Andrej Zhernovski: Ndërtimi një shkolle fillore të re në Kapishtec

544346_560324117331196_501608774_n_941937Qëllimi ynë është që komuna Qendër të jetë komuna me shkollat më të mira, edhe për nga hapësira edhe për nga kushtet për punë, edhe për nga cilësia e procesit edukativo-arsimor. Prandaj, në periudhën e ardhshme 4 vjeçare do fillojmë ndërtimin e një shkolle fillore të re në Kapishtec (një nga aktivitetet e shumtë për Komunën Qendër si pjesë e programit parazgjedhor, „Qendra – komuna me shkolla fillore më të mira”)

 

Arsyetim:

Ideja për projektin është përzgjedhur në konkursin e shpallur në vitin 2014, ndërsa projekti kryesor në të gjitha fazat është përzgjedhur me tender në muajin gusht të po atij viti. [Qasur më: 26.03.2015]

Shkolla do të ndërtohet në vendin ku paraprakisht ishte planifikuar të ndërtohet garazh me kate, tek NBG „Nova Makedonija”, ndërtimi i të cilës filloi në muajin shkurt të vitit 2013, por që më pas u ndërpre. Këshilli i Komunës Qendër solli Vendim për ndërprerje të ndërtimit të garazhit, me ç’rast mjetet financiare e parapara për ndërtimin e garazhit do të shfrytëzohen për ndërtimin e shkollës fillore dhe për përfundimin e  kopshtit të fëmijëve „Koço Racin”. Në arsyetimin për vendimin e marrë për ndërprerjen e punimeve për garazhin thuhet se është vërtetuar se të ardhurat buxhetore nuk kanë mjaftuar për të mbuluar shpenzimet e parapara dhe se i është dhënë përparësi ndërtimit të shkollës fillore dhe të ndërtimit të një objekti të ri për kopshtin e fëmijëve „Koço Racin”. Projekti do ketë edhe financim shtesë edhe nga buxheti i komunës, donacione dhe kredi. Shkolla do ketë një kapacitet për rreth 500 nxënës të ndarë në 18 klasa, nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë. [Qasur më: 26.03.2015]

Më 30.01.2015, Komuna Qendër lajmëroi se ka dërguar shkresë deri tek Qeveria e RM-së ku kërkon mendim dhe pëlqim për ndërtimin e një shkolle të tillë. Ajo lajmëron Qeverinë se duke parë nevojën  që kanë prindërit dhe nxënësit në këtë lagje, ka vendosur të fillojë me ndërtimin e shkollës.  [Qasur më: 26.03.2015]

Duke pasur parasysh se janë kryer aktivitetet përgatitore kryesore (ideja për projektin dhe projekti themelor), është përcaktuar vendndodhja dhe ka lajmërim zyrtar për fillimin e punimeve ndërtimore për shkollën (pritet përgjigje nga Qeveria), mund të thuhet se ky projekt po realizohet.

 

Vlerësoi: Milena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.