ANALIZË: Vlerësimet dhe pritjet për vitin ekonomik 2020, vit zgjedhor!

Foto: needpix

 

Politikat aktuale ekonomike të pasqyruara në buxhetin e vitit 2020 paralajmërojnë një vit në të cilin do të rriten rrogat nga buxheti, pensionet e pensionistëve, do të ulen disa tatime, ndërsa disa të tjera do të rriten shumë pak. Bankierët, sipas anketave të deritanishme presin një vit të qëndrueshëm bankar në të cilin kreditë do të aprovohen me kujdes. Por disa biznesmenë thonë për Portalb.mk.se viti 2020, duke pasur parasysh faktin se do të jetë vit zgjedhor, do të ketë një dozë të pasigurisë, dhe problemet në sektorë dhe industri të caktuara do të presin zgjidhje afatgjata.

 

Shkruan: Aneta Dodevska 

 

LOGJISTIKË SHTETËRORE PËR NDËRMARRJET, INVESTIME PUBLIKE PËR ZHVILLIM

Në vitin 2020, nevojiten investime serioze në infrastrukturën rrugore, por edhe logjistikë shtetërore për kompanitë e transportit që përballen me probleme gjithnjë e më të vështira për çdo vit – thotë Biljana Muratovska nga Shoqata e Transportuesve “Makam-Trans”. Ajo thotë se problemet me të cilat përballet ky biznes po bëhen gjithnjë e më serioze.

Çdo vit i ardhshëm është më i keq se viti i mëparshëm, kur për vitin 2019 transportuesit në përgjithësi thonë se nuk është problem të sigurohen transporte, por se çmimet e transportit janë tepër të ulëta dhe nuk mundësojnë rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm, se e kanë gjithnjë e më të vështirë të sigurojnë mjete për t’i paguar këstet e kredive ose lizingut; gjithnjë e më shumë po ballafaqohen me mungesë të shoferëve profesionistë dhe detyrohen të punësojnë persona të papërvojë të cilët, për shkak të papërvojës së tyre, shkaktojnë dëme më të mëdha se sa janë të nevojshme për të siguruar një zhvillim dhe rritje të qëndrueshme – thotë Muratovska

Gjatë kësaj ajo vazhdon:

Ka pak transportues që mund t’i rezistojnë kësaj krize deri në ndonjë kohë më të mirë, sepse transporti është një shërbim që konsumohet në moment dhe nuk ka rezerva për të pritur kohë më të mira. Arkëtimi jo në kohë i mjeteve të pagesave shoqërohet në mënyrë kumulative edhe me pamundësinë që në kohë të paguhen edhe rrogat e shoferëve, të cilët nuk janë të kënaqur me këtë situatë, me pritjet e gjata në vendkalimet kufitare, për këtë arsye ikin dhe kërkojnë punë në vendet e Evropës Perëndimore. Në vitin 2020 shpresojmë që organet kompetente shtetërore do ta kuptojnë këtë situatë të keqe në këtë sektor dhe do t’i ndërmarrin të gjitha hapat që duheshin ndërmarrë vit pas viti (25 vjet mbrapa) pasi që transporti rrugor është sistemi kryesor i qarkullimit në çdo shtet, dhe sipas statistikave tona, 96% e transportit të mallrave për import, eksport, në brendi të vendit bëhet përmes transportit rrugor dhe tani për tani nuk ka ndonjë alternativë (transport hekurudhor, me anije apo ajror). Është e nevojshme të organizohet më mirë transporti i pasagjerëve, sepse migrimi i popullatës është i varur prej tij, në mënyrë që të mundësojë që çdokush të mund të punojë në çdo pjesë të vendit, pavarësisht nga vendbanimi i tyre, siç është në vendet e zhvilluara evropiane ku 80% e popullsisë i përdor kushtet për transport të shpejtë dhe të sigurt me tren, tramvaj dhe autobus. Në këtë mënyrë investitorët do të jenë në gjendje t’i ndërtojnë dhe t’i vendosin fabrikat e tyre, në gjithë territorin e vendit, pa pasur nevojë të përqendrohen në qytetin e Shkupit dhe rreth tij. Në këtë pjesë, zhvillimi dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore luan një rol të madh dhe çdo lagje, fshat dhe qytet duhet të lidhet me infrastrukturën rrugore, sepse sipas ekonomisë hapësinore vlera e një lokacioni të caktuar dhe pozicioni dhe vlera e saj lokale dhe rajonale varen nga qasja dhe kushtet për qasje kudo, për çdo person dhe mallra që duhet të shkarkohen ose të dërgohen tek përdoruesi përfundimtar.

Kompanitë e cenueshme, që janë orientuara drejt eksportit kanë nevojë për më shumë ndihmë shtetërore dhe qasje më të lehtë në kapital, veçanërisht nëse bëhet fjalë për firma nga industri me prodhimtari të ulët, që absorbojnë një numër të madh të të punësuarve, thotë Marijana Perkovska nga industria e tekstilit.Ajo thotë se ekonomia do të përballet përsëri me një vit zgjedhor, në të cilin do të dominojë politika dhe pasiguria.

Vitet e zgjedhjeve kanë një efekt negativ në ekonomi, e për fat të keq ato janë të shumta. Ekonomia ngec gjatë kohës së zgjedhjeve, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se shteti është subjekti më i madh ekonomik dhe një numër i madh kompanish ekzistojnë prej tij. Por, kjo nuk vlen për industrinë e tekstilit, e cila është e orientuar drejt eksportit, kështu që proceset zgjedhore për këtë degë nuk kanë rëndësi të veçantë – konsideron Perkovska.

Viti 2020 është edhe një vit i ciklit zgjedhor të radhës që do të sjellë përmbajtje nga investimet dhe kujdes më të madh nga kompanitë vendase dhe të huaja.

Ky vit, 2020, nuk do të jetë më ndryshe nga viti i kaluar, nuk kemi investuar sa duhet për ta përmirësuar performancën e ekonomisë së vendit që të presim ndonjë përmirësim në aspekt ekonomik. Qeveria teknike e 3 janarit, si dhe zgjedhjet e paralajmëruara të parakohshme parlamentare në maj të vitit të ardhshëm, nga pikëpamja ekonomike paraqesin një vit të humbur. Asnjë investitor serioz nuk do të vendosë të investojë kapital në një vit zgjedhor, veçanërisht jo në një vend ku rezultati i zgjedhjeve mund të shkaktojë një pasiguri më të madhe. Pozitive është ajo se së shpejti presim anëtarësimin në NATO, dhe kjo do të kontribuojë në rritjen e investimeve të huaja – thotë profesori Sami Bislimi.

Në këtë vit të ri ekonomik, sipas analistëve, mjedisi i biznesit dhe i investimeve mund të përmirësohen pas anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në NATO, ndërsa data eventuale për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian do të kishte një efekt edhe më pozitiv. Por, ka një numër “detyrash të shtëpisë” që duhet të bëhen, që kanë të bëjnë me funksionimin e sistemit të gjyqësisë, luftimin e korrupsionit, reformën e administratës publike, reformën e mediave – të gjitha këto segmente janë të rëndësishme për funksionimin e shtetit ligjor, që është parakusht për një ekonomi të shëndetshme me përqindje të qëndrueshme dhe stabile të rritjes ekonomike.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.