ANALIZË: Si është ndërtuar dhe menaxhuar qendra sportive “Boris Trajkovski”?

QSR "Boris Trajkovski" . Foto: Wikipedia

Загуби во работењето, неправилности при изградбата на дел од објектите кои се составен дел од комплексот, недследности во пописот – државната ревизија направи скенирање на изградбата и на менаџирањето на спортско-рекретивниот центар “Борис Трајковски“, пишува неделната економска анализа на Portalb.mk. Ревзијата се однесува на 2015 година на Друштвото за изградба, управување и издавање на повеќенаменската сала “Борис Трајковски“

 

Humbje në punë, parregullsi gjatë ndërtimit të një pjese të objekteve që janë pjesë përbërëse e kompleksit, parregullsi gjatë regjistrimit të inventarit – revizioni shtetëror bëri skenim të ndërtimit dhe të menaxhimit të qendrës sportive-rekreative “Boris Trajkovski”, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Revizioni ka të bëjë me vitin 2015 për Shoqërinë për ndërtim, menaxhim dhe dhënie me qira të sallës për shumë qëllime, “Boris Trajkovski”. 

 

BORXHE DHE BORXHLINJ…

Kështu, është konstatuar se në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2015, Shoqëria për çdo vit ka shënuar humbje në punën e saj, me çka humbja e përgjithshme është pothuajse 4,2 milionë euro, të cilat i mbulon qeveria. Në fund të vitit 2015, Shoqëria vetëm ndaj furnizuesve për ndërtimin e Akua parkut ka pasur borxh 2,7 milionë euro, ndërsa për ndërtimin e sallës sportive borxhet janë 4,2 milionë euro. Kundër Shoqërisë zhvillohen tetë procedura gjyqësore – për borxh, për kompensim të dëmit dhe për kontest të punës.

Janë konstatuar edhe kërkesa të dyshimta dhe kontestuese për një numër të madh borxhlinjsh për të cilët nuk janë dhënë informata për padi të parashtruara

“Gjatë gjithë periudhës së kaluar, prej vitit 2009 deri në vitin 2015 nuk është përcaktuar vlera objektive e patundshmërive, gjegjësisht vlera e tyre e tregut nga ana e vlerësuesve të kualifikuar, siç është paraparë në politikat e miratuara të kontabilitetit të Shoqërisë. Nuk është bërë regjistrimi i plotë i mjeteve, kërkesave dhe obligimeve, në përputhje me dispozitat ligjore” – thuhet në raportin revizor.

SI ËSHTË NDËRTUAR KOMPLEKSI SPORTIV

Sipas konstatimeve të revizorit, gjatë regjistrimit të inventarit të objekteve ndërtimore nuk është konstatuar se a ka pasur dëme të objekteve, investime plotësuese, adaptim apo rikonstruim, që është në kundërshtim me nenin 11 të Rregullores. Në të njëjtën kohë, Komisioni për regjistrim të mjeteve financiare nuk ka bërë regjistrim të qarkullimit ditor të evidentuar nëpërmjet llogarisë kalimtare.

Me raportin e revizionit janë përfshirë edhe objektet që janë pjesë e kompleksit sportiv-rekreativ. Kështu, në një pjesë të tyre janë konstatuar paqartësi, edhe gjatë kohës kur janë ndërtuar, edhe gjatë kohës që kanë punuar.

Në librat tregtare është evidentuar një objekt – terren për hokej, për të cilin nuk ka leje për ndërtim, kurse ai funksionon dhe realizon të ardhura nga ushtrimi i veprimtarisë me titull “vendosja e pajisjes urbane” me vitet të tëra – thekson raporti i revizorit.

Për ndërtimin e terrenit për hokej, në fund të vitit 2010 është nënshkruar kontratë me një firmë të huaj në vlerë prej 349.000 еurosh pa TVSH dhe me afat për realizim të punëve deri më 15.03.2015.

Kjo vlerë është shtuar për punë plotësuese në bazë të tre kontratave të nënshkruara në mars të vitit 2011, 2012 dhe 2013. Vlera e përgjithshme e furnizimit për pjesën ndërtimore të terrenit për hokej, për furnizimet e kryera arrin vlerën prej 848.000 еurosh – potencon revizori.

Është përmendur edhe Akua parku 

Është bërë regjistrimi i objektit (ndërtesës) së Akua parkut rekreativ në maj të vitit 2013, para se të sigurohen dokumentet përkatëse për gjendjen faktike në terren, në përputhje me dispozitat ligjore dhe për këtë arsye kërkohet ndryshim 3 vite pas përfundimit të ndërtimit të objektit – thuhet në raportin revizor.

