ANALIZË: Prej ku do të fillojnë reformat në administratë?

Kohë për në shtëpi. Të paktën për ata administratorë të cilët janë paraqitur në punë. Foto: Alan Cleaver, 2008

Изборни вработувања, привремено вработени, седат дома, а земаат плата – претстојната реформа во администрацијата ќе значи и решение за бројни проблеми со кои сега се соочува овој сектор. Според законската регулатива бројот на вработени со договор за времено вработување не може да надмине 1% од вкупниот број на вработени. Пред да се посегне по длабински реформи, потребна е функционална анализа која треба да ги покаже состојбите – каде има превработеност, а каде недостаток на кадар во администрацијата, велат експертите

 

Shkruan: Aneta Dodevska

 

Të punësuarit në administratë që rinë në shtëpi dhe marrin rrogë, së shpejti do të marrin detyra pune, mirëpo si është gjendja me punësimet në sektorin publik duhet të tregojë Analiza funksionale të cilën është duke e përgatitur Ministria për Shoqëri Informatike. Qeveria i numëroi punëtorët administrativë të punësuar gjatë periudhës parazgjedhore dhe asaj zgjedhore, mirëpo numri përfundimtar i të punësuarve në sektorin publik do të publikohet deri në fund të vitit. Një pjesë e ekspertëve thonë se departizimi i administratës duhet të jetë prioritet i qeverisë së re, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

CILA ËSHTË STRUKTURA ETIKE E ADMINISTRATËS?

Punësime zgjedhore, të punësuar të përkohshëm, punëtorë që rinë në shtëpi dhe marrin rrogë – reforma e ardhshme e administratës do të paraqesë edhe zgjidhje për problemet e shumta me të cilat ballafaqohet ky sektor. Sipas rregullativës ligjore, numri i të punësuarve me kontratë për punësim të përkohshëm nuk mund të tejkalojë 1% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve. Para se të fillohet me reformat e detajuara, nevojitet analizë funksionale, e cila do të tregojë se cilat janë gjendjet – ku ka punësim të tepërt, e ku ka mungesë të kuadrove në administratë, thonë ekspertët.

Institucionet e Maqedonisë në nivel shtetëror dhe lokal duhet të bëjnë analizë të plotë të kapacitetit dhe të potencialit zhvillimor të të punësuarve në administratën e Maqedonisë, me qëllim që të kthehet vëmendja në cilësinë e tyre reale, e jo në atë të pritur. Ky proces nënkupton përgatitje të dokumenteve sistemore për reforma për përforcimin e kapacitetit administrativ në institucionet e Maqedonisë – thotë për Portalb.mk profesori universitar, Leonid Nakov.

Përfaqësim më të madh të punëtorëve administrativë me përkatësi etnike shqiptare ka në Sekretariatet e qeverisë me 86,6%, pastaj vjen Avokati i Popullit me 40,9%, ndërsa në vendin e tretë për nga përfaqësimi i shqiptarëve etnikë në institucionet shtetërore është Kuvendi me 25,1%. Përfaqësim më të ulët sipas të dhënave të Regjistrit kanë Gjykatën Kushtetuese me 4,3%, ndërsa shqiptarët aspak nuk janë të përfaqësuar në Agjencinë për rregullimin e sektorit hekurudhor, si dhe te Komisioni shtetëror për ankesa në lidhje me furnizimet publike në Shkup. Në nivel të ministrive, përfaqësimi i të punësuarve të nacionalitetit shqiptar është 20,4%.

Në qoftë se analizohet struktura etnike e ministrive, vërehet se ka ministri në të cilat maqedonasit janë më të përfaqësuar, mirëpo në numrin më të madh të ministrive nuk ka përfaqësim të drejtë dhe adekuat të pjesëtarëve të bashkësive të tjera joshumicë – qëndron në Regjistrin e nëpunësve publikë.

Përderisa qeveria paralajmëroi rinumërim të punëtorëve administrativë dhe riorganizime dhe sistematizime të reja të mundshme të tyre, një pjesë e ekonomistëve – afaristë thonë se në këtë pako duhet të gjendet zgjidhje edhe për ata që rinë në shtëpi dhe marrin rrogë nga buxheti.

Nuk ekziston menaxher në Maqedoni që nuk është përballur me burokraci joproduktive, në nivel horizontal në të gjitha fushat e aparatit shtetëror. Kjo është njëra anë, ndërsa ana tjetër është fakt se ne, e kur them ne e kam fjalën për sektorin privat, paguajmë punëtorë që rinë në shtëpi, e që janë të punësuar për merita partiake. Çka do të bëjmë me këta njerëz? Del se njerëz cilësorë, me shumë njohuri, paguajnë njerëz jocilësorë. Këta punëtorë administrativë, që janë punësuar në këtë mënyrë nuk janë njerëz të ndershëm, sepse i harxhojnë paratë të cilat të tjerët i fitojnë me vështirësi – thotë ekonomisti, Zoran Vitanov nga Asociacioni i menaxherëve. Sipas tij çdo muaj nga buxheti miliona euro shkojnë në bunar – për rroga të ushtarëve partiakë.

Mu për këta të punësuar të cilët sipas Marrëveshjes së Ohrit janë pjesë e administratës, mirëpo që rinë në shtëpi, MSHIA-ja paralajmëroi sistematizim. Këto punësime janë regjistruar në Regjistrin e nëpunësve publikë.

Prej vitit 2009 deri në vitin 2015, nëpërmjet programit K5 janë shpallur gjithsej 29 konkurse për punësimin e 2898 nëpunësve shtetërorë. Problem kryesor i kësaj mënyre të punësimit gjatë viteve, ishte se nuk i merrte parasysh nevojat e institucioneve për profile adekuate të të punësuarve – thuhet në Regjistrin e nëpunësve publikë për vitin 2016 dhe shtohet se:

Në periudhën e kaluar një numër i konsiderueshëm i njerëzve nga programi K5 u shpërndanë nëpër institucione të tjera të sektorit publik, ndërsa në këtë moment në Sekretariat nëpërmjet këtij programi, marrëdhënie të punës kanë vendosur 1.743 nëpunës shtetërorë.

Sipas të dhënave që janë në dispozicion nga Regjistri i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, më 31 dhjetor të vitit 2016 në institucionet e sektorit publik nga gjithsej 110.311 të punësuar, 82.900, gjegjësisht 75,15% janë maqedonas, 21.279, gjegjësisht 19,29% janë shqiptarë, 1.781, gjegjësisht 1,61% janë turq, 1.272, gjegjësisht 1,15% janë serbë, 1.215, gjegjësisht 1,10% janë romë, 479, gjegjësisht 0,43% janë boshnjakë, 478, gjegjësisht 0,43% janë vllahë, ndërsa 907, gjegjësisht 0,82% janë të tjerë ose nuk janë deklaruar.

Sipas përfaqësimit gjinor, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve shqiptarë në sektorin publik, 14,2% janë shqiptare.

Prej tyre, më së shumti janë të punësuara në veprimtarinë e arsimit, gjegjësisht 53%, pastaj në shëndetësi, 18%, e më pas vjen administrata me 15%. Te meshkujt, nga të gjithë meshkujt e punësuar në sektorin publik, 25% janë pjesëtarë të bashkësisë shqiptare, me ç’rast numri më i madh i tyre, 37% janë të punësuar në veprimtarinë e arsimit, 22% në administratë, 14% në veprimtaritë komunale, 9% në shëndetësi, etj. – thuhet në raportin për vitin 2016.

Ministri për shoqëri informatike, Damjan Mançevski, tha se gjatë procesit zgjedhor, para se ta lëshojë pushtetin, garnitura paraprake në pushtet ka punësuar mbi shtatë mijë e shtatëqind punëtorë të rinj administrativë, ndërsa më shumë se gjysma kanë marrë pëlqim për punë ditën e njëjtë kur janë shpallur zgjedhjet.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.