ANALIZË: Çka e zvogëlon papunësinë – shpërngulja apo vendet e reja të punës?

Pa regjistrim, "luajnë" numrat. Foto: Robert Anastasovsi

Според дел од економистите, намалувањето на невработеноста не треба да се анализира изолирано од трендот на намалување на бројот на активни граѓани. Како фактор кои можат да влијаат врз намалување на понудата на работна сила, според економистите, прво е иселувањето, особено на младо работоспособно население и второ, број на работници кои се во „сивата зона“, односно работат на црно.

Sipas një pjese të ekonomistëve, zvogëlimi i papunësisë nuk duhet të analizohet në mënyrë të izoluar nga trendi i zvogëlimit të numrit të qytetarëve aktivë. Si faktorë që mund të ndikojnë në zvogëlimin e fuqisë punëtore, sipas ekonomistëve, e para është shpërngulja, veçanërisht e popullsisë së re të aftë për punë, dhe e dyta, numri i punëtorëve që janë “në zonën gri”, gjegjësisht që punojnë në të zezë

 

Shkruan: Aneta Dodevska

 

Në tregun e punës rritet numri i njerëzve aktivë të moshë mbi 65-vjeçare, mirëpo zvogëlohet numri i popullsisë aktive rinore deri në 24 vjet, mirëpo edhe të moshës prej 25 deri në 49 vjet. Të dhënat e fundit të statistikës shtetërore treguan se në nivel shtetëror, papunësia zvogëlohet, mirëpo së bashku me zvogëlimin e numrit të fuqisë aktive punëtore, thuhet në analizën javore ekonomike në Portalb.mk. Ky trend që e karakterizoi vitin 2015, vazhdoi edhe në vitin 2016 – kur në tremujorin e parë statistika regjistroi zvogëlim të mëtutjeshëm të ofertës së popullatës aktive në tregun e punës.

 

 

NUK KA PASQYRË TË QARTË PA REGJISTRIM TË POPULLSISË…

Vetëm për një vit, ose në tremujorin e parë të vitit 2016, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, oferta e popullatës aktive është zvogëluar për 13.567 njerëz, ose në vitin 2015, deri në fund të muajit mars në vend ka pasur 959.388 persona aktivë, ndërsa në vitin 2016 ky numër ka qenë 945.821 njerëz. Kështu, përqindja e popullsisë aktive prej 57% në vitin 2015 u zvogëlua në 56,4% në fund të muajit mars të këtij viti.

Ky trend i zvogëlimit, që e karakterizoi edhe vitin e kaluar dhe vazhdoi edhe këtë vit, u përmend edhe në Raportin e ri të Bankës Popullore.

Në tre muajt e parë oferta e fuqisë punëtore u zvogëlua për 1,4%, që paraqet thellim të mëtutjeshëm të dinamikës negative vjetore që ishte e pranishme gjatë tre tremujorëve të kaluar, shkruan në raportin e fundit të BPRM-së.

Sipas të dhënave, në periudhën e njëjtë të analizuar, numri i të punësuarve është rritur për 17.187, ndërsa numri i të papunësuarve është zvogëluar për 30.754.

ZVOGËLIM EDHE TË PAPUNËSISË

Sipas një pjese të ekonomistëve, zvogëlimi i papunësisë nuk duhet të analizohet në mënyrë të izoluar nga trendi i zvogëlimit të numrit të qytetarëve aktivë. Si faktorë që mund të ndikojnë në zvogëlimin e fuqisë punëtore, sipas ekonomistëve, e para është shpërngulja, veçanërisht e popullsisë së re të aftë për punë, dhe e dyta, numri i punëtorëve që janë “në zonin gri”, gjegjësisht që punojnë në të zezë.

Popullatë aktive është praktikisht ajo popullatë që në mënyrë aktive kërkon punë në tregun e punës. Sipas meje, gjatë periudhës së kaluar është regjistruar zvogëlim për shkak të njërit nga faktorët kyçë, e ajo është shpërngulja e qytetarëve, thotë për Portalb.mk ekonomisti Branimir Jovanoviq. 

Sipas analistëve, ajo që duhet të konsiderohet alarmante është zvogëlimi i popullatës aktive, në të cilën, sipas strukturës së moshës, janë të përfshirë ata që kanë mbi 15 vjet, e që janë të papunësuar ose që kërkojnë punë. Po ashtu, ekonomistët thonë se në mungesë të regjistrimit të popullsisë, këto matje duhet të merren me rezervë.

Të gjitha këto numra që i publikon statistika e shtetit bazohen në një kornizë të mostrës, e cila në aspekt metodologjik nuk është kontestuese dhe është në përputhje me standardet evropiane, mirëpo problemi qëndron në atë se kjo kornizë bazohet në regjistrimin e popullatës që është bërë në vitin 2002, në mostër prej 5.000 amvisërish që është shfrytëzuar para 14 vitesh. Megjithatë, zvogëlimi i popullatës aktive në vend para së gjithash, është rezultat i lëvizjes mekanike, gjegjësisht nuk mund ta anashkalojmë faktorin e shpërnguljes, gjegjësisht se njerëzit, veçanërisht të rinjtë dhe të arsimuarit, shpërngulen nga vendi”, deklaroi për Portalb profesori universitar, Dragan Tevdovski.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe analistja, Sonja Stojadinoviq.

Të gjitha këto numra dhe të dhëna duhet të analizohen me rezervë. Ne si vend nuk kemi regjistrim të popullatës që nga viti 2002, që është operacion statistikor që është bazë për të gjitha matjet ekonomike. Në mungesë të këtij operacioni unë nuk mund të them se edhe këto numra janë relevante. Nga ana tjetër, vetëm informata se zvogëlohet numri i qytetarëve aktivë, në mes tjerash mund të interpretohet edhe si rezultat i trendit të largimit të popullatës së aftë për punë, thotë për Portalb.mk politikologia, Sonja Stojadinoviq, përcjellë Portalb.

 

“ MIGRIMI “GRI-LEGALE”

Si faktorë që ndikojnë mbi rritjen e punësimit, e po ashtu edhe mbi zvogëlimin e papunësisë, sipas ekonomistëve është migrimi i punëtorëve nga zona “e hirit” në zonën legale, veçanërisht për shkak të shfrytëzimit të subvencioneve shtetërore nëpërmjet projekteve aktuale për punësim dhe vetëpunësim. Po ashtu, këtu janë edhe punësimet në fabrikat në zonat e lira ekonomike dhe investimet e huaja jashtë tyre, mirëpo për të cilat vlejnë benificionet shtetërore.

Mendoj se punësimet në investimet e huaja, si dhe lehtësimet që i ofron projekti “Maqedonia punëson” jep rezultate, mirëpo jo sa duhet, gjegjësisht këto punësime nuk ndikojnë realisht mbi ndryshimin e gjendjes aktuale. Duhet të merret parasysh edhe migrimi i punëtorëve nga “puna në të zezë” në ekonominë legale, thotë ekonomisti Jovanoviq.

20.000 DALLIM NË NJERËZ

Në fund të tremujorit të parë të këtij viti, numri i të papunësuarve është zvogëluar për 30.700, ndërsa numri i të punësuarve është rritur për 17.000. Përqindja e popullatës aktive zvogëlohet te personat e moshës deri në 15 vjet dhe te personat e moshës ndërmjet 16 dhe 49 vjet. Në të njëjtën kohë, te kategoria e moshës më të re, punësimi zvogëlohet, ndërsa papunësia rritet.

Më shumë vende të lira ofrojnë kompanitë e industrisë për përpunimin e ushqimit, tregtia, transporti dhe veprimtaritë shërbyese. Sipas arsimit, edhe më tutje në strukturën e të papunësuarve dominojnë ata me arsim fillor dhe të mesëm, mirëpo rritet edhe numri i qytetarëve të papunësuar me arsim të lartë, i cili në fund të muajit mars ka qenë 42.956 dhe në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2015 është rritur për pothuajse 1.500 të papunësuar të ri.

Në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, në tregun e punës, sipas të dhënave nga Enti statistikor, ka pasur 6.687 vende të lira pune ose për një vend pune në konkurrencë kanë qenë 34,6 të papunësuar.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.