ANALIZË: Ushqimi me çmimet më të larta në shtatë vitet e fundit – po vjen valë çmimesh! (Infografik)

Фото: Порталб

Edhe të dhënat e fundit të majit tregojnë rritje të çmimeve, e kështu rritje të kostos së jetesës. Banka Kombëtare tashmë ka rritur parashikimin e inflacionit këtë vit – në 2,2%. Cunami i çmimeve në tregjet botërore të aksioneve e preku edhe Maqedoninë, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Rritja e çmimeve të ushqimit dhe naftës – Maqedonia dhe rajoni i prekur nga “cunami” i çmimeve

Çmimet e vajit për ushqim vazhdojnë të rriten. Pas marsit dhe në prill, statistikat regjistruan rritje të kostos së jetesës për 2,2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me marsin rritja është me 0,7%. Por ajo që vihet re është se në baza mujore ka një normë më të lartë rritjeje të produktet ushqimore bazë.

Kostoja e rritur e jetesës përcaktohet nga rritja e çmimeve, kështu që të dhënat e fundit tregojnë se në prill krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet me pakicë u rritën me 3.7%, kryesisht produkte jo ushqimore dhe duhani me 6.8% dhe produktet industriale me 5,1%.

“Portalb” tashmë ka analizuar se vendi është nën vërshimin e një vale të çmimeve. Një litër vaj gatimi tashmë ka arritur 97 denarë. Vlen të përmendet se çmime më të larta kanë edhe produktet e importuara si çokollatat dhe ëmbëlsirat, por pastat janë gjithashtu më të shtrenjta.

“Pastiçeritë janë shtrenjtuar që prej disa ditësh. “Gjevreku kushton 18 denarë, ne e rritëm me tre denarë”, na tha shitësja e furre në Shkup.

Rritja e çmimeve do të vazhdojë, por përsëri inflacioni do të mbetet i moderuar – siguron Banka Popullore, e cila për këtë vit rishikoi parashikimin e inflacionit në 2.2%

“Nafta, pas rënies prej 35% vitin e kaluar tani pritet të rritet rreth 38%, dhe pastaj përsëri rënie të moderuar vitin e ardhshëm. Dinamikë e ngjashme e çmimeve pritet me energji, ushqim dhe metale të tjera”, tha BPRM dhe shpjegojnë:

“Rreziqet për rrugën e parashikuar të inflacionit lidhen kryesisht me pasigurinë rreth çmimeve të produkteve të importuara primare, të cilat janë shumë të ndryshueshme, kufizimet e mundshme të furnizimit në lidhje me pandeminë, si dhe ritmet e mundshme më të shpejta dhe më të plota të rritjes.”

Tendenca e rritjes së çmimeve në vend pritet të merret parasysh se bursat botërore tashmë kanë regjistruar çmime “kulmore” të produkteve bazë ushqimore dhe lëndëve të para për prodhim – më e lartat në shtatë vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, sheqeri është më i shtrenjtë për 60%, drithërat me 26%, dhe vajrat me 24.1%.

Vendet në rajon po përballen gjithashtu me inflacion në rritje, në Serbi, në prill, u regjistrua inflacion mujor prej 1.1% dhe inflacion vjetor prej 2.8%. Ekonomitë botërore gjithashtu po përballen me inflacionin në rritje – në nivel vjetor, në prill, Shtetet e Bashkuara regjistruan rritje prej 4.2%, rritja më e lartë e çmimit që nga shtatori 2008. Ndërsa statistikat tregojnë një rritje të çmimeve, vlera e “denarit” po shkrihet nën valën e rritjes së çmimeve. Më shumë se 42% e kostos së jetesës të pasqyruar në Shportën e Sindikatës është për ushqim dhe pije, kurse pothuajse 32% për strehim – që do të thotë që deri në 74% të kostove janë për faturat dhe ushqimin.

Shpenzimet e tjera janë për veshje dhe këpucë, kulturë dhe mirëmbajtje të shëndetit.

“Shporta sindikale për muajin prill 2021 është rritur për 204.00 denarë krahasuar me muajin paraprak, mars 2020 për shkak të rritjes së dukshme të indeksit të kostove të jetesës për prill dhe atij të ushqimit dhe pijeve 1.2%, veshjeve dhe këpucëve për 1% dhe Higjienës për 1% ”

Sipas përllogaritjeve të LSM, për të pas jetesë “elementare” mujore, nevojiten 33,976 denarë ose 550 euro.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.