ANALIZË: Tremujori i parë i vitit kah fundi – shpenzimet kapitale të realizuara me 12 përqind

A do të jetë edhe viti 2021 një vit i vështirë investimesh? Pas përshkallëzimit të krizës shëndetësore me valën e re, të tretë me radhë, dhe faktit se po vijnë zgjedhjet lokale – sipas ekonomistëve, edhe në këtë vit ekonomik ekzistojnë rreziqet që do ta vënë në pikëpyetje rritjen e planifikuar të PBB-së dhe realizimin e investimeve kapitale që janë pjesë thelbësore e pjesës zhvillimore të buxhetit, shkruan Portalb.mk.

 

Shpenzimet kapitale – disa me realizim “zero”, të tjerat në shpejtësi “të tretë”…

Qeveria kishte parashikuar një rikuperim të investimeve për këtë vit. Skenari optimist parashikon restartimin e investimeve private dhe të huaja.

“Rritja reale e investimeve bruto është parashikuar në 7.7% në vitin 2021, ndërsa në periudhën 2022-2025 investimet bruto pritet të shënojnë një rritje mesatare vjetore prej 8.5%, me ç’rast është paraparë që një ndikim të konsiderueshëm në investime të kenë investimet e planifikuara në sektorin publik, mbështetja e shtuar për zhvillimin e sektorit privat dhe forcimi i konkurrencës, rikthimi i besimit të subjekteve afariste dhe një hyrje më e fortë e IHD-ve, e nxitur edhe nga anëtarësimi i vendit në NATO dhe vendimi i Komisionit Evropian për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE” – thuhet në Strategjinë Fiskale 2021-2023.

Tremujori i parë i vitit është nga fundi – realizimi i shpenzimeve kapitale nga buxheti është në nivelin prej 12%. Ministritë, agjencitë, organet rregullatore, komisionet, inspektoratet, gjyqësia me shkallë të ndryshme të shpenzimit të parave përmes zërit “shpenzimet kapitale”.

Kështu, nga ministritë që realizuan “zero” shpenzime kapitale janë Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Në vazhdim mund të shihni se cilët ministri sa para kanë harxhuar në dy muajt e parë të vitit në zërin “shpenzime kapitale”:

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive shpenzoi pothuajse 1.900 euro, që është 4.98% e shumës së planifikuar, Ministria e Mbrojtjes – 0.38% të mjeteve të planifikuara, Ministria e Punëve të Brendshme shpenzoi 1.011.511 euro ose 5.78% të mjeteve të planifikuara, Ministria e Financave shpenzoi 12.23% të shumës së planifikuar, Ministria e Financave – funksionet e shtetit shpenzoi 19.791.965 euro ose 35.57%, Ministria e Ekonomisë – 3.075 EUR ose 0,08% të shumës së planifikuar, Ministria e Mjedisit Jetësor 2,91%, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve – 5,53%, Ministria e Bujqësisë 1,1%, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale 871.345 euro ose 6,16% të shumës së planifikuar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës 4,22%, Ministria e Kulturës 90.479 euro ose 9,59% e mjeteve të planifikuara, Ministria e Shëndetësisë – 1.765.297 euro ose 15,18%, dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale 26,32%.

Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedure administrative dhe procedure nga marrëdhënia e punës ka shpenzuar përqindjen më të madhe të shpenzimeve kapitale ose 50,2%, por në terma absolutë është një shumë prej 506 eurosh. Nga ana tjetër, në tre organet – institucionet e para shtetërore që kanë shpenzuar më shumë para në bazë të shpenzimeve kapitale janë: Agjencia për Mbështetjen e Bujqësisë me 5.8 milion euro, që paraqet 36,34 përqind të planit, pastaj Ministria e Financave – funksionet e shtetit – nga llogaria e të cilës janë transferuar 19,7 milion euro ose 35.57% dhe Ministria e Shëndetësisë shpenzoi 1.7 milion euro ose 15,18% të mjeteve të planifikuara.

Situata është e ndryshme me agjencitë dhe organet rregullatore, kështu që për shembull Komisioni Rregullator për Banim, Sekretariati për Legjislacionin, Këshilli i Inspektimit, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve kanë realizimin “zero” të shpenzimeve kapitale në periudhën e analizuar dy mujore. Tek Avokati i Popullit ka një realizim të shpenzimeve kapitale prej gati 34%.

Disa ekonomistë thonë se në dy muajt e parë nuk presin përqindje të konsiderueshme të realizimit të investimeve kapitale sepse “aktivitetet e mëdha investuese” janë të kufizuara për shkak të periudhës së dimrit, por ata theksojnë se periudha që pason do të tregojë nëse kemi të bëjmë me “faktor të përkohshëm” apo me gjendje të abstinencës për shkak të krizës.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.