Anglishtja nuk është gjuha e vetme zyrtare në BE
BE ka 24 gjuhë zyrtare, dhe anglishtja është njëra prej tyre. Ato janë gjuha bullgare, kroate, çeke, daneze, holandeze, angleze, estoneze, finlandeze, franceze, gjermane, greke, hungareze, irlandeze, italiane, letoneze, lituaneze, malteze, polake, portugeze, rumune, sllovake, sllovene, spanjolle dhe suedeze. Aktet ligjore dhe përmbledhjet e tyre janë të disponueshme në të gjitha gjuhët zyrtare të BE-së. Takimet e Këshillit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian interpretohen në të gjitha gjuhët zyrtare. Megjithëse Bashkimi Evropian ka 24 gjuhë zyrtare, tre përdoren zakonisht si gjuhë pune në institucionet evropiane: frëngjishtja, anglishtja dhe gjermanishtja.
Një postim në Facebook e quan Bashkimin Evropian nënçmues vetëm sepse gjuha zyrtare është anglishtja, edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar nuk janë pjesë e Unionit. Ky pretendim është manipulues sepse anglishtja nuk është e vetmja gjuhë zyrtare në BE.
BE
E kalbur
Gjuha zyrtare English
Dhe as SHBA dhe as Britania e Madhe nuk janë në
BE
Nuk është e vërtetë që gjuha zyrtare e Bashkimit Evropian është anglishtja. BE ka 24 gjuhë zyrtare, dhe anglishtja është njëra prej tyre. Ato janë gjuha bullgare, kroate, çeke, daneze, holandeze, angleze, estoneze, finlandeze, franceze, gjermane, greke, hungareze, irlandeze, italiane, letoneze, lituaneze, malteze, polake, portugeze, rumune, sllovake, sllovene, spanjolle dhe suedeze.
Sa herë që një vend i ri bëhet anëtar i BE-së, numri i gjuhëve zyrtare rritet.
BE karakterizohet nga diversiteti i saj kulturor dhe gjuhësor, ndërsa gjuhët që fliten në vendet e BE-së janë pjesë thelbësore e trashëgimisë së saj kulturore. Kjo është arsyeja pse BE-ja mbështet shumëgjuhësinë në programet e saj dhe në punën e institucioneve të saj, thuhet në faqen zyrtare të BE-së.
Shumëgjuhësia si politikë ka për qëllim:
- komunikimin me qytetarët në gjuhët e tyre
- mbrojtjen e diversitetit të pasur gjuhësor të Evropës
- promovimin e mësimit të gjuhëve në Evropë
Shumëgjuhësia është e përfshirë në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së, e cila thotë se:
Qytetarët e BE-së kanë të drejtë të përdorin cilëndo nga 24 gjuhët zyrtare për të komunikuar me institucionet e BE-së dhe institucionet duhet të përgjigjen në të njëjtën gjuhë.
Aktet ligjore dhe përmbledhjet e tyre janë të disponueshme në të gjitha gjuhët zyrtare të BE-së.
Takimet e Këshillit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian interpretohen në të gjitha gjuhët zyrtare. Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë të drejtë të përdorin çdo gjuhë zyrtare kur flasin në Parlament.
Megjithëse Bashkimi Evropian ka 24 gjuhë zyrtare, tre përdoren zakonisht si gjuhë pune në institucionet evropiane: frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht. Këto gjuhë përdoren ose pa dallim, si në Këshill ose në Komision, ose ekskluzivisht, për shembull, Banka Qendrore Evropiane punon vetëm në anglisht, ose Gjykata Evropiane e Audituesve punon kryesisht në frëngjisht. Vendimet e Gjykatës së Drejtësisë merren në gjuhën e lëndës, ndërsa diskutimet zakonisht bëhen në frëngjisht.
Në Parlamentin Evropian, çdo anëtar mund të flasë një nga gjuhët zyrtare. Fjalimet interpretohen njëkohësisht në gjuhë të tjera. Përkthyesit shërbejnë si zëri i 705 eurodeputetëve: ata luajnë rol kyç në sigurimin e komunikimit efektiv në 24 gjuhë. Seancat plenare të Parlamentit Evropian interpretohen gjithmonë në 24 gjuhë, shkruhet ndër të tjera në faqen zyrtare të BE-së.
Arsyeja pse frëngjishtja, anglishtja dhe gjermanishtja përdoren më shpesh është sepse është më ekonomike, dhe këto tre gjuhë janë gjithashtu gjuhët e përdorura nga shumica e popullsisë së BE-së. Edhe pse kishte spekulime se pas Brexit, anglishtja nuk do të ishte pjesë e gjuhëve zyrtare të Bashkimit, kjo nuk ndodhi.
Pyetja që shtrohet nga ky postim në Facebook është pse anglishtja është zyrtare kur as Shtetet e Bashkuara dhe as Britania e Madhe nuk janë në Union dhe në të njëjtën kohë e quan BE-në me terma nënçmues, d.m.th. “e kalbur”.
Ajo që është fillimisht e pasaktë është pretendimi se nëse Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë në Union, nuk ka nevojë që anglishtja të jetë gjuhë zyrtare (përveç kësaj nuk ka logjikë që Shtetet e Bashkuara të jenë pjesë e BE-së, meqenëse është në një kontinent tjetër). Por, Unioni përfshin gjithashtu Irlandën dhe Maltën, të cilat gjithashtu kanë anglishten si një nga gjuhët e tyre zyrtare.
Përveç kësaj, të dhënat tregojnë se shumica e qytetarëve të BE-së flasin anglisht si gjuhë të parë ose të dytë. Ndonëse nuk është gjuha amtare e shumicës së tyre, megjithatë është gjuha që flitet më shumë në Union.
Sipas këtyre fakteve, pretendimin se vetëm anglishtja është gjuhë zyrtare e vlerësojmë si të pasaktë, ndërsa pretendimin se nuk duhet të jetë zyrtare sepse Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e Unionit, e vlerësojmë si mungesë konteksti dhe manipulim.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari