ANALIZË: Detaje të buxhetit të rebalancuar – cilat projekte po intensifikohen, për cilat do të ketë më pak para?

Фото: pixabay.com

Do të rriten edhe investimet publike edhe ato private me një ritëm të përshpejtuar. Pas njoftimit se në një periudhë prej gjashtë vjetësh Qeveria paralajmëron një valë investimesh prej 8 miliardë eurosh – parashikime optimiste për rifillimin e investimeve të përfshira edhe në buxhetin e rebalancuar, shkruan analiza ekonomike e Portalb.mk.

Rritja reale e investimeve bruto është parashikuar në 8% në vitin 2021, në kushte të rritjes së pritur edhe të investimeve publike edhe të atyre private” – thuhet në Propozim-rebalancin e buxhetit, i cli tashmë ka arritur në Kuvend. “Portalb”-i njofton në detaje se cilat ministri dhe institucione do të marrin më shumë para për shpenzime kapitale përmes Komponentit të zhvillimit të buxhetit.

Shpenzimet kapitale do të rriten – më shumë para për banesat sociale, për shëndetësinë, më pak për gazifikimin, për reformat e mbrojtjes…

Deri në fund të vitit do të intensifikohet ndërtimi dhe rikonstruimi i Ndërtesave administrative të organeve shtetërore – kjo shumë rritet në pothuajse 4.6 milion euro.

Në Ministrinë e Ekonomisë mjetet për një nga projektet më të rëndësishme energjetike – gazifikimin, mbetet në të njëjtin nivel prej 2.3 milion euro, kurse ka një ulje të lehtë të mjeteve financiare për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërsa mjetet financiare për ndihmë në tranzicion dhe zhvillimin institucional zvogëlohen në 16,300 euro.  Për Drejtorinë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial parashikohet zvogëlim i mjeteve financave në gati 7.4 milion euro.

Përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor, mjetet për Liqenin e Dojranit mbeten në të njëjtin nivel, ndërsa shuma për Sistemin e kolektorëve në Ohër dhe Strugë pothuajse dyfishohet në gati 1 milion euro. Një nga ministritë që ka më shumë mjete buxhetore dhe menaxhon projekte të rëndësishme kapitale është Ministria e Transportit – paratë për ndërtimin e banesave sociale rriten në 3.1 milion euro, një rritje prej 3.7 milion eurosh ka edhe në shpenzimet kapitale për ujësjellës dhe kanalizime për komunat, ndërsa mjetet për ndërtimin e rrugëve lokale zvogëlohen në 9.4 milion euro, kurse për Projektin e furnizimit me ujë dhe ujërat e zeza mjetet janë zvogëluar në 7 milion euro. Me rebalancin e buxhetit, zvogëlim ka te projektet më të rëndësishme:  Gazifikimi – ku shpenzimet përmes Komponentit të zhvillimit të buxhetit mjetet janë zvogëluar në 11.5 milion euro dhe për investimet në infrastrukturën hekurudhore – 25.6 milion euro.

Në Ministrinë e Bujqësisë mjetet për Hidrosistemin e Zletovicës mbeten në nivelin e njëjtë, mjetet për Hidrosistemin Lisiçe janë zvogëluar, mirëpo nga ana tjetër ta rritje dramatike të mjeteve financiare për Agjencinë për Mbështetjen Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural të cilat janë ngritur në një nivel prej gati 20 milion euro për mbështetjen financiare të zhvillimit rural.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është një nga ato që kanë buxhetin më të madh – rriten mjetet financiare për ndërtime, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve të kujdesit për fëmijët në 2.1 milion euro, për të inkurajuar punësimin në një nivel prej 10.4 milion euro, ndërsa paratë për ndërtimin, pajisjet dhe mirëmbajtjen e objekteve të mbrojtjes sociale dhe shtëpive të pleqve zvogëlohen.  Në Ministrinë e Arsimit disa pozicione mbeten me më pak para, e te disa të tjera kanë rritje – kështu për ndërtimin e shkollave fillore mjetet financiare zvogëlohen në 3.7 milion euro, për ndërtimin e sallave sportive shkollore në shkollat fillore në 5.9 milion euro, për ndërtimin e shkollave të mesme ka zvogëlim drastik në vetëm 33,000 euro, për ndërtimin e sallave sportive shkollore në shkollat e mesme ka zvogëlim prej 156,000 eurosh, për ndërtimin dhe rikonstruimin e konvikteve studentore mjetet zvogëlohen në 1.9 milion euro, ndërsa rritje ka te mjetet për rikonstruimin e shkollave fillore në nivelin 1,4 milion euro dhe për rehabilitimin efikas energjetik të konvikteve studentore.

Ka një rritje serioze të shpenzimeve kapitale te Ministria e Shëndetësisë – mjetet financiare për rikonstruimin dhe shtimin e objekteve të institucioneve shëndetësore publike pothuajse dyfishohen në 5.1 milion euro, por zvogëlohen për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Kërçovës në 1.2 milion euro, e po ashtu zvogëlohen ndjeshëm edhe mjetet për ndërtimin e Qendrës së re Klinike – Shkup, e cila “ka ngecur” në Parlament, për të cilën mjetet zvogëlohen në 1.7 milion euro.

Reduktim të fondeve ka edhe përmes Komponentit të zhvillimit të buxhetit në Ministrinë e MbrojtjesMinistrinë e Punëve të Brendshme – shuma për reformat zvogëlohet, kurse shuma për rikonstruimin dhe pajisjen e ndërtesave mbetet e njëjtë. Ministria e Financave do të ketë më pak mjete për Projektin për përmirësimin e shërbimeve komunale, për zhvillimin e barabartë rajonal, po ashtu ka zvogëlim të mjeteve financiare për shpenzimet kapitale edhe te  Drejtoria DoganoreMinistria e KulturësMinistria e Shoqërisë Informatike dhe AdministratësEnti Statistikor, kurse më pak para përmes Komponentës së zhvillimit të buxhetit do të ketë për të Prokurorinë Publike,

Mbetet e njëjtë edhe shuma për shpenzime për Drejtorinë për Mbrojtje dhe ShpëtimMinistrinë e Punëve të JashtmeAgjencinë e Ushqimit dhe Veterinës. Buxheti i ri i ribalancuar tashmë është në Kuvend dhe pritet një debat i gjallë para miratimit të tij.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.