Ali Аhmeti nuk e ka dhënë këtë deklaratë dhe nuk ka fakte për pretendimet kundër Аlbin Кurtit

“Informacionet” janë ato që i bombardojnë përdoruesit e rrjeteve sociale, por një pjesë e tyre ose kanë përmbajtje të gabuar, ose ndonjë qëllim të dëmshëm, ose edhe më keq, përmbajtje të gabuar me qëllim krijimin e qëllimit të dëmshëm. Të gjitha këto mbajnë emrin lajme të rrejshme ose dezinformata. Gjatë informimit të rremë më shpesh përdoren mënyra të ndryshme për të manipuluar informacionin siç janë spekulimet, spinimet, lajmet satirike, intervistat fiktive, shkruan Krithink.

Ali Аhmeti nuk e ka dhënë këtë deklaratë

I tillë është rasti me “dezinformatën” që po qarkullon në Facebook së fundmi dhe dita ditës po bëhet akoma më virale. Mban titullin “Ali Ahmeti: Albin Kurti është produkt serb, nuk i duhet Kosovës”. Autori ka përdorur një fotografi dhe nuk jep asnjë informacion, ndërkohë që Ahmeti këtë deklaratë nuk e ka dhënë askund. Nuk ka përmbajtje teksti, nuk ka as pjesë të deklaratës dhe ku është thënë ajo. Përveç shpërnarjes së “një dezinformate” me qëllime dashakeqe, përdoruesi i kësaj faqe parashtron një pyetje, me qëllim që të nxisë komente dhe në këtë mënyrë të krijojë qarkullim në faqen e vet. Kësaj i thonë “me një gurë, vret dy zogj”, ose tre në këtë rast!

Nuk ka dëshmi, nuk ka asnjë element informacioni, madje nuk ka as tekst!
Vetëm po të parashtroni disa pyetje vetes, do të jeni në gjendje të kuptoni se bëhet fjalë për dezinformatë. Pyeteni veten, a ofron autori prova dhe informacione të qarta. Përgjigjemi ne! Jo autori madje nuk ofron as tekst dhe pretendimet se Ahmeti e ka thënë këtë, nuk i mbështet absolutisht askund.

Për më shumë, intervista gjendet në këtë link dhe në asnjë moment Ahmeti nuk e thotë këtë deklaratë.

Qëllimi: Tallje dhe nxitje të komenteve nga komuniteti online
Kjo fotografi që dita ditës po bëhet akoma më virale, ndryshe mund të cilësohet si “trollim” që nënkupton tallje dhe nxitje e komunitetit online me komentet që janë kryesisht mesazhe ofenduese në mënyrë që qëllimisht të krijohet një mashtrim apo gënjeshtër, ose