ANALIZË: Të gjitha eurokambialet shtetërore – ku dhe si u harxhuan paratë?

Money Dollar Bill Wealth Currency 100 Euro

 

Eurokambiali i ri është i gjashti me radhë në historinë e Maqedonisë. “Portalb”-i i analizon të gjitha eurokambialet e emetuara deri tani, nën çfarë kushtesh janë marrë ato, me nënshkrimin e kujt dhe për çfarë janë harxhuar paratë.

 

Maqedonia, së bashku me eurokambialin (eurobondin) e ri në vlerë prej 500 milionë eurosh, nëpërmjet këtij instrumenti ka marrë borxh të përgjithshëm në vlerë prej 2 miliardë eurosh, pa kamata. Në këtë moment, për shkak të eurokambialeve, shteti ka borxh prej 1,6 miliardë eurosh, edhe atë duke mos i përfshirë edhe kamatat, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk. Eurokambiali më i ri i emetuar është me kamatë më të ulët në historinë e vendit, ndërsa sipas shumës është më i madhi, së bashku me atë që u emetua në vitin 2014, me shumë të njëjtë prej gjysmë miliardë eurosh. Sipas “ngjyrës” partiake të qeverisë, ky është i eurokambiali i dytë që emetohet nga ana e LSDM-së. “Portalb”-i analizon se për çka janë harxhuar borxhet që janë marrë deri tani nëpërmjet eurokambialeve të emetuara në tregun e huaj financiar.

 

EUROKAMBIALI PËR VITIN 2018

Eurokambiali i ri në vlerë prej 500 milionë eurosh është i dyti me radhë i emetuar nga qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, ndërsa i pari me nënshkrim të ministrit pëDragan Tevdovskir financa, . Sipas kushteve të kontratës, afati i maturimit është shtatë vjet me përqindje të kamatës prej 2,75 për qind. Ana e mirë është se me këtë hua do të kthehen obligimet e vjetra, të maturuara dhe të pamaturuara, mirëpo megjithatë një pjesë e ekonomistëve potencojnë se këto para duhet menaxhohen me kujdes.

Duhet të kemi kujdes që të mos na përsëritet historia e VMRO-DPMNE-së dhe të shpenzojmë si budallenj. E arsyetoj atë që 90 milionë euro do të dedikohen për pagesën e një të tretës së eurokambialit me vlerë prej 270 milionë eurosh. E arsyetoj edhe atë se 95 milionë euro do të dedikohen për pagesën e borxhit të maturuar, edhe pse këtu parashtrohet pyetja se pse nuk ka para për pagesën e borxhit të maturuar në buxhetin që u miratua “dje”. Mendoj se nuk është sukses të merret kredi e lirë pa dedikim të caktuar, por sukses është të merret kredi për projekte strategjike infrastrukturore. Për shembull, paratë për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galisht nuk mund të jenë para të harxhuara kot. Pra, me një fjalë, menaxhimi i borxheve të ardhshme është punë serioze. Kjo është sikur të ndizni zjarr në tepih e jo në shporet – thotë ekonomisti Zoran Vitanov, njeriu i parë i Asociacionit të menaxherëve.

 

TË GJITHË EUROKAMBIALET E HUAJA…

Eurokambiali i ri është i gjashti me radhë në historinë e Maqedonisë. “Portalb”-i i analizon të gjitha eurokambialet e emetuara deri tani, nën çfarë kushtesh janë marrë ato, me nënshkrimin e kujt dhe për çfarë janë harxhuar paratë.

Еurokambiali i vitit 2005, ministër për financa, Nikolla Popovski

Për herë të parë, shteti emetoi eurokambial në vitin 2005, kur me nënshkrim të ministrit të atëhershëm për financa, Nikolla Popovski, qeveria mori hua prej 150 milionë eurosh në tregun ndërkombëtar. Kamata ishte 4,625% me afat të maturimit prej dhjetë vitesh. Kjo hua, gjegjësisht kryegjëja e eurokambialit u pagua në vitin 2015. Për këtë eurokambial u pagua kamatë prej 69,3 milionë eurosh. Me paratë e kësaj kredie u paguan borxhet ndaj kreditorëve ndërkombëtarë.

