ANALIZË: Kamatat e kursimeve po bien në mënyrë të “të pandalshme” – niveli më i ulët në dekadën e kaluar! (

Фото: Порталб

Vazhdon trendi i uljes së kamatave për kursime – kamata mesatare për depozitat totale ra në 0.92%. Portofoli i depozitave të bankave po rritet – por kamatat po bien. Ka ulje si të kamatave ashtu edhe të kredive. Në fillim të këtij viti, si baza e depozitave ashtu edhe ekspozimi kreditor arritën vlerat më të larta, me ç’rast depozitat totale tejkaluan vlerën prej 7 miliardë euro, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk

Përmbajtje nga shpenzimet – kursimet në rritje

7.1 miliardë euro fantastike qëndrojnë në banka – depozita të të gjithë klientëve. Kursimet po shënojnë rritje edhe në fillim të këtij viti ekonomik. Të dhënat e reja tregojnë se baza e depozitave në shkurt u rrit për 7.1% në bazë vjetore.

“Depozitat totale të sektorit të korporatave, në shkurt, u rritën për 0,5% në bazë mujore. . Analizuar në bazë vjetore, depozitat e sektorit të korporatave ishin më të larta për 13.7%, për shkak të rritjes së parave të depozitave dhe depozitave afatshkurtra dhe afatgjata në valutë të huaj”- theksojnë nga Banka Popullore. Lidhur me depozitat e amvisërive, ata konstatojnë:

“Te depozitat e përgjithshme të amvisërive, në shkurt, është regjistruar rritje mujore prej 1.3%. “Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këto depozita u rritën për 5.2%, tërësisht për shkak të ndikimit të nivelit më të lartë të parave të depozitave dhe depozitave afatshkurtra në valutë të huaj.”

Sipas bankierëve, rritja e depozitave, përkundër trendit të uljes së kamatave, është një trend i pritur në kohë të krizës ekonomike. Qytetarët përmbahen nga shpenzimet “joproduktive” nga frika e pasigurisë ekonomike. Prandaj, bankierët thonë, megjithëse kamatat për kursimet kanë rënë tashmë nën 1 për qind – kursimet vazhduan, me një theks në depozitat afatshkurtra në valutë të huaj te amvisëritë.

Pas analizës së gjenezës së ndryshimit të kamatave të kursimeve – të dhënat tregojnë se që nga viti 2011, kamatat aktuale të kursimeve janë në nivelin më të ulët historik.


Përqindjet kulmore të kursimeve janë zvogëluar prej kohësh – kështu që në vitin 2011 kamatat për depozitat në denarë ishin rreth 5 për qind, ndërsa për kursimet në valutë të huaj mbi 2 për qind. Që nga ajo kohë, ka filluar një trend rënës i kamatave të kursimeve.

Kreditë e përgjithshme në vlerë prej 5.8 miliardë euro

Kamatat e depozitave janë në rënie – e po ashtu u regjistrua edhe rënie e re e kamatave të kredive.

“Në shkurt, përqindja mesatare e kamatës për kreditë e miratuara për sektorin e korporatave ishte 3.70%, dhe u ul minimalisht në bazë mujore. Te përqindja e kamatës për kreditë e sapo aprovuara për sektorin e korporatave, këtë muaj, u regjistrua një rritje mujore prej 0.16% dhe arriti në 3.76%. Rritja e përqindjes është rezultat i rritjes së përqindjes së kamatave për kreditë në denarë. Analizuar në bazë vjetore, përqindja e kamatës së për kreditë e aprovuara rishtazi për sektorin e korporatave u ul për 0,06%” – theksojnë nga BPRM-ja.

Në fund të shkurtit të vitit 2021, ekspozimi i përgjithshëm kreditor i bankave arriti në 5.8 miliardë euro, nga të cilat 2.8 miliardë euro janë kredi për sektorin e korporatave, ndërsa kreditë e amvisërive arritën në 3 miliardë euro. Është interesante se në fillim të këtij viti, është regjistruar një kërkesë në rritje për kredi për banesa.

“Rritja vjetore e kredive të amvisërive në janar arriti në 7.4%, me ç’rast kishte rritje edhe të kredive për banesa edhe të atyre konsumatore. Sa i përket strukturës së valutës, kreditë në valutën vendase kanë një kontribut më të madh në rritjen vjetore të kredisë” – thuhet në raportin e fundit të BPRM-së.

Para do kohësh, Banka Popullore e uli përsëri kamatën bazë me pritjen që bankierët do të ndjekin këtë sinjal për uljen e mëtejshme të normave të kamatave për kreditë, veçanërisht tani në kohë të krizës ekonomike, por kamatat më të ulëta për kreditë çojnë në një ulje edhe të kamatave të depozitave.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.