АNALIZË: 30% e familjeve e kanë problem për të jetuar jetë normale!

Xhepat për pazar me shumë vrima! Foto: pixabay

Дури 30% од домаќинствата, или секое трето семејство, со вкупните месечни приходи многу тешко ги задоволува потребите

Madje 30% e amvisërive, ose çdo e treta familje, me të ardhurat e përgjithshme mujore shumë vështirë mund t’i plotësojnë nevojat e tyre. Nga ana tjetër, vetëm 3,6% e amvisërive kanë deklaruar se shumë lehtë e mbijetojnë muajin. Hulumtimi i ri “Anketa për të ardhurat dhe kushtet e jetesës” të cilin e publikoi Enti për statistikë tregon se në vitin 2015, varfëria në nivel të vendit është zvogëluar në 21,5%, mirëpo edhe më tutje 445.200 njerëz jetojnë nën pragun e varfërisë, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Në Maqedoni – vështirë mbijetohet…

Madje 56,8% e familjeve jetojnë shumë vështirë ose vështirë me të ardhurat e përgjithshme mujore, dhe prej tyre 30 për qind kanë deklaruar se jetojnë shumë vështirë, ndërsa 26,8 për qind vështirë me të ardhurat mujore. Këtë e tregon hulumtimi i ri i Entit shtetëror për statistikë, i cili analizon statusin social, ekonomik dhe financiar të amvisërive në periudhën prej vitit 2013, 2014 dhe 2015.

Nuk është e vogël as përqindja e amvisërive, 29,9 për qind, që kanë deklaruar se me të ardhurat mujore jetojnë me vështirësi të caktuara. Nga ana tjetër, 9 për qind kanë deklaruar se me të ardhurat e muajit, muajin e kalojnë me lehtësi të durueshme, 3,6 për qind kanë thënë se me lehtësi i plotësojnë nevojat, ndërsa 0,7 për qind kanë deklaruar se shumë lehtë e kalojnë muajin.

Ajo që mund të konsiderohet si “alarm” është zvogëlimi i numrit të amvisërive që konsiderojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë ose shumë e mirë.

“Në pyetjen – Si e vlerësoni gjendjen tuaj të përgjithshme shëndetësore, 48.8% e popullatës ka deklaruar – mirë, 28.7% – shumë mirë, ndërsa gjendje të keqe shëndetësore kanë 6.9% e njerëzve nga amvisëritë” – thuhet në analizën e statistikës shëndetësore.

Si duket kjo në aspekt krahasues? Për dallim nga viti 2015, kur 48,8% e popullatës ka deklaruar se është në gjendje të mirë shëndetësore, në vitin 2014 kjo përqindje ka qenë 49,6%. Rritje ka te popullata e cila thotë se gjendja e tyre e përgjithshme shëndetësore është e keq, në vitin 2015 këtë e kanë deklaruar 6,9%, ndërsa në vitin 2014, 6,8%. Se janë në gjendje shumë të keq të përgjithshme shëndetësore në vitin 2015 kanë deklaruar 2,1%, ndërsa në vitin 2014,1,7%.

Varfëria zvogëlohet – mirëpo sa dhe si?

Në nivel të vendit, statistika konstatoi se varfëria zvogëlohet.

“Përqindja e personave të varfër, llogaritur sipas rekomandimeve të Eurostatit, në vitin 2013 ka qenë 24.2%, në vitin 2014 ka qenë 22.1%, ndërsa në vitin 2015, 21.5% që do të thotë se kanë jetuar nën pragun e varfërisë” – theksojnë nga Enti statistikor, transmeton Portalb.

Edhe përkundër trendit të zvogëlimit të varfërisë, edhe më tutje, 445.200 njerëz jetojnë nën pragun e varfërisë, duke mos mundur t’i kënaqin nevojat e tyre jetësore. Kështu, një familje e varfër katëranëtarëshe, me dy të rritur dhe dy të mitur më të vegjël se 14 vjet, disponon me 233 euro në muaj, para me të cilat duhet t’i mbulojë të gjitha nevojat jetësore mujore – ushqim, pagesë të llogarive, arsim, shëndetësi.

Të dhënat tregojnë se edhe amvisëritë me të punësuar nuk janë në gjendje shumë të mirë. Kështu, sipas të ardhurave të përgjithshme që janë në dispozicion, amvisëritë me të punësuar, gjegjësisht që marrin rroga nga puna, disponojnë me 260 euro në muaj. Kjo shumë në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014 është rritur për gati se 18 euro në nivel mujor. Megjithatë, me varfërinë më shumë janë të ballafaquar të papunësuarit, te ata përqindja e varfërisë është 39,7%. Studimi i paradokohshëm “Mosharmonizimi i punësimit/papunësisë në tregun e punës në Maqedoni”, i nënshkruar nga Viktoria Atanasovska-Noveski dhe profesori universitar Predrag Tërpeski tregoi se në vend sundon sindromi i “punëtorëve të dekurajuar”.

“Gjysma e të punësuarve presin punë më shumë se pesë vjet. Investimet e huaja të drejtpërdrejta ndihmuan të hapen vende të reja pune, mirëpo në të njëjtën kohë shkaktuan zhvendosje serioze në tregun e punës – duke punësuar fuqi punëtore me kualifikim të ulët. Të rinjtë edhe më tutje janë më të prekur nga problemi i papunësisë, veçanërisht ata që kanë diplomë në dorë” – është një nga konstatimet e hulumtimit.

Maqedonia, në vitet e kaluara kishte përqindje pozitive të rritjes ekonomike, mirëpo ky trend nuk e përmirësoi dukshëm standardin jetësor.

“Ekonomia e Maqedonisë, realisht ka nevojë për përqindje të rritjes ekonomike prej 12% në periudhë prej 10 vitesh që të mund t’i bëjë ballë një buxheti kaq të madh pa marrë hua. Sqaruar në mënyrë të thjeshtë, nëse tani shpenzoj 1.000 еuro e vitin e ardhshëm planifikoj të harxhoj 2.000 еuro, mirëpo rroga do të më rritet vetëm 4%, prej ku do ta siguroj pjesën tjetër të parave, përveç se duke marrë kredi. Kjo tani është duke ndodhur me ekonominë”, vlerësoi para do kohësh ekonomisti, Zoran Vitanov.

Standardi i qytetarëve të Maqedonisë në krahasim me mesataren evropiane është 36%, që e fut vendin në grupin e shteteve qytetarët e të cilave kanë standard më të ulët.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.