Përndryshe, Shoqëria ka bërë kërkesë për ndryshime të projektit më 15.07.2016 deri te komuna e Karposhit, me dokumentacion shoqërues, mirëpo sipas revizorit, kërkesa akoma nuk është miratuar. Revizori kërkon nga personat përgjegjës të ndërmarrin masa dhe aktivitete për evidentimin e drejtë dhe paraqitjen e vlerës së pjesës ndërtimore dhe të pajisjes në Akua park, në bazë të regjistrimit të inventarit që është bërë në fund të vitit 2014.

Revizioni e ka përfshirë edhe punën e terreneve për tenis dhe të lojtores me birila (bouling)

“Në librat tregtare dhe raportet financiare të Shoqërisë nuk janë evidentuar objektet ndërtimore për terrenet e ndërtuara për tenis, edhe pse ndërtimi ka përfunduar në vitin 2015 dhe ato janë lëshuar në përdorim më 2 qershor të vitit 2015 – thonë revizorët, transmeton Portalb.mk. Sipas të dhënave të paraqitura, në vitin 2015, nga terrenet e tenisit janë paraqitur të ardhura prej 466.000 denarësh, njofton

Në raport më tej thuhet:

Gjatë vitit 2015 nga shitja e artikujve që shërbehen në lojtoren me birila janë realizuar të ardhura në vlerë prej 1.880.000 denarësh, dhe për arkëtimin e tyre përdoret çmimorja e cila nuk është miratuar nga ana e drejtuesit, gjë që nuk është në përputhje me Standardin ndërkombëtar të kontabilitetit 18 të Rregullores. Gjatë revizionit është sjellë Vendim për përcaktimin e çmimeve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike dhe të produkteve ushqimore për shfrytëzuesit e shërbimeve të VIP lojtores me birila.

Prandaj, revizori rekomandon që personat përgjegjës të ndërmarrin aktivitete për evidentimin e shitjes së mallrave dhe të shërbimeve në tregtinë me pakicë në përputhje me rregullativën ligjore. Përndryshe, Shoqërisë që udhëheq me qendrën sportive-rekreative, përveç që në dispozicion i është dhënë tokë shtetërore, me vendim të qeverisë, për shfrytëzim i është dhënë edhe parkingu, pa kompensim, i cili i jepet me qira qendrës për karting, ndërsa në fletën e pronësisë të Agjencisë për kadastër të patundshmërive udhëhiqet si tokë e pandërtuar ndërtimore. Në fund të vitit 2015 Komisioni për regjistrim ka përgatitur listën për regjistrim të tokës dhe ajo është evidentuar në librin e mjeteve themelore si tokë me vlerë zero.

Njëri nga rekomandimet është që Drejtuesi i Shoqërisë të ndërmarrë masa për punësimin e personave profesionalë dhe kompetentë në Sektorin për financa dhe kontabilitet, të cilët do të jenë përgjegjës për kryerjen e plotë të detyrave të punës, ku bën pjesë edhe përgatitja e llogarive vjetore. Potencohet edhe nevoja për bashkëpunim me person juridik që të rishqyrtohen politikat e miratuara për kontabilitet që kanë të bëjnë me modelin e ndryshëm të vlerësimit të patundshmërive, makinerisë dhe të pajisjeve.

ВNë shkurt të vitit 2016 është bërë revizioni i zbatimit të rekomandimeve të prezantuara në Raportin përfundimtar nga Revizioni i kryer i suksesshmërisë, me ç’rast me revizionin e masave të ndërmarra në lidhje me rekomandimet e dhëna është konstatuar se për to janë ndërmarrë aktivitete. Për këto konstatime, Revizori shtetëror ka marrë përgjigje nga personi përgjegjës i Shoqërisë që udhëheq me qendrën sportive-rekreative “Boris Trajkovski. Në mes tjerash në përgjigje, thuhet:

Në vitin 2014 ndarja e Akua parkut rekreativ në pjesë ndërtimore dhe pajisje është bërë në bazë të situatave të përfunduara nga realizuesit e objektit. Udhëheqësi i Shoqërisë solli vendim për formimin e Komisionit për përcaktimin e vlerës reziduale të çdo mjeti themelor veç e veç gjatë regjistrimit të inventarit për vitin 2016.

Sa i përket terreneve të tenisit, nga Shoqëria kanë informuar se kanë vepruar në përputhje me Ligjin për ndërtim dhe se terrenet sportive janë lëshuar në përdorim pas përgatitjes së raportit për kontroll të realizuar teknik nga inxhinieri mbikëqyrës ku është konstatuar se ndërtimi mund të lëshohet në përdorim. Nga Shoqëria informojnë se në vitin 2016 për herë të parë është realizuar fitim.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.