Andrej Zhernovski: Nga10.000 denarë për çdo foshnje të lindur në Qendër

544346_560324117331196_501608774_n_941937 Rritje e dyfishtë e ndihmës për çdo foshnje të porsalindur në Qendër – nga 10.000 denarë për çdo foshnje të porsalindur

 

 

 

 

 

 

Arsyetim:

 

Në shkurt të vitit 2014 Komuna i lajmëroi familjet të cilat janë me vendbanim të përhershëm në Qendër dhe të cilëve u ka lindur fëmijë gjatë vitit 2013, të bëjnë kërkesë  për ndihmë njëherëshe financiare me vlerë prej 5.000 denarë. Në të njëjtën kohë, nga Komuna lajmëruan se me Programin për mbrojtje shëndetësore, sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve ndihmesa njëherëshe për të gjitha foshnjat  lindura në vitin 2014 do rritet dhe do jetë 7.000 denarë.  [Qasur më: 28.03.2015]

 

Në 6 mars të vitit 2015 Komuna Qendër 58 foshnjeve u dhuroi nga 7.000 denarë, si dhe dhurata të tjera. Kryetari i komunës, Andrej Zhernovski, me këtë rast tha se Komuna ju kushton një vëmendje të posaçme më të rinjve:

„Fëmija nuk është as më pak e as më shumë, por gjithçka. Fëmijët janë e ardhmja jonë, prandaj dyert e Komunës janë gjithnjë të hapura për ide për përmirësimin e jetës së fëmijëve“.  [Qasur më: 28.03.2015]

 

Duke pasur parasysh se deri më tani (mars 2015), shuma e ndihmës financiare për foshnjat e lindura në Komunën Qendër është rritur për 2.000 denarë, ndërsa në projektimet zgjedhore të muajit prill të vitit 2013 nuk është përcaktuar një afat i fundit se kur kjo ndihmesë njëherëshe do të dyfishohet (nga 5.000 në 10.000 denarë),  ky premtim vlerësohet si jokonkret.

 

Linqe:

 

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.