndrimi i diplomatit Muhamed Halili.

Sipas gazetës “Nova Makedonia”, funksionari i lartë i shërbimeve të sigurisë maqedonase ka qen i njoftuar nga kolegët serb se pronari i ambasadës së Republikës së Serbisë Goran Zhivljeviq ka qenë i pranishëm në Kuvend, me 27 prill, gjatë kohës së sulmi të dhunshëm në shtëpinë e legjislacionit, por përsëri, ambasadorja serbe në Shkup, Dushanka Divjak Tomiq ka qenë e thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ku MPJ ka shprehur pakënaqësi dhe shqetësim për praninë e palejuar të diplomatit të akredituar të Republikës Serbe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë gjatë kohës së ngjarjeve.

U tha se një aktivitet i këtillë i personit të caktuar nuk përforcon besim të ndërsjellë dhe zhvillim te marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunim, me çka të dy vendet janë zotuar, 

thuhet në kumtesën e MPJ pas takimit me ambasadores serbe. Një qëndrim i këtillë i Ministrisë së Punëve të Jashtme qartë tregon faktin zyrtarisht se për qeveritë maqedonase, prania e Zhivaljeviqit në Kuvendin e Maqedonisë në ditën e përleshjes së përgjakur të deputetëve vlerësohet si veprim kundër rregullave diplomatike, dhe sipas kësaj, ka qenë pa leje të përshtatshme përkundër pretendimeve të Stoiljkoviqit. Edhe pse ai, vlerëson se në kontaktet e tij me Zhivaljeviqin nuk ka asgjë të dyshimtë dhe paralajmëroi akuzë kundër përgjuesve të komunikimit të tij me Zhivaljeviqin, mbete si kontroverse përfshirja e tij në “lojërat e spiunimit” të relacionit Beograd-Shkup.

 

SERBIA DHE RUSIA TË PËRFSHIRA NE KRIZËN MAQEDONASE

Dokumentet të cilët i publikoi KRIK, të cilët mendohet se rrjedhin prej Drejtorisë maqedonase për Siguri dhe Kundërzbulim, departamenti kundërzbulim – Sektori Ballkan, përmbajnë transkripte të bisedave mes Zhivaljeviqit dhe Ivan Stoiljkijoviqit në periudhën para ngjarjeve të 27 prillit, kur arrti kulmin edhe shtypja e jashtme dhe e brendshme mbi opozitën e atëhershme, që Lidhja Socialdemokrate të heq dorë nga ideja që të formojë shumicë të re parlamentare me BDI-në dhe partitë e tjera nga blloku shqiptar. Përveç protestave të mbështetësve të partisë së Gruevskit të cilët për çdo ditë ndodhnin në rrugët e kryeqytetit, refuzimi i presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov që t’ia jep mandatin për përbërje të qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit dhe propagandës së përforcuar për nxirrje (Platforma e Tiranes, dygjuhësia, federalizimi), dhe njëkohësisht u përforcua shtypja e përfaqësuesve zyrtar të Serbisë dhe të Rusisë.

Masat e formuluara në Tiranë, nënkuptojnë federalizim të Maqedonisë, revizion të qeverisë, edhe të  simboleve shqiptare. E gjithë kjo çon kah minimi i rregullit kushtetues dhe në fund drejt rrënimit të shtetit,

mënyrë decide u tha qëndrimi i Ministrisë Ruse për Punë të Jashtme, e cila u vlerësua si përzierje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Maqedonisë.

Jo më pak delikat ishte edhe atmosfera në Beograd, ku edhe në materialin propagandues të kandidatit për president Aleksandër Vuçiq Maqedonia dhe kriza e saj politike u shfrytëzuan për nxitje, gjegjësisht për frikësim të votuesve të atjeshëm me të ashtuquajturën “Skenari i Maqedonisë”.

Është për tu mbajtur mend edhe fakti se pikërisht deputeti Ivan Stoiljkoviq si përfaqësuesi i vetëm i Maqedonisë dhe anëtar i koalicionit qeverisës në krye me VMRO-DPMNE-në vitin e kaluar nënshkroi marrëveshje në bashkëpunim me partinë e Putinit, Rusia e Re, duke hap në këtë mënyrë edhe një derë të vogël të interesit politik rus në Maqedoni.

Nuk ka dyshim se publikimi i bisedave të transkriptuara të deputetit maqedonas Stoiljkoviqit me agjentin serb kanë të bëjnë me krizën politike maqedonase, me zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferin nga BDI dhe formimin e qeverisë së re.  Por, pretendimi i Stoiljkoviqit se ka të bëj vetëm me”propagandë për defokusim të opinionit për ndonjë puç shtetëror dhe nga fakti se Talat Xhaferi ka filluar që të flet në gjuhën shqipe në parlament”, më së shumit ngjanë në demagogji, gjegjësisht tentimi i tij që të defokusoj të njëjtin opinion nga akuzat për të, që supozohet se, është i përfshirë në aferën “spiuni serb në Kuvend”. Për këtë, deklaratën e Ivan Stoiljkoviqit e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.