Andrej Zhernovski: Rrugë boemësh në Debar Mallo
Krijimi i një Rruge boemësh në Lagjen Debar Mallo në stilin e Skadarlias në Beograd, ku do ruhet dhe do kultivohet sharmi i veçantë i Shkupit, me fillim nga restoranti Idadia e deri te Fakulteti i ndërtimtarisë – në tërë gjatësinë e rrugës Rade Konçar
Arsyetim:
Në 17 shtator të vitit 2014 rruga „Gjorgji Peshkov“ në një ceremoni solemne u promovua si „Rruga e boemëve“ në lagjen Debar Mallo. Me këtë vendim të ri kjo rrugë dytësore u shndërrua në një zonë për këmbësorë me objekte të ulëta banimi, shtëpi me oborre dhe kafene me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2.000 metra katrorë. Në pikën ku përfundon kjo rrugë është vendosur një ulëse e drunjtë, si dhe një mur dekorativ betoni me dërrasa të drunjta dhe me gjelbërim. [Qasur më: 22.03.2015]
Sipas kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, vendndodhja aktuale e „ Rrugës së boemëve“, është më e përshtatshme se sa rruga paraprake e përzgjedhur për këtë qëllim – pra rruga me fillim nga restoranti Idadia e deri te Fakulteti i ndërtimtarisë, më së shumti për shkak të zgjidhjes së qarkullimit të trafikut. [Qasur më: 22.03.2015]
Më 17 09.2014 mediet përcollën një deklaratë të Zhernovskit ku ai thotë:
„Idea është që e gjithë lagjja Debar Mallo, gjegjësisht rruga kryesore në të cilën ndodhet numri më i madh i kafeneve, të shndërrohet në një rrugë të boemëve, por për momentin kjo ide ende po diskutohet dhe për këtë projekt duhet gjetur një zgjidhje për mënyrën e qarkullimit të makinave“ [Qasur më: 22.03.2015]
Në mbledhjen e Këshillit të Komunës Qendër (08.10.2014), në pyetjen e këshilltarit nga VMRO-DPMNE, Sasho Tërpeski se „përse „Rruga e boemëve“ nuk do jetë në vendndodhjen e premtuar në programin parazgjedhor”, Zhernovski u përgjigj:
„Rruga e Boemëve nuk mund të realizohej në atë vend sepse ishte më i madh nga ai që kishim planifikuar. Në Programin tonë parazgjedhor kjo duhej të bëhej te restoranti Idadia, por atje realizimi është më i vështirë sepse varet nga mënyra e zgjidhjes së problemit me trafikun. Kjo është arsyeja se përse deri më tani nuk mund të realizohej ajo pjesë dhe pasi të zgjidhet ky problem, atëherë edhe kjo rrugë do mund të jetë e tipit të mbyllur“ [Qasur më: 22.03.2015]
Debar Mallo u bë me „Rrugë të boemëve“, megjithatë, duke pasur parasysh se plani i parë që ajo të bëhej në rrugën „Rade Konçar“ u ndryshua, mund të thuhet se ky premtim zgjedhor është realizuar pjesërisht.
Linqe:
- Burimi: Ka ardhur koha! Programi zgjedhor i Andrej Zhernovskit për Qendrën – 2013 (Ndihmesë për bizneset e vogla dhe të mesme) faq. 22)[Qasur më: 22.03.2015]
- http://www.mojotizbor.mk/images/programi2013/LDP/ProgramaZaCentar%20Zernovski.pdf
- A1ON (21.03.2013): (Video) Zhernovski: Rrugë boemësh në Debar Mallo [Qasur më: 22.03.2015]
- http://a1on.mk/wordpress/archives/122775
- Nova Makedonija (17.09.2014): Rruga e boemëve do na kthejë kujtimet e vjetra të Shkupit [Qasur më: 22.03.2015]
- http://novamakedonija.com.mk/NewsDetal.asp?vest=917141012589&id=14&setIzdanie=23275
- MKD (18.09.2014): U hap Rruga e boemëve në Debar Mallo (GALERI ME FOTO) [Qasur më: 22.03.2015]
- http://www.mkd.mk/makedonija/skopje/otvorena-boemskata-ulica-vo-debar-maalo-foto#1
- Porta 3 (18.09.2014): U hap „Rruga e boemëve“ në Shkup [Qasur më: 22.03.2015]
- http://www.porta3.mk/otvorena-boemska-ulica-vo-skopje/
- Tajm.mk (18.09.2014): U hap Rruga e boemëve në Shkup [Qasur më: 22.03.2015]
- http://www.time.mk/c/f5fc04d511/otvorena-boemska-ulica-vo-skopje.html
- Netpres (08.10.2014): Tërpeski për Zhernovskin: Pse Rruga e Boemëve u bë në një vendndodhje tjetër? [Qasur më: 22.03.2015]
- http://netpress.com.mk/trpeski-do-zhernovski-zoshto-boemska-ulica-e-napravena-na-sosema-druga-lokacija/
Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari