Ambasada ruse në Shkup kërcënon se i „evidentojnë” ato që mendojnë ndryshe, të etiketuar si „rusofobë”
Ambasada ruse në Shkup është e vetmja në rajonin e Ballkanit e cila nëpërmjet Twitter e ka transmetuar dhe përkthyer „paralajmërimin” nga Mininistria e punëve të jashtme e Federatës Ruse për një nivel të rritur të „rusofobisë” me vërejtje se „të gjithë këto incidente evidentohen me kujdes”, shkruan Meta.mk.
Përkundër faktit që institucionet e Federatës Ruse qytetarëve të tyre ua kanë kufizuar ose ndaluar qasjen në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, MPJ-ja ruse vazhdon t’i përdorë të dyja në mënyrë aktive.
Më 5 mars në orën 17:55 në profilin zyrtar në Twitter të MPJ-së së Rusisë u postoi ky njoftim, i cili pas disa orësh u përkthye edhe në gjuhën maqedonase dhe u transmetua nga profili zyrtar në Twitter i Ambasadës në Shkup në orën 23:03 po të njëjtën ditë.
„TËRHEQIM VËMENDJEN PËR NIVELIN E PAPARË TË RUSOFOBISË TË VËNË RE NË NJË NUMËR TË MADH SHTETESH TË HUAJA NË PRAPAVIJË TË OPERACIONIT SPECIAL USHTARAK NË UKRAINË.
PARALAJMËROJMË SE TË GJITHË INCIDENTET E KËTILLA JANË EVIDENTUAR ME KUJDES.”
Një ditë më parë, më 4 mart, Dumа Ruse miratoi një ligj në të ligjin janë të parapara dënime drakonike për veprën „përhapje me vetëdije e lajmeve të rrejshme” për operacionet e ushtrisë ruse, me të cilat për gjitha vepra parashihet edhe dënim me burgim prej 15 vitësh, njoftoi „Vërtetëmatësi”.
Duma shtetërore ka paraparë edhe pergjëgjësi kundërvajtëse për „diskretitim të forcave të armatosura të Federatës Ruse”. Ligji parasheh përgjegjësi për thirrjet publike për ndalimin e përdorimit të forcave të armatosura të FR-së. Me këtë ligj të ri për censurimin e aktiviteteve të forcave të armatosura ruse kundër Ukrainës është e ndaluar të përdoren termet si „invazion” dhe „luftë”, por mund të përdoret vetëm terminologjia zyrtare „operacion special ushtarak”.
Postimi i Ambasadës ruse në Shkup shkaktoi qindra reagime kundërshtuese nga qytetarë të fyer të Maqedonisë, që nga shprehjet e mosbesimit deri në fyerje dhe shprehje të mbështetjes për Ukrainën e sulmuar, së bashku me mbështetje për popullin rus i cili gjithashtu po vuan nën diktaturë.
Ju e besoni këtë që e postoni dhe e përktheni? Një pyetje nga dikush që e respekton artin dhe letërsinë ruse. Vazhdoni të evidentoni lirisht.
— Slavica Stojkovska (@Slavica_Stojk) Mars 6, 2022
Nga ana tjetër, përveç reagimeve të shumta, mund të vihen re edhe disa Twitt-e nga profile që identifikohen si pjesë e partisë Levica me shprehje mbështetëse për regjimin e Kremlinit, përpjekje për diskreditim gazetarësh dhe ngazëllim për formulimin e listave për pushkatim.
Kërcënime dhe akuza për „rusofobi” si armë propaganduese
Akuzat për „rusofobi” janë pjesë e arsenalit propagandues të Kremlinit
për të cilën vite me rradhë paralajmërojnë analistë nga Evropa. Kështu për shembull, në studimin „Rusofobia në strategjinë e Kremlinit. Armë për shkatërrim në masë” (Russophobia in the Kremlin’s strategy. A weapon of mass destruction) të publikuar në qendrën Think-Tank të Polonisë për studime lindore në nëntor të vitit 2015, thuhet:
„NDËRTIMI I IMAZHIT TË VENDEVE RUSOFOBE PËR MOMENTIN PËRDORET PËR FORMIMIN E IDENTITETIT NEO-IMPERIALIST POLITIK MIDIS QYTETARËVE TË FEDERATËS RUSE, ME QËLLIM QË TË MOBILIZOHEN PËR BALLAFAQIM ME KËRCËNIME REALE OSE TË SUPOZUARA, E GJITHASHTU SHËRBEN EDHE SI MËNYRË PËR KTHIMIN E KOMODITETIT PSIKOLOGJIK TE TYRE KUNDREJT DËSHTIMIT TË AKSIONEVE TË KREMLINIT (SI PËR SHEMBULL NË UKRAINË). STEREOTIPI I MITOLOGJIZUAR I VENDEVE RUSOFOBE GJITHASHTU MBETET NJË ARGUMENT KYÇ DHE NJË SQARIM I THJESHTË PËR TENSIONET E VAZHDUESHME NË MARRËDHËNIET MIDIS RUSISË DHE PERËNDIMIT”.
Ambasada ruse në Shkup edhe në të kaluarën ka drejtuar kërcënime direkte drejt qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të Veriut. Në mars të vitit 2018 kur u dëbua një punonjës i ambasadës për shkak të aktiviteteve që janë jashtë kornizave të statusit diplomatik, ambasadori rus Oleg Shçerbak deklaroi se Maqedonia nuk duhet t’i bashkangjitet NATO-s dhe se „në një ndeshje eventuale midis Rusisë dhe NATO-s, Maqedonia do të jetë shenjestër legjitime”.
Atëkohë në një konferencë speciale për mediat Shçerbak tha:
„REPUBLIKA E MAQEDONISË ME INKUADRIM NË NATO DO TË BËHET PJESË E KËSAJ MAKINERIE LUFTARAKE DHE PJESË E AGRESIONIT NDAJ RUSISË. ME KËTË JU DO TË BËHENI SHENJESTËR E NJË SULMI NGA RUSIA. A KENI NEVOJË JU DHE FËMIJËT TUAJ PËR KËTË GJË? PËRVEÇ KËSAJ, ANËTARËSIMI NË NATO DO TË SJELLË KUFIZIM TË SOVRANITETIT DHE KUFIZIM TË POLITIKËS SË JASHTME…”
Muajt në vijim Shçerbak vazhdoi të postojë paralajmërime kundër inkuadrimit të vendit në sistemet e solidaritetit evropian. Në gusht të vitit 2018 ai u shkarkua nga funksioni i ambasadorit, e në vendin e tij u vendos ambasadori aktual Sergej Bazdnikin.
Në momentin e përmbylljes së këtij lajmi, ueb-faqja e Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup macedonia.mid.ru është e paarritshme. Megjithatë, Faqja e tyre në Facebook është e hapur. Ngjashëm me kërcënimin në Twitter, edhe në Facebook është publikuar një postim me paralajmërim se të gjithë këto incidente do të ,,evidentohen me kujdes”, ndërsa materialet relevante do të transmetohen deri te organet kompetente për vlerësim juridik, ndërsa fajtorët do të përgjigjen konform ligjeve pozitive.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari