Anëtarët e KSHZ-së nuk kanë zëvendës
Duke folur për mundësinë që LSDM t’i tërheq anëtarët e saj nga KSHZ dhe në një situatë të tillë si do të funksiononte Komisioni, profesor Oliver Andonov deklaroi:
Në këtë rast KSHZ mund të funksionoj normal dhe të marr vendime, ndërsa në vendin e tyre në Komision mund të vijnë zëvendësit. Ka mundësi të thirret parlamenti dhe të votohen anëtarë të KSHZ-së nga parti tjera.
[Burim: Telegraf Data: 08.04.2016]
ARSYETIM
Pasi LSDM opozitare deklaroi që do t’i bojkotoj zgjedhjet e 5 qershorit, partia e shqyrtoi edhe mundësinë për t’i tërhequr edhe anëtarët e saj nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Më pas, u hap edhe dilema: si do të funksionoj Komisioni në një situatë të tillë? Në një tekst të publikuar në Telgerafi, profesor Oliver Andonov thekson që vendet e anëtarëve të LSDM-së mund t’i marrin zëvendësit, ose Parlamenti, edhe pse i shpërndarë, mund të thirret t’i zgjedh anëtarët nga partitë tjera. Kjo deklaratë e profesorit Andonov është e pavërtetë për disa arsye.
E para, anëtarët e KSHZ-së nuk kanë zëvendës. Përbërja e KSHZ-së është e konfirmuar në Kodin Zgjedhor në faqe 42. e cila parasheh:
Komisioni Shtetëror Zgjedhor është i përbërë nga kryetari, nënkryetari dhe pesë anëtarë.
Me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar për shkak të Marrëveshjes së Përzhinos, është vendosur KSHZ të ketë 9 anëtar.
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor të cilat u sollën si rezultat i bisedimeve në suaza të marrëveshjen nga 2 qershori-15 qershori parashohin rritje të numrit të anëtarëve të KSHZ-së. Kështu KSHZ do të përbëhet nga 9 anëtar respektivisht nga kryetari dhe nënkryetari dhe shtatë anëtar. Ata këtë funksion do ta kryejnë profesionalisht me të drejtë për rizgjedhje, ndërsa Kuvendi do të zgjedh përbërje të re në kohëzgjatje prej pesë viteve më së voni 30 ditë pas mbarimit të mandatit të përbërjes së tashme.
Përbërja e KSHZ-së mund të shihet në ueb faqen zyrtare të Komisionit.
E dyta, profesori thotë që parlamenti mund të thirr seancë për t’i zgjedhur anëtarët nga partitë tjera. Ndërsa në Kushtetutën e Maqedonisë qëndron që:
Mandati i deputetëve në parlament mund të vazhdohet vetën në rast lufte ose gjendje të jashtëzakonshme.
Më pas, gjendja e jashtëzakonshme nuk është mjaftueshëm e precizuar, për shkak se nuk mund të vërtetohet që zgjedhja e anëtarëve të rinj të KSHZ-së është gjendje e jashtëzakonshme.
Gjithashtu, nuk mund të vërtetohet nëse kuvendi do të zgjedhte anëtar të KSHZ-së nga partitë tjera për arsye se është e precizuar qartë që anëtarët zgjidhen me principin 3+3+3, gjegjësisht, tre anëtarë të jenë të propozuar nga pushteti, tre nga opozita dhe atyre të ju bashkëngjiten tre ekspert.
Partitë politike ranë dakord rreth zgjedhjes së anëtarëve të KSHZ-së, Komisioni zgjedhor të zgjidhet me formulimin 3+3+3, gjegjësisht tre anëtarë të jenë me propozim të qeverisë, tre nga opozita dhe atyre të ju bashkëngjiten tre ekspert. Këtë në intervistë për televizionin Telma e deklaroi zëvendës kryetari i LSDM-së, Radmila Sheqerinska, që është deklarata e parë zyrtare nga ndonjë aktor i drejtpërdrejtë në negociata për atë se çka deri tash kanë rënë dakord në mbledhjet e grupeve të punës për implementimin e marrëveshjes së Përzhinos.
Duke e marr parasysh gjithë këtë, mund të thuhet që deklarata e profesor Andonov është e pavërtetë.
BURIME:
- Тelegraf (08.04.2016) KSHZ në marshin e pestë: Liseta do të pastrohet deri me 15 prill во петта брзина: [Qasur: 18.04.2016]
- Pravdiko.mk – Propozim lig për ndryshim dhe plotësim të Listës Zgjedhore [Qasur: 18.04.2016]
- Тelma (13.11.2015) Во Të hënn vendim për shpallje për anëtar të ri të KSHZ[Qasur: 18.04.2016]
- Faqja oficiale e Komisionit shtetëror zgjedhor[Qasur: 18.04.2016]
- Pravdiko (04.09.2015) Është arritur marrëveshje për përbërjen e KSHZ-së dhe pastrimin e Listës Zgjedhore [Qasur: 18.04.2016]
- Kushtetuta e RM-së [Qasur: 18.04.2016]
Vlerësuar nga: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari