ANALIZË: Koronavirusi: Rekomandime për qytetarët nga bankat, institucionet, ndërmarrjet komunale!

Funksionim i reduktuar i sporteleve të bankave, pagesë e faturave përmes internetit, orare dimërore të transportit publik, tolerancë për qytetarët me fatura të papaguara për shërbimet publike. Për vetëm disa ditë, një numër institucionesh shtetërore dhe ndërmarrjesh private dolën me rekomandime dhe mesazhe konkrete për qytetarët për ta parandaluar infeksionin nga koronavirusi. Portalb.mk bën përzgjedhje në një vend të informacioneve që janë të më të rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve.

 

Shkruan: Aneta Dodevska 

 

ORARI I REDUKTUAR I BANKAVE – PAGESA PËRMES INTERNETIT 

Orar i shkurtuar i punës në disa filiale të bankave, pagesë e faturave dhe e kredive në mënyrë elektronike, vizita të kufizuara në filiale. Këto janë një pjesë e rekomandimeve të grupacioneve bankare dhe të Asociacionit të Bankave të Maqedonisë drejtuar klientëve. Një nga grupacionet kryesore, “NLB Tutunska banka”, njoftoi se disa nga filialet do të punojnë me orar të shkurtuar të punës.

Për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit. Filiali në Vallandovë do të punojë me orar të shkurtuar të punës nga e hëna deri të premten nga 8 e mëngjesit deri në ora 12 pasdite, ndërsa filialet në Karposh 4, “Tri Biseri”, te Qendra Klinike dhe Katedralja Ortodokse në Shkup nuk do të funksionojnë – njoftuan nga banka NLB.

Sektori bankar me qëndrim të konsoliduar për masat parandaluese.

Do të donim t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe personave juridikë – klientë të bankave, shtëpive të kursimit, Agjencisë për pastrimin e llogarive dhe Byrosë për Kredi të Maqedonisë që t’i kufizojnë vizitat në filialet/degët dhe në ambientet e tjera të biznesit të anëtarëve tanë dhe t’i shmangen kontaktit të drejtpërdrejtë dhe të afërt, si dhe përshëndetjes me dorë me punonjësit, si dhe t’i respektojnë plotësisht të gjitha rekomandimet e dhëna nga Qeveria – njoftoi Asociacioni i Bankave të Maqedonisë.

Të gjitha bankat në ueb-faqet e tyre kanë publikuar një paketë masash parandaluese dhe informacion shtesë për klientët. Nga ana tjetër Banka Popullore, përgjegjëse për stabilitetin e çmimeve, tha se do ta zvogëlonte numrin e vizitave të qytetarëve në BPM dhe se anulohet  pjesëmarrja e personelit në konferenca, seminare dhe trajnime të organizuara nga subjekte të jashtme, e po ashtu janë anuluar edhe të gjitha ngjarjet në organizim të Bankës Popullore.

POROSI DHE PROPOZIME TË KOMPANIVE KOMUNALE DHE RREGULLATORËVE 

Sëmundja e koronavirusit i ka mobilizuar edhe organet rregullatore, dhe kështu Komisioni Rregullator për Energjetikë u bëri thirrje kompanive të energjisë që në periudhë prej 14 ditësh, deri sa janë në fuqi masat rigoroze të parandalimit të qeverisë, të mos i shkyçin nga rrjeti i tyre qytetarët që nuk i kanë paguar faturat e energjisë elektrike dhe të ujit.

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit rekomandon që në dy javët e ardhshme kompanitë që ofrojnë shërbime të energjisë, si dhe ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime të ujit, të përmbahen nga shkyçja e tyre nga rrjeti për shkak të faturave të papaguara – tha kryetari i KRE-së, Marko Bislimoski.

Masa të shtuara mbrojtëse për punonjësit dhe tolerancë më e madhe për qytetarët që duhet rregullisht të paraqiten si të papunë – Agjencia e Punësimit njoftoi se lejon paraqitje me vonesë të personave të papunë në qendrat e punësimit.

 Agjencia e Punësimit i njofton të gjithë personat e papunë që ta shtyjnë paraqitjen e rregullt në Qendrat e punësimit në datat që u janë caktuar gjatë paraqitjes së fundit të rregullt, deri në datën e skadimit të masave të marra për të mbrojtje nga infeksioni i koronavirusit, dhe kjo do t’u arsyetohet nga Agjencinë e Punësimit”- njoftoi Agjencia e cila tha se shërbimet e punësimit, si dhe dokumentet do të jenë në dispozicion të qytetarëve në mënyrë elektronike, në ueb-faqen e Agjencisë.

Edhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës u bëri thirrje qytetarëve që nëse kërkojnë shërbime ose ndonjë lloj tjetër të konsultimit me institucionet shtetërore në 14 ditët e ardhshme, këtë ta bëjnë këtë në mënyrë elektronike.

Bëjmë me dije se për certifikatën nga libri amë i lindjeve, martesave dhe vdekjeve, përveç që kërkesa mund të dorëzohet në mënyrë elektronike, tani mund ajo edhe të merret në mënyrë elektronike. Kjo është e mundur përmes portalit për shërbime elektronike, si dhe përmes portalit të Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë – informuan nga ministria.

Edhe EVN-ja lëshoi një komunikatë për publikun ku njoftoi për futjen e masave për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit:

Për ta zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit, apelojmë që frekuenca e përdoruesve në zyrat pranuese në Qendrat e Energjisë së Konsumatorëve dhe në Qendrën e Informacionit në QTQ të zvogëlohet në minimum dhe të përdoret sistemi elektronik i radhës së pritjes. Ju lutemi vizitat në zyrat pranuese të bëhen vetëm për kërkesa dhe shërbime urgjente. 14 ditët e ardhshme, derisa masat e mbrojtjes të jenë në fuqi, zyra pranuese e EVN-së në Dibër nuk do të funksionojë.

Edhe Ndërmarrja Publike e Transportit njoftoi se zyrat e biletave të NPT Shkup dhe qendrat e personalizimit do të funksionojnë me orar të shkurtuar të punës, gjegjësisht deri në orën 18, ndërsa disa nga linjat e qytetit, ato që çojnë në Vodnon e Mesme nuk do të jenë funksionale.

Në fuqi është edhe vendimi për transport të reduktuar publik, gjegjësisht autobusët e NPT Shkup dhe të transportuesve privatë veprojnë me orar të reduktuar, identik me atë gjatë pushimeve të dimërore dhe verore të shkollave, nuk janë të vlefshme biletat vjetore falas për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët, e po ashtu janë shfuqizuar dhe transporti falas për personat e moshuar të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën – tha NPT.

Për shkak të parandalimit të koronavirusit, Qyteti i Shkupit u rekomandoi edhe taksistëve në zonën e qytetit të Shkupit që t’i dezinfektojnë taksitë e tyre në baza ditore para se të futen në komunikacion, dhe vetë taksistët të mbajnë mbrojtje personale – maskë dhe doreza gome. Njëkohësisht edhe Qyteti i Shkupit njoftoi se pranimi dhe lëshimi i një pjese të dokumenteve do të bëhet vetëm deri në orën 16.

Për shkak të parandalimit të koronavirusit, Regjistri qendror njoftoi se do ta zgjasë afatin e fundit për dorëzimin e llogarive vjetore, e po ashtu u shty edhe realizimi dhe zbatimi i grupit të parë të shfrytëzuesve të Projektit për rekreacion në banjë – klimatik për vitin 2020, ndërsa një pjesë e kompanive private që shesin mallra dhe shërbime, i kanë ofruar ato edhe onlajn – të disponueshme për pagesë nëpërmjet internetit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.