Arrestime spektakolare – Çavkov imiton Jankullovskën

Çavkov dhe Jankuloska - të dy avokat të arrestimeve absurde teatrore. Foto: Vikipedija/Qeveria e RM

Постапката која полицијата под кодно име „Еразмус“ ја водеше во понеделникот, на 6 јуни, против шест професори, еден асистент и еден вработен во ресторанот на Економскиот факултет при УКИМ, несомнено имаше елементи на спектакл. Јавна сцена со потенцијална повеќеилјадна публика беше паркингот на Правен факултет (!), далеку од оној на Економскиот, а кругот на УКИМ беше комплетен мизансцен каде осомничениот професорот беше шетан со часови, се додека имаше денска светлина. Кога се стемни полицвијата ја затвори сцената

 

 

Procedura që e ka udhëhequr policia të hënën me emrin kodues “Erasmus”, me 6 qershor, kundër gjashtë profesorëve, një asistenti dhe një të punësuarit në restorantin e Fakultetit Ekonomik të UKM-së, pa dyshim kishte elemente të spektaklit. Vend parkimi i Fakultetit Juridik ishte skenë publike me potencialisht mijëra njerëz (!), larg nga ai Ekonomik, rreth UKM-së ishte komplet skenë teatrale ku profesori i dyshuar ishte shëtitur me orë, deri sa zgjati dita. Kur u errësua policia e mbylli skenën.  

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

Më së paku shtatë orë (sipas mediumeve – prej orës 14 deri ora 21) policia e ka mbajtur profesorin e Fakultetit Ekonomik në Shkup, Bobek Shuklev dhe nuk lejonte që të largohej prej kampusit të Universitetit. Gjatë asaj kohe nuk kishte përgjigje nëse është arrestuar, gjegjësisht i privuar nga liria, ose, një gjë e tillë mund të pritet në një të ardhme të afërt deri sa të gjenden faktet e kërkuara? Gjegjësisht, parashtrohet pyetja pse kontrolli zgjati aq gjatë, më pas pse bëhet në kohën më frekuentuese dhe në vend publik, gjegjësisht në një “skenë” që do ju bie në sy studentëve, kalimtarëve të rastit dhe, sigurisht kamerave televizive! Është dilemë e hapur nëse të dyshuarit i janë rrezikuar në atë moment edhe të drejtat e tij, kur një gjë që mund të bëhej larg syve të publikut u bë reality show, e cila tërhoqi vëmendje të madhe edhe atë në momentin kur presidenti i shtetit do të jepte deklaratë për tërheqjen e plotë të abolimit?

Kur unë ju ligjëroj studentëve të mi, çdo herë ju them se veprimet hulumtuese dhe arrestimet sipas rregullave janë të fshehta dhe duhet maksimalisht të ruhet emri dhe imazhi i të arrestuarit, gjegjësisht i të dyshuarit – na thotë profesori për siguri Vlladimir Pivovarov. – Por, te ne, për fat të keq, arrestimi publik është rregull. 

Sipas raportimit të Tv Nova profesori Shuklev, përndryshe dekani shumëvjeçarë i Fakultetit Ekonomik “disa herë ka qenë i dërguar deri te parkimi, pastaj përsëri është kthyer mbrapa në fakultet. Inspektorët policorë kanë kontrolluar kabinetin e Shuklevit, kanë qenë në gjurmë të dëshmive për dyshimet për mitmarrje dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Kërkimet kanë vazhduar edhe në veturën e tij, me të cilën policia së bashku me Shuklevin që e drejtonte mjetin u vendosën në pjesën e pasme të fakultetit Ekonomik”.

Aksioni policorë kundër Shuklevit sipas raportimeve u zhvillua në vend parkim edhe atë në pjesën e përparme, kah bulevardi Goce Delçev, jo në vendin ku Shuklev dhe kolegët e tij zakonisht parkohen, afër kabinetit të tij dhe në hapësirën e rezervuar për të?! Sikur dikush të priste këtë pozicion të veturës ose thjeshtë e ka vendos në kurth?! Kjo pozitë, një lloj i skenës verore teatrale, u shndërrua në mundësi për torturë, por edhe në mundësi të zmadhimit të procesit, sepse, nëse në mes vend parkimit të Ekonomikut dhe hapësirës së tij ka dhjetëra metra, mes veturës së parkuar në fakultetin Juridik dhe atij Ekonomik ka sigurisht 300-400 metra dhe kërkohet lëvizje me radius të gjerë, vend i cili në atë kohë është shumë i frekuentuar! Kjo ka qenë thjeshtë një shfaqje për poshtërim të profesorit, e cila është dashur të zgjat, zgjat, zgjat…

Nëse kontrolli i veturës sipas natyrës së hulumtimit, është punë e ndërlikuar, ajo merret dhe dërgohet në një garazh special të policisë, ku gjenden të gjitha instrumentet e nevojshme për kontroll të saj. Kontrolli në vend ngjarje, nëse është i domosdoshëm për sigurim të fakteve, sigurisht që zhvillohet për kohë të shkurtër, veçanërisht kur dihet se çfarë kërkohet – thotë profesori Pivovarov.

