Analizë: Revizorët kanë hyrë në Arkivin Shtetëror

Pa evidentim të librave dhe pa flet-pronësi për ndërtesën. Foto: Ueb-faqja e Arkivës.

 

 Si ka punuar Arkivi Shtetërorë, pagesa e kompensimeve, sistemimi i të punësuarve, evidentim i librave, të ardhurat dhe harxhimet përfshirë me 31 dhjetor 2016? Shumë çështje lidhur me punën e këtij institucioni shtetëror janë të përfshirë në raportin e ri revizor me të cilën janë të përfshira dy llogari nga Buxheti Themelor i Arkivit Shtetëror, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

 

 Shkruan Aneta Dodevska

. Në raport thuhet se është e përfshirë periudha në të cilën si drejtor ka qenë Filip Petrovski, gjegjësisht sipas revizorit, raportet e financave janë përgjegjësi e udhëheqësisë së Arkivit Shtetëror të përfaqësuar nga Filip Petrovski që nga 20.10.2015. Revizori njofton se nga ana e personit përgjegjës nuk janë marrë vërejtje në lidhje me draft-raportin.

 

PERIUDHË TË GJATË NUK KA EVIDENTIM TË FONDIT TË LIBRAVE

Mospërputhje më të mëdha ka pasur gjatë evidentimit, gjegjësisht në pjesën e librave me të cilat ka disponon Arkivi Shtetëror. Kështu, sipas gjetjeve të revizionit shtetëror, libra me vlerë prej afërsisht 32.000 janë “çregjistruar” me arsyetimin se janë shkatërruar nga fatkeqësitë natyrore.

“Me kryerjen e evidentimit të librave në depon për vitin 2014, është kryer evidentimi i librave me vlerë prej 1.949.000 denarë (32.000 euro) për arsye që fondi i librave është shkatërruar nga fatkeqësitë natyrore, duke mos miratuar më pas akt nga ana e drejtorit për veprim me fondin e çregjistruar të librave”  – thonë nga revizori.

Njëkohësisht, një periudhë të gjatë, nuk është bërë evidentimi i librave në bibliotekë.

“Arkivi Shtetëror ka kryer evidentim të librave në bibliotekën përfshirë me gjendjen e 31.12.2011. Kjo gjendje nuk është në pajtueshmëri me nenin 29 nga Rregullorja për Kontabilitet për Buxhetin dhe Shfrytëzuesit Buxhetor, sipas së cilës, shfrytëzuesit buxhetor të cilët kryejnë veprimtari në fushën e bibliotekës mund të kryejnë evidentim në afatin jo më të gjatë se 5 vjet”, thuhet në raportin revizor.

 

 

SI JANË PAGUR KOMPENSIMET DHJE SI JANË SHFRYTËZUAR VETURAT…

Mospërputhje më të mëdha, revizori ka konstatuar në pjesën e organizimit, gjegjësisht sistematizimit të të punësuarve. Në fakt, me vonesë prej një vitit dhe nëntë muaj, është miratuar Rregullorja me të cilën është kryer harmonizimi i aktit për sistematizim të vendeve të punës sipas dispozitave ligjore.

“Aktet për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës nuk janë regjistruar në afatin e caktuar ligjor. Në akt për sistematizim të vendeve të punës, në një pjesë të njësive organizative nuk janë paraparë të gjitha nivelet e vendeve të punës të zyrtarëve administrativ”, nënvizon revizori.

 

Plotësisht thotë se edhe me rregullore, në pjesën e njësive organizative nuk janë paraparë të gjitha nivelet e vendeve të punës të zyrtarëve administrativ.

 

“Kjo gjendje ka ndikuar në procedurën për avancim të zyrtarëve administrativ e cila ka për qëllim që t’u mundësojë avancim në karrierë, që nuk është në pajtueshmëri me nenin 48 nga ligji për zyrtarët administrativ”, konstaton revizioni shtetëror.

 

Pagesa e kompensimeve për jashtë orarit të punës, sipas revizorit është problematike. Në fakt, duke u thirrur në dispozitat ligjore, revizioni rikujton se në kësi rasti, i punësuari duhet të marrë orë të lira, gjegjësisht ditë, aq sa është angazhuar plotësisht. Nëse nuk plotësohet kjo, atëherë duhet që t’i paguhet shtesë në rrogë me vlerë prej 35% nga vlera e rrogës bazë, të llogaritur me orë.

“Gjatë pagesës së kompensimeve për punë jashtë orarit të punës nuk janë siguruar dokumente me të cilat konstatohet se zyrtarët administrativ janë angazhuar që të punojnë jashtë orarit të punës, por as nuk është dorëzuar njoftim deri te inspektori shtetëror i punës, për angazhim jashtë orarit të punës me status të personelit ndihmë-teknik”, notohet në raportin e revizorit shtetëror, dhe shtohet:

“Nuk është mundësuar që orët e punuara jashtë orarit të punës të zëvendësohen me ditë të lira të cilët të punësuarit është dashur t’i shfrytëzojnë deri në fund të muajit të kaluar, pasi që të njëjtit janë paguar me rrogë për muajin në të cilën kanë punuar. Gjithashtu, shtesa për punën jashtë orarit të punës nuk është llogaritur sipas nenin 92 paragrafi 7 i ligjit për zyrtar administrativ, gjegjësisht puna jashtë orarit të punës është paguar për çdo orë të kaluar dhe i njëjti nuk është rritur për 35% nga vlera e rrogës bazë, të llogaritur për një orë”.

 

Revizori ka konstatuar se janë paguar kompensime për të punësuarit në pozita të larta të cilët nuk kanë qenë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore.

“Janë llogaritur dhe paguar kompensime të harxhimeve për udhëtim të zëvendësdrejtorit dhe personave të punësuar në sektorët e zonave, për të cilët nuk janë të parapara në dispozitat ligjore”, shprehet revizori dhe zbardh:

“Gjatë vitit 2016, drejtori i Arkivit Shtetëror ka miratuar vendim për shfrytëzimin e veturës së tij për qëllime personale të zëvendësdrejtorit për transport prej dhe deri në vendin e punës, që nuk është në pajtueshmëri me dispozitat e rregullativës ligjore”.

 

 

NDËRTESË E RE PA FLETË-PRONËSI

 

Me kontrollin në raportet financiare të Arkivit Shtetëror, revizori ka zbardhur se ky institucion disponon me objekte ndërtimtare me vlerë prej 2.1 milion euro. Me vendim të Qeverisë në vitin 2015, Arkivi Shtetëror ka marrë për shfrytëzim të përhershëm objekt të ri i cili është në pjesën qendrore të institucionit. Deri në ditën e revizionit Arkivi Shtetëror nuk ka ndërmarrë aktivitete për përftimin e të drejtës së pronësisë së ndërtesës.

 

„Arkivi Shtetëror nuk disponon me fletë-pronësi për objektin në të cilin është e vendosur selia. Nuk është kryer regjistrimi i objekteve ndërtimtare në të cilën janë të vendosura sektorët e zonave në Tetovë dhe Strumicë, për të cilat Arkivi Shtetëror disponon me fletë-pronësi”, thuhet në revizion.

 

Në draft-raportin e revizionit, personi përgjegjës i Arkivit Shtetëror nuk ka dorëzuar përgjigje. Revizioni, përveç vërejtjeve ka dhënë rekomandime, kryesisht për harmonizimin me rregullativën ligjore, por edhe respektim dhe zbatim të ekzistueses.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.