ANALIZË: A do të përsëritet kulmi i investimeve të vitit të kaluar?

 

Shkruan: Aneta Dodevska

 

Në pritje të anëtarësimit të plotë në NATO dhe të datës për fillimin e negociatave për pranim, disa vende evropiane tashmë po u japin investitorëve të tyre udhëzimet e para për t’i inkurajuar dhe që të investojnë në vend, por disa biznesmenë vendas i theksojnë problemet që ende janë të pranishme, të cilat i pengojnë investimet, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk. Të dhënat e fundit tregojnë se gjysmë-vjetori i parë ekonomik, ndryshe nga viti i kaluar, nuk është inkurajues kur bëhet fjalë për investimet e huaja të drejtpërdrejta.

 

NË GJYSMË-VJETORIN E PARË INVESTIMET E HUAJA ARRITËN VLERËN PREJ 55,6 MILION EURO…

Politika e ka lënë në hije ekonominë, e madje disa raste të korrupsionit sollën një valë të re pasigurie dhe mosbesimi. Megjithëse statistikat tregojnë rritje të PBB-së, megjithatë, shifrat e investimeve të huaja sugjerojnë se ende ka ngurrim investime më agresive – komentojnë për “Portalb”-in ekonomistët duke e lidhur aktivitetin e investimeve dhe me datën e pritur të fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Të dhënat e fundit në dispozicion nga Banka Popullore tregojnë se nga janari deri në fund të qershorit bilanci i përgjithshëm i investimeve të huaja të drejtpërdrejta arriti në 55.6 milion euro. Në gjysmëvjetorin e parë ekonomik të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar IHD-të u zvogëluan për 257 milionë euro. Sipas të dhënave, viti i kaluar, 2018, është njëri nga vitet më të suksesshme sai përket investimeve, ndërsa viti aktual 2019, deri më tani nuk paralajmëron rezultate të tilla.

Investimet e huaja të drejtpërdrejta:

viti 2019    (Janar-qershor)       55,63 milion euro

viti 2018                                624,49 milion euro

viti 2017                                181,73 milion euro

viti 2016                                338,43 milion euro

viti 2015                                216,72 milion euro

viti 2014                                205,14 milion euro

viti 2013                                252, 20 milion euro

Kulmi i investimeve gjatë vitit të kaluar gjithashtu pati një ndikim pozitiv në pjesën e investimeve të huaja të drejtpërdrejta mbi PBB-në, duke arritur në 5.8%. Në vitet e mëparshme ka pasur një rritje të pjesëmarrjes së IHD-së në PBB, por për nga përqindja, vendi ende mbetet prapa mesatares evropiane.
Kështu, pjesëmarrja e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në PBB në vitin 2017 ishte 4%, në vitin 2016 4.9%, në vitin 2015 4.6%, në vitin 2014 5.3% dhe në vitin 2013 4.8%.

Sipas analizave të BPM-së, në gjysmë-vjetorin e parë të vitit, është regjistruar rritje e përshpejtuar vjetore e importit për investime, por edhe i investimeve kapitale shtetërore, gjë që ndikoi në përqindjet e rritjes së ekonomisë në përgjithësi.

Економската активност продолжи да расте и во вториот квартал на 2019 година, со реална годишна стапка на раст од 3,1% (4,1% во првиот квартал). Растот е движен од домашната побарувачка, при натамошен раст на личната и јавната потрошувачка и на бруто-инвестициите, додека нето-извозот има негативен придонес. Во првата половина од годината, растот на БДП изнесува 3,6% и е малку поумерен од очекуваниот за овој период од годинатавелат од Народната банка.

 

ÇKA PRESIN INVESTITORËT E VENDIT DHE TË HUAJT…

Në pritje të anëtarësimit të plotë të vendit në NATO, Franca, e cila është ende pa një vendim përfundimtar për t’i mbështetur negociatat e pranimit me BE, megjithatë ka dhënë udhëzime për investitorët e saj që të bëjnë analiza për të investuar në Maqedoni. Këtë e konfirmoi para do kohësh ambasadori francez, Kristian Timonie.

Fatkeqësisht, banka “Société Générale” vendosi të tërhiqet për shkak të tregut të vogël, me çka do të humbet dukshmëria e interesit francez për bashkëpunim ekonomik me Maqedoninë. Aktualisht jemi të angazhuar në përfundimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e koletorit të ujërave të zeza në Shkup, për të cilin do të shpallet një thirrje ndërkombëtare. Do të shohim se a do ta fitojë tenderin ndonjë kompani franceze, por e dimë se kompania franceze NGE do ta vendosë kolektorin dhe do të ketë nevojë për bashkëpunëtorë – deklaroi Timonie.

Disa nga biznesmenët, duke e shfrytëzuar çdo mundësi, i potencojnë dobësitë dhe problemet që janë ende të pranishme me të cilat përballen, veçanërisht duke iu referuar procedurave administrative, ndryshimit të ligjeve, mungesës së stabilitetit politik, si dhe ngurrimit të bankave për mbështetje më të madhe të kompanive vendase.

Si kompani të orientuara nga eksporti, për të mbijetuar në tregjet e jashtme, duhet të jemi në rrjedha me gjithë atë që ndodh në botë, automatizimin, digjitalizimin. Jemi prapa të tjerëve. Jo se nuk ka mjete, bankat komerciale kanë, por kreditë afatgjate kanë një përqindje të caktuar të shpenzimeve për kompanitë, ndërsa koha e kthimit të tyre është relativisht e shkurtër, që krijon problem të mungesës së parave të gatshme. Në këtë periudhë të krijimit të kapitalit të ri njerëzor, do të jetë shumë e dobishme nëse Banka për Rindërtim dhe Zhvillim e Maqedonisë ristrukturohet për tu përqendruar në mbështetjen e industrive që janë të orientuara 100% nga eksporti – tha Irena Jakimovska, menaxhere e kompanisë “Komfi angel” – Prilep.

Këshilli i investitorëve të huaj në vend vuri në dukje disa segmente që kanë nevojë për ndryshime për një klimë më të mirë biznesi: forcimi i instrumenteve për ta luftuar ekonominë joformale për të siguruar konkurrencë të ndershme në treg, besimi më i madh në institucionet e sistemit, krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe konkurrues si elemente me rëndësi thelbësore për çdo investitor të huaj, krijimi i ligjeve të padyshimta dhe të zbatueshme, ligje që mundësojnë pjesëmarrje të sektorit të biznesit në përgatitjen e tyre, si dhe vazhdimi i reformave në administratën publike.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.