Armët e mashtrimit të Kremlinit: 7 gjëra që duhet të dini për RT-në dhe Sputnik-un

Foto: Flickr

Bashkimi Evropian ka miratuar sanksione ndaj armëve të mashtrimit të Kremlinit: Sputnik dhe RT. Aktivitetet e tyre të transmetimit u suspenduan urgjentisht në BE, derisa Kremlini t’i jap fund agresionit ndaj Ukrainës dhe derisa Rusia nuk ndaon së kryeri aktivitete të dezinformimit dhe të manipuimit të informacionit kundër BE-së dhe vendeve të saja anëtare, shkruan EuvsDisinfo, transmeton Portalb.mk.

Këto janë masa të jashtëzakonshme, të targetuara dhe të përkohshme, të ndërmarra në një kontekst shumë special dhe të paprecedentë – agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës.

Këto masa nuk janë “censurë” apo “ndalesë e përgjithshme” dhe krijojnë një balancë të kujdesshëm: ata respektojnë të drejtat fundamentale dhe ata vetëm i kufizojnë në një mënyrë proporcionale si pjesë regjimit të sanksioneve të bazuara në ligj. Kjo është pjesë e reaksionit të BE-së ndaj një kërcënimi të qartë ndaj paqes dhe sigurisë së Evropës.

Sanksioniet e BE-së nuk e ndalojnë stafin që të punojnë për këto media, për të kryer detyrat e tyre. Megjithatë, pas invazionit të Rusisë në Ukrainë, një numër i të punësuarve në RT në të gjithë botën ka dhënë dorëheqje.

Sanksionet e BE-së kundër RT-së dhe Sputnik-ut  rezultojnë në pezullimin e përkohshmë të të drejtave të transmetimit apo emisioneve për të çarmatosur instrumentet e luftës informative të Kremlinit – në një kohë kur po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës.

RT-ja dhe Sputnik-u ndoshta duken si media ndërkombëtare, por ato nuk janë. Ato funksionojnë me një qëllim të vetëm: të lehtësojnë dhe mbështesin politikat e Kremlinit jashtë vendit me mjete dezinformimi dhe manipulim të informacionit. RT dhe Sputnik-u dhe media e tyre sociale synojnë të  përkeqësojnë fragmentizim dhe polarizimin dhe të minojnë demokracitë, t’i fshehin faktet e shkeljes së ligjit ndërkombëtar nga ana e Kremlinit dhe të prodhojnë mbështet për luftën e Putinit.

Shtatë gjëra që duhet t’i dini rreth RT-së & Sputnik-ut:

  1. RT dhe Sputnik nuk janë organizata mediatike, por armë mashtrimi të Kreminit

RT-ja ka definuar misionin e saj në terma ushtara. Kryeredaktorja e saj, Margarita Simonyan, ka barazuar publikisht rëndësinë e RT-së me atë të nevojës së Rusisë për Ministri të Mbrojtjes. Sipas saj, RT-ja është e gatshme “të udhëheqë luftë informacioni kundër gjithë botës perëndimore”, duke përdorur “armën e informimit. Qëllimi strategjik i RT-së është të “pushtojë” dhe “të rrisë audiencën” në mënyrë që të përdor qasjen në këtë audiencë në “momente kritike”.

RT-ja është e përfshirë në një listë zyrtare të organizatave kryesore të rëndësisë strategjike për Rusinë. Sputnik-u është krijuara me dekret presidencial, me qëllimin që të “të raportojë jashtë vendit për politikinë shtetërore të Rusisë”. RT-ja merr miliona rubla çdo vit nga shteti i Rusisë. Për shembull në draft buxhetin federal rus për vitin 2020, 23 miliardë rubla apo 325 milionë euro në atë kohë ishin caktuar për RT-në. Buxheti i përgjithshëm i Rusisë për mediat shtetërore është afër 1,3 miliardë euro.

   2. RT-ja dhe Sputnik – u nuk janë objektive, as nuk tentojnë të jenë

Hulumtimet e gazetarëve të pavarur kanë zbuluar se kryeredaktorja e RT-së dhe Sputnik-ut, Margarita Simonyan luan rol qendror në rrjetin e kontrollit të mediave, e cila kontrollon mediat e kontroluara nga shteti se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të mbulohet. Ajo ka pranuar se ka një linjë të sigurt të drejtpërdrejt në Kremlin përmes një “telefoni të verdhë”.

Simonyan ka shprehur mbështetje të fuqishme për kufizimin e qasjes së informacionin në Rusi duke bërë thirrje për ndalimin e rrjeteve të mediave të huaja sociale dhe duke përshëndetuar goditjen e gazetarëve bjellorusë nga regjimi i Lukashenkos.

Kreu i “Rossiya Segodnia” Dmitry Kiselyov, i cili u sanksionua nga BE në vitin 2014, u ka thënë punëtorëve të tij se, “ periudha e gazetarisë së paanshme ka përfunduar” dhe se objektiviteti është mit.

   3 .RT-ja punëson njerëz me përvojë në gazetari, por nuk i ndjek standardet ndërkombëtare të gazetarisë

RT-ja i ka shërbyer agjendës së Kremlinit në perëndim nën maskën e gazetarisë “alternative”, që synon të kundërshtojë paragjykimet e supozuara të “mediave mainstream”.  Është mbështetur në paraqitjet e politikanëve perëndimor, akademikëve, gazetarëve dhe personaliteteve të tjera pubike me ndikim për të rritur besueshmërinë dhe përdor në mënyrë produktive formatin e op-ed (faqe me veçori të veçanta zakonisht e kundërta e faqes editoriale të një gazete), për të maskuar dezinformimin si një opinion.

Por dukja është pikërisht ajo – RT-ja nuk mund të maskojë mungesën e saj fundamentale të llogaridhënies publike, transparencës dhe pavarësisë editoriale. Shumë larg standardeve të mediave ndërkombëtare që u përmbahen transmetuesit ndërkombëtar publik, RT-ja nuk është transparente për buxhetin e saj, strukturës së mbikëqyrjes dhe mekanizmave për mbikëqyrje.

   4. RT-ja dhe Sputnik-u janë pjesë e një ekosistemi më të gjerë të dezinformimit

Ka një raport të dokumentuar mirë mes RT-së dhe Sputnik-ut dhe shtyllave të tjera në ekosistemin e dezinformimit të Rusisë – një përmbledhje kanalesh dhe patformash të komunikimit zyrtar, të autorizuar dhe të pa atribuar që Kremlini pdor për të krijuar dhe  përforcuar narrativat mashtruese dhe manipulative.

RT-ja dhe Sputnik-u ndihmojnë dhe angazhohen në operacione për ndikim të lehtësuar nga kibernetikët, përfshirë ata të i janë atribuar Inteligjencës Ushtarake Ruse GRU.

   5 .Impakti real i gënjeshtrave të RT-së në media online dhe sociale

RT-ja është e kuptueshme më mirë jo si TV kanal me prezencë në media sociale, por si operacion i mediave sociale me kapacitete profesioniste televizive. Një studim i vitit 2018 nga regullatori mediatik i Mbretërisë së Bashkuar Ofcom ka radhitur popullaritetin e RT-së të dytën për nga fudni “në mesin e të rriturve që përdorin televizionin për lajme”, me 2 përqind të audiencës së përgjithshme.

Shtrirja e RT-së është shumë më e gjerë në mediat sociale. Në filim të vitit 2020, RT-ja mburrej me 10 miliardë shikime në më shumë kanale në Youtube. Megjithatë, apeli masiv i RT-së në media sociale është kontestuar nga mediat ndërkombëtare dhe aktivistëve rus. Hulumtimet kanë zbuluar se RT ka fryrë në mënyrë artificiae shikueshmërisë për të rritur famën dhe rëndësinë si media.

RT-ja është përpjekur në mënyrë aktive të pushtojë hapësirën e informacionë në BE me një vëllim të madh të artikujve në çështjet me rëndësi kyçe për Kremlinin si fshehjen e fakteve për helmimin e Alexei Navalny-t. Përdorimi i titujve sensacional mashtrues nga RT-ja për të rritur aktivitetin e mediave sociale të kombinuara me poitika të dobëta të të drejtave autoriale ka krijuar një ekosistem të rrezikshëm që përmbajtja e RT-së të përforcohet lehtësisht nga faqet e internetit.

   6. RT-ja ka pasur probleme më parë

Sanksionet e BE-së ndaj RT-së dhe Sputnik-ut janë masa të jashtëzakonshme, të targetuara dhe të përkohshme, të ndërmara në një kontekst shumë specifik dhe të paprecedentë – agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës – por zëdhënësit e Kremlinit kanë pasur probeme më parë.

Në Ukrainë, RT-ja është ndaluar që nga viti 2014 dhe nuk ka arritur asnjëherë të marrë licencë transmetimi në Gjermani. Në vitit 2019 Asociacioni i Gazetarëve të Gjermanisë ka paralajmëruar autoritet shtetërore të mediave se, “Russia Today nuk është një medium informimi për ne, por instrument propagande i Kremlinit”. RT DE ka tentuar të anashkalojë rregullat e Gjermanisë dhe të marrë një licencë transmetimi në Luksembur, por rregullatorët në Luksembur po ashtu kanë refuzuar kërkesën. Pasi RT DE u përpoq të transmetonte sinjalin në Gjermani në fund të vitit 2021, pa licencë valide të transmetimit, transmetimi u suspendua nga Komisioni Gjerman i Licencave dhe Mbikëqyrjes.

RT-ja është ndaluar në Letoni dhe Estoni. Në ShBA, RT-ja duhet të regjistrohet si agjent i huaj. Rregullator i medias në Mbretërinë e Bashkuar ka konsideruar se prodhimi i RT-së është “materialisht mashtrues”, me çka në vitin 2019 i shqiptoi gjobë prej 200,000 paundë.

Në shkrut të vitit 2022, Ofcom nisi 15 hetime për programet e kanalit të lajmeve të RT-së mbi paanshmërinë. Rregullatori transmetues francez po ashtu i ka adresuar paralajmërime RT-së.

  7. RT-ja dhe Sputnik-u kanë qenë të dobishme në sjelljen dhe mbështetjen e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës

RT-ja dhe Sputnik-u vazhdojnë të kultivojnë dhe zgjerojë narrativin dezinformunes duke denigruar Ukrainë, në përpjekje për të arsyetauar dhe monilizuar mbështetje për luftën e Putinit. Dhe ato e kanë bërë atë me vite.

Në vitin 2021 kryeredaktorja e RT-së Margarita Simonyan ka marrë pjesë në një konferencë në Donetsk, ku ajo bëri thirrje që “Nëna Rusia të sjell Donbasin në shtëpi”, duke bërë tekstualisht thirrje për dhunimin e integritetit territoria të Ukrainës.

Vetëm disa javë para se Putini të urdhërojë fillimin e luftës, RT-ja provokoi audiencën duke thënë se “Ukrainasit duan gjak rus”.

Përderisa raketat ruse bien mbi qytetet ukrainase, RT-ja dhe Sputnik-u vazhdon të dezinformojë dhe errësojë natyrën e vërtetë dhe shtrirjen e luftës së Putinit kundër Ukrainës.




Qries


Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.