Endja e të dyshuarit andej – këndej rreth fakultetit për shkenca shoqërore i ngjanë një procesit të uljes së imazhit të profesorit Shuklev. Pse policia do ta dërgonte në kabinet dhe më pas do ta kthente në veturë që të mar, sipas incizimeve të Tv Nova, “një letër”, e kështu me radhë disa herë? Pse ishin të nevojshme aq shumë vetura policore dhe polic civil dhe me uniformë? Të kompletohet spektakli? Madje, gazetarët vërejtën praninë e veturave plotësuese policore, sikur të zhvillohej ndonjë “luftë”?

Gjegjësisht ndaj të dyshuarit duhet të jesh human dhe maksimalisht duhet të mbrohet dinjiteti i tij dhe të drejtat. Pa marrë parasysh nëse i është dhënë vendim për paraburgim, a është konsideruar si bisedë ose e ngjashme, të drejtat e tij gjatë gjithë kohës kanë qenë të rrezikuara. Mundet që në bazë të të gjitha rrethanave të mos flasim për torturë, por sigurisht mund të flasim për rrezikimin e lirisë së lëvizjes që ka zgjatur gjatë kohë – shpjegon Gjykatësja shumëvjeçarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Strasburg, Margarita Caca – Nikollovska dhe shton se ai gjatë gjithë kohës ka pasur të drejtën e një avokati, dhe nga incizimet nuk shihet nëse i’a kanë siguruar një.  Në ato orë – thotë Caca, diametri i lëvizjes së tij ka qenë i ngushtuar dhe në një farë forme i është kufizuar liria e lëvizjes. Në gjykatën e Strasburgut dinë për atë të se dyshuarit janë dërguar nëpër ishuj edhe atje kanë mundur të lëvizin, por në një far forme ai është “burg më i hapur”!

Në pres – konferencën e ditës së nesërme (07.06.2016) ministri Çavkov i përshkruajti veprimet e ditës së parë si “13 kërkime në 7 shtëpitë e të dyshuarve (që do të thotë se nuk kanë të bëjnë me kampusin), në 4 kabinete, në byfe dhe në hapësirat për pyetje studentore. Te vetura e njërit prej të dyshuarve janë gjetur 1000 euro. Te tjetri është gjetur telefon celular, që sipas Çavkovit, është lëndë për vepër penale. Në kabinetin e një profesori janë gjetur 4 indekse të studentëve, për deri sa në shtëpinë e njërit profesor është gjetur një indeks. Në byfenë e fakultetit janë gjetur dy fletëparaqitje për provim, ndërsa nga pyetjet e studentëve janë marrë 17 dosje të vitit të parë. Është gjetur edhe një fletore shënimesh me emrat dhe numrat amë të studentëve.

Pothuajse asgjë e paraqitur si aktivitet nuk jep përgjigje se pse profesor Shuklev është mbajtur aq gjatë në vend publik? Nëse një pjesë e asaj që e përcolli ministri është gjetur tek ai në veturë (nëse është e tij dhe nëse janë ato një mijë euro, vetëm supozojmë) për atë do të duhej të harxhohen ndoshta 10 minuta!?

A kemi vazhdim të arrestimeve si praktika famëkeqe të cilat i realizonte paraardhësja e Çavkovit në kolltukun e ministrisë?

Kjo ngjarje ngjall edhe momente të tjera që meritojnë pasqyrim, si për shembull, a është rrënuar autonomia e universitetit (dekani i fakultetit nuk ka qenë i njoftuar për investigimin dhe për këtë është informuar nga mediumet), si janë zbardhur identitetet (inicialet, duke pasur parasysh numrin e kufizuar të profesorëve të Ekonomikut praktikisht nuk ofrojnë mbrojte, mbi të gjitha, të përmendura edhe nëpër mediume edhe “elementet” ndihmëse për njohje, sikur të bëhej fjalë për kuis, si “matematicient” apo “akademik”) të të dyshuarve më të cilët ende nuk kishin pasur kontakt dhe kundër të cilëve nuk është marrë asnjë veprim, sepse gazetarët kanë kontaktuar me to në telefon.

Të dyshuarit tjerë janë ftuar në një bisedë informative ditën tjetër, shumë më vonë pas komunikatës së PTHP-së.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.