АNALIZË: Rriten shpenzimet qeveritare – mirëpo për çka?

Në mesin e shkurtimeve buxhetore ka qenë edhe gjyqësori.

Вкупните буџетски расходи само за една година, или во 2015 во однос на 2014 година се зголемиле за 20,1%, при што најголем раст за цели 182% има кај расходите за отплата на главнина а кај каматите пак растот изнесувал 26,9%. Од друга страна, во истиот анализиран период капиталните расходи се намалиле за 3,0%

Shpenzimet e përgjithshme buxhetore vetëm për një vit, apo në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014 janë rritur për 20,1%, me ç’rast rritje më të madhe prej 182% ka te shpenzimet për shlyerjen e shumë kryesore, ndërsa te kamatat rritja ka qenë 26,9%. Nga ana tjetër, në periudhën e njëjtë të analizuar, shpenzimet kapitale janë zvogëluar për 3,0%.


Shkruan: Aneta Dodevska

Rriten shpenzimet qeveritare, mirëpo në mënyrë dramatike për kthimin e borxheve – kryegjësë dhe kamatave. Një pjesë e madhe e buxhetit apo rreth 20 për qind përfundon për transfere, më së shumti deri te fondet, e nuk është i vogël as zëri për rroga dhe kompensime, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Në letër – për pushtetin gjyqësor janë projektuar limite ligjore që duhet të miratohen dhe të jepen, mirëpo në praktikë, këto para nuk kanë shkuar te gjykatat. 

 

Si dhe për çka është shpenzuar buxheti…

Madje 19,7% e buxhetit përfundon për transfere rrjedhëse deri te shfrytëzuesit jobuxhetorë – ku bëjnë pjesë edhe fondet, ndërsa 16,2% e shpenzimeve buxhetore përfundojnë për rroga dhe kompensime. Struktura e shpenzimit të parave buxhetore, të cilën e publikoi Enti shtetëror për statistikë tregon se për pagesën e kamatave përfundojnë 4,5%, ndërsa për benificione sociale 4,9% e buxhetit. Për shpenzime kapitale, të cilat konsiderohen kyçe në komponentën zhvillimore të buxhetit, në vitin 7,58%. I konsiderueshëm është edhe zëri për shumë kryesore, për të cilën janë shpenzuar 19,8% e parave të buxhetit.

Shpenzimet e përgjithshme buxhetore vetëm për një vit, apo në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014 janë rritur për 20,1%, me ç’rast rritje më të madhe prej 182% ka te shpenzimet për pagesën e kryegjësë, ndërsa te kamatat rritja ka qenë 26,9%. Nga ana tjetër, në periudhën e njëjtë të analizuar, shpenzimet kapitale janë zvogëluar për 3,0%.

Me këtë raport revizor është bërë edhe revizion i buxhetit themelor për vitin 2015, mirëpo është përfshirë edhe zbatimi i rekomandimeve të dhëna në Raportin përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për vitin 2014.

Menaxhimi dhe ekzekutimi i buxhetit të vitit 2015, në pjesën e planifikimit dhe të ekzekutimit të shpenzimeve dhe të dalave të tjera dhe planifikimi dhe ekzekutimi i të hyrave, sipas revizorit, në pjesën më të madhe kanë qenë në përputhje me shumat e përcaktuara në kuadër të buxheteve të miratuara të shfrytëzuesve të veçantë buxhetorë, përveç në pjesën e transfereve deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe të mjeteve në kuadër të buxhetit për pushtetin gjyqësor. 

 

Financimi i pushtetit gjyqësor…

Në letër – shuma të përcaktuara dhe të planifikuara për financimin e pushtetit gjyqësor, mirëpo në praktikë – pagesë buxhetore e shumave më të vogla se sa ato të përcaktuara me ligj. Këto janë një pjesë e konstatimeve të revizorit shtetëror që kanë të bëjnë me financimin e pushtetit gjyqësor.

Me analizën e bërë të të dhënave që kanë të bëjnë me mjetet e miratuara për pushtetin gjyqësor, për periudhën 2012-2015, si dhe duke e pasur parasysh lartësinë e paraparë të miratimit të tyre, konstatuam se dinamika e përcaktuar e miratimit të mjeteve në kuadër të buxhetit për pushtetin gjyqësor, në periudhën e lartpërmendur nuk është arritur niveli i përcaktuar me ligj i buxhetit të paraparë për pushtetin gjyqësor në lartësi prej 0,8% të Prodhimit të brendshëm bruto – thuhet në raportin e revizionit.

 

Kështu për shembull, në vitin 2012, është dashur të miratohen 0,50%, mirëpo janë dhënë 0,45%, në vitin 2013 sipas revizionit ka dështim më të madh dhe në vend të vlerës prej 0,6% për pushtetin gjyqësor janë ndarë mjete në vlerë prej 0,39%. Në vitin 2014, në vend se 0,7% – janë ndarë 0,41%, ndërsa në vitin 2015 në vend të 0,8%, për pushtetin gjyqësor janë ndarë 0,38%.

Mënyra e këtillë e planifikimit dhe e financimit të pushtetit gjyqësor krijon rrezik për sigurim të plotë të financimi stabile, afatgjatë, të barabartë dhe adekuat të pushtetit gjyqësor” – konstaton revizori.

Ministria për Financa ka dorëzuar vërejtje në lidhje me raportin e revizionit.

“Nga ana e personit udhëheqës në Ministrinë për Financa janë pranuar vërejtje në lidhje me Propozim-raportin e revizorit shtetëror, ato janë shqyrtuar dhe është konstatuar se një pjesë e tyre paraqesin njoftim për gjendjet e konstatuara, një pjesë pranohen pjesërisht dhe një pjesë nuk pranohen” – thuhet në revizion.

Nga shtatë rekomandimet e dhëna pas revizionit të vitit 2014, sipas revizorit, është konstatuar se katër rekomandime janë duke u realizuar, njëri është realizuar në tërësi, ndërsa dy rekomandime nuk janë zbatuar.

Tempoja me të cilën Maqedonia futet në borxh, së bashku me qëllimin për të cilin janë dedikuar ato kredi, shpeshherë përmendet edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare financiare, të cilat rekomanduan konsolidim të financave publike. Nga ana tjetër, për këtë vit tashmë është paralajmëruar hua e re nëpërmjet eurokambialit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.