ANALIZË: Të gjithë parametrat në një vend – ekonomia e ka prekur fundin, a pason rimëkëmbja?

 

Rënie e besimit të biznesmenëve, rënie e prodhimit industrial, zvogëlim i numrit të të punësuarve në industri. Statistikat regjistruan një nga të dhënat më të këqija historike për ekonominë, e cila në vitin 2020 ishte në recesion, shkruan “Portalb.mk“. Ngadalë po kalon edhe viti i ri 2021 – qeveria po e përgatit paketën e re të masave anti-krizë që duhet të ndihmojnë rimëkëmbjen e sektorit privat.

 

Kërkesë e zvogëluar nga jashtë – faktor që e kufizon prodhimin

Bie besimi i menaxherëve të industrisë së përpunimit të ushqimit- rritet përqindja e atyre që mendojnë se ka përkeqësim. Institucionet kompetente janë duke i përmbledhur të dhënat se si përfundoi viti historikisht më i vështirë për ekonominë. Treguesi i besimit në industrinë e përpunimit të ushqimit në dhjetor të vitit 2020 krahasuar me dhjetorin e vitit 2019 u zvogëluar për 8.5 për qind. Ulja e kërkesës në tregjet e huaja për shkak të krizës së Kovid-19 dhe pasiguria e përgjithshme ekonomike janë faktorët kryesorë që ndikojnë në biznes.

Si hyrje në këtë vit 2021, një optimizëm i vogël jep vlerësimi për zhvillimet më të favorshme ekonomike në fund të vitit të kaluar, së bashku me pritjet për rritjen e numrit të të punësuarve.

“Vlerësimi i situatës ekonomike të subjekteve afariste në dhjetor të vitit 2020 është më i favorshëm në krahasim me muajin e kaluar, më pak i favorshëm në krahasim me dhjetorin e vitit 2019. Pritet të rritet numri i të punësuarve” – theksojnë nga Enti Statistikor.

 

Është ulur numri i të punësuarve në pothuajse të gjitha industritë.

Përkundër vlerësimeve të këtilla, parametrat tregojnë se nuk ka pothuajse asnjë industri që nuk ka numër të reduktuar të punonjësve. Në dhjetor të vitit 2020, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, numri i të punësuarve në industri u zvogëlua për 4.2% dhe ky trend u regjistrua në pothuajse të gjitha industritë, veçanërisht në industrinë e përpunimit të ushqimit.

Përveç këtyre sektorëve, një rënie dramatike u regjistrua edhe në tregti, gjegjësisht në qarkullimin në tregti, edhe atë me përqindje dyshifrore. Rritja e vetme është në qarkullimin në tregtinë e automjeteve dhe motoçikletave dhe mirëmbajtjen e re. Në të gjitha segmentet e tjera të tregtisë ka rënie.

Sipas parashikimeve dhe planeve të qeverisë, këtë vit pritet stabilizimi i lëvizjeve ekonomike, me një rritje që duhet të kalojë 4%. Ky skenar optimist vjen si rezultat i muajit të fundit të vitit 2020, kur prodhimi industrial u shkëput nga fundi, me një rritje prej 2.5%.

Analizuar sipas sektorëve, në dhjetor të vitit 2020, krahasuar me dhjetorin e vitit 2019, prodhimi industrial në sektorin e Xehetarisë dhe guroreve u rrit për 10.2%, në sektorin e Përpunimit të ushqimit u rrit për 3.3%, dhe në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim ka rënie prej 6.1% – theksojnë nga ESHS.

Pothuajse të gjithë sektorët do të jenë pjesë e paketës së re të pestë të masave anti-krizë – transporti, prodhuesit e duhanit, kompanitë e eksportit, hotelieria, mediat. Sipas vlerësimeve, ndihma e drejtpërdrejtë financiare vlerësohet në rreth 50 milion euro, por kjo paketë nuk planifikon para të gatshme që ndahen një herë në formën e kartave të pagesës. Disa sektorë reagojnë se ndihma duhet të jepet në kohë, por tashmë është e qartë se muaji më i gjatë, janari, do të mbetet pa ndihmë shtetërore.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.