Еurokambiali i vitit 2009, ministër për financa, Trajko Sllaveski

Eurokambiali i parë i qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja u emetua në korrik të vitit 2009. Vlera e tij ishte 175 milionë euro. Njëkohësisht, ai është edhe eurokambiali më i shtrenjtë, me kamatë prej 9,875%. Afati i pagesës ishte 3,5 vite. Këtë eurokambial e nënshkroi ministri i atëhershëm për financa, Trajko Sllaveski. Ky eurokambial, që u realizua në periudhën kur kishte krizë financiare në Evropë dhe në botë, shkaktoi komente të mëdha për shkak se paratë u shpenzuan për t’i mbështetur shpenzimet buxhetore për rroga më të mëdha të administratës dhe pensione më të mëdha për pensionistët.

Еurokambiali i vitit 2014, ministër për financa, Zoran Stavreski

Në korrik të vitit 2014, qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, e me nënshkrim të ministrit për financa, Zoran Stavreski, e emetoi eurokambialin e tretë shtetëror. Maqedonia mori kredi prej 500 milionë eurosh në tregun ndërkombëtar financiar, me kamatë prej 3,975%. Pjesa më e investuesve, pothuajse gjysma ishin nga SHBA-të, rreth një e treta nga Evropa kontinentale, ndërsa 16 për qind nga Britania e Madhe. Afati për pagesën e këtij eurokambiali është shtatë vjet, gjegjësisht deri në vitin 2021. Kur u realizua kjo kredi, një pjesë e parave përfunduan për t’i paguar dhe për t’i rifinancuar një pjesë të obligimeve që kishin maturuar. Pjesa tjetër e kredisë u përdor për mbështetje të buxhetit.

Еurokambiali i vitit 2015, ministër për financa, Zoran Stavreski

Vetëm një vit pas emetimit të eurokambialit të tretë, qeveria e VMRO-DPMNE-së, në nëntor të vitit 2015 e emetoi edhe eurokambialin e katërt me radhë. Përsëri me nënshkrim të ministrit të atëhershëm për financa, Zoran Stavreski. Vlera e këtij eurokambili ishte 270 milionë euro me kamatë prej 4,875% dhe afat të maturimit prej pesë vitesh, gjegjësisht deri në dhjetor të vitit 2020. Transaksioni u realizua në bashkëpunim me City Bank, Deutsche Bank dhe Erste Bank. Nga shuma e përgjithshme, 20 milionë euro u dedikuan për gjendjen e krizës me refugjatët, ndërsa një pjesë për kthimin e borxheve të vjetra. Rreth 100 milionë euro u dedikuan për mbulimin e deficitit buxhetor. Pikërisht për këtë eurokambial është paraparë të paguhet një e treta e vlerës së tij, gjë që, sipas arsyetimit të Ministrisë për Financa, bëhet me qëllim që të kursehet në dallimin ndërmjet kamatave.

Еurokambiali i vitit 2016, ministër për financa, Kiril Minovski

Nga fundi i korrikut të vitit 2016, në kulmin e krizës politike, kur kishim qeveri politike, të cilën formalisht e udhëhiqte VMRO-DPMNE-ja, u emetua edhe eurokambiali i pestë shtetëror me nënshkrimin e ministrit për financa, Kirili Minovski. Vlera e eurokambialit të emetuar ishte 450 milionë euro, me përqindje të kamatës prej 5,625% dhe afat të maturimit deri në vitin 2023. Emetimit të këtij eurokambiali iu kundërvu zëvendës-ministri plotësues i atëhershëm për financa, Kire Naumov. Edhe përkundër rezistencës politike, kredia u mor.

Duke pasur parasysh se me eurokambialin e ri janë siguruar gjysmë miliardë euro, një pjesë e ekonomistëve presin që të jenë siguruar para për financimin e deficitit buxhetor, dhe për këtë arsye nuk pritet të ketë rritje të marrjes së kredive të brendshme.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.