ANALIZË: Pagesa problematike të rrogave, prokurime që bien ndesh me ligjin – gjetjet e revizionit në Qendrën e Shëndetit Publik në Tetovë!

Mospërputhje në pagesën e rrogave, sistematizim problematik i vendeve të punës, zgjedhje e drejtorit pa konkurs, problemi i pronësisë për hapësirë, mungesa e konkurrencës në prokurimin publik – këto janë një seri vërejtjesh dhe dobësish të zbuluara nga revizori shtetëror në funksionimin e Qendrës së Shëndetit Publik – Tetovë, i cili është i rëndësishëm sepse ka një laborator të akredituar për Kimi sanitare, i cili u shërben pacientëve dhe është i vetmi në rajon që merret me testimin e sigurisë së ushqimit dhe ujit, dhe në parandalimin epidemive dhe infeksioneve. Për raportet financiare të Qendrës së Shëndetit Publik në Tetovë, revizioni përmbahet të japë një mendim për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe shpreh një mendim jo të favorshëm për respektimin e legjislacionit. Lidhur me draft-raportin, auditorët informojnë se asnjë vërejtje nuk është pranuar nga personi i autorizuar – udhëheqësi, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk.

Si janë paguar rrogat dhe shtesat…

 Është punuar jashtë orarit – por pa miratuar një procedurë që rregullon mënyrën e funksionimit të organizimit, regjistrimit dhe kontrollit të punës jashtë orarit. Një seri mospërputhjesh zbulohet nga kontrolli për pagesën e rrogave dhe shtesave për punonjësit e institucionit shëndetësor në Tetovë.

“Ne kemi gjetur se gjatë vitit jashtë orarit në shërbime të caktuara janë angazhuar punonjës për punë në terren, jashtë orarit normal të punës ku Qendra për çdo orë të punës jashtë orarit ka llogaritur dhe miratuar punonjësit një orë e gjysmë në ditë të lirë, që nuk është në përputhje me dispozitat pozitive”, auditorët deklarojnë se dispozitat parashikojnë që punonjësi ka të drejtë aq orë të lira pune-ditë sa që ka punuar jashtë orarit.

Shtëpia e Shëndetit – Tetovë

Megjithëse Qendra për Shëndet Publik ka një sistem elektronik për regjistrimin e orarit të punës, nga intervistat me personat përgjegjës dhe inspektimin e dokumentacionit, revizorët arritën në përfundimin se gjatë vitit 2018 sistemi nuk ishte plotësisht funksional, gjegjësisht të dhënat nga ai nuk janë përdorur për llogaritjen e rrogave dhe për kontroll dhe analizë të rregullsisë së punëtoreve. Për më tepër, zbulohet se institucioni shëndetësor në Tetovë nuk ka implementuar Sistemin qendror të regjistrimeve të orarit të punës të krijuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe as nuk është caktuar një person përgjegjës për verifikimin dhe monitorimin e sistemit të regjistrave elektronikë.

“Gjendjet e identifikuara ndikojnë në verifikimin e saktësisë së të dhënave të orarit të stafit dhe kontrollin e hyrjes në ambientet e Qendrës”, thonë revizorët.

Sa i përket pjesës së pagesës së rrogave, auditorët tregojnë se gjendja e vërtetuar nuk është në përputhje me disa ligje: Ligjin për zyrtarët administrativLigjin për kujdesin shëndetësor dhe Ligjin për marrëdhënie të punës.

Me vendim të Ministrit të Shëndetësisë në gusht 2017, u emërua ushtrues detyre Drejtori i Qendrës me një mandat gjashtëmujor, cili e kryen këtë funksion deri në datën e realizimit revizionit në vitin 2019.

“Bordi i drejtues i Qendrës nuk ka vepruar në përputhje me nenin 108 të Ligjit për kujdesin shëndetësor, sipas të cilit është dashur të merret një vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e një organi punëdhënës”, shënoi Revizioni.

Shtëpia e Shëndetit – Laboratori – Tetovë

Cili do të jetë fati i laboratorit sanitar – të vetmit në rajon..

Një problem i madh zbulohet gjatë revizionit të hapësirës ku ndodhet institucioni i kujdesit shëndetësor në Tetovë. Auditorët thonë ISHP Qendra e Shëndetit Publik – Tetovë nuk ka lokalet e veta dhe ato në të cilat është vendosur janë problematike. Përkatësisht, në vitin 2011 Qeveria i dha në përdorim të përkohshëm Ministrisë së Arsimit dhe në vitin 2014 e drejta e shfrytëzimit të pasurive të paluajtshme u transferua në Universitetin Shtetëror – Tetovë për një periudhë prej 10 vjetësh, gjatë së cilës u përcaktuan kostot për lëvizjen e institucionit të kujdesit shëndetësor dhe të njëjtat ti mbartë Universiteti i Tetovës.

“Universiteti Shtetëror i Tetovës në janar 2019 paraqiti në Qendër një kërkesë për braktisje të lokaleve edhe pse nuk kishte përmbushur më parë detyrimet e saj në përputhje me konkluzionin e Qeverisë në lidhje me sigurimin e hapësirës adekuate dhe zhvendosjen e Qendrës. Në këtë hapësirë është vendosur veprimtaria sanitare dhe higjienike, si dhe  Laboratori i akredituar për kimi sanitare që u shërben pacientëve dhe është i vetmi në rajon që merret me ekzaminimin e ushqimit dhe sigurisë së ujit, si dhe parandalimin e epidemive dhe infeksioneve, i cili kërkon funksionim të vazhdueshëm”, deklaroi Revizioni dhe shënon që pavarësisht kësaj Universiteti i Tetovës madje i ka dorëzuar Qeverisë dhe ministrisë së linjës shkresë ku kërkon zgjidhje për problemin. Ministria e Shëndetësisë udhëzon Universitetin të veprojë sipas vendimit të qeverisë dhe të sigurojë hapësirë të përshtatshme për institucionin shëndetësor në Tetovë. Deri në datën e revizionit nuk ka zgjidhje për këtë kontest.

Auditorët tregojnë për mungesën e konkurrencës që duhet të çojë në uljen e çmimeve të blerjes së aparateve dhe reagensëve, gjegjësisht të gjitha aparatet janë sistem i mbyllur dhe përdorin reagensë të siguruar nga një kompani nga e cila janë prokuruar ose vetëm një kompani zotëron të drejtën ekskluzive për të shitur reagensë.

“Për shkak të mungesës së kushteve për të ulur çmimin përmes ankandit elektronik pranohet çmimi i dhënë në ofertën e ofertuesit të vetëm. Mënyra vendosur për të siguruar aparatet për kryerjen e testeve laboratorike dhe kryerja e prokurimeve për reagensët nuk siguron konkurrencë, kryerjen e ankandeve elektronike dhe shfrytëzimin e duhur të fondeve të dhëna përmes prokurimit publik i cili nuk është në përputhje me nenin 2 të Ligjit për prokurimit publik”.

Në fund të vitit 2018, institucioni shëndetësor në Tetovë raportoi kërkesa të papaguara nga Ministria e Shëndetësisë për shërbime të kryera shëndetësore në vlerë prej 52 300 euro.

Shtëpia e Shëndetit – Laboratori – Tetovë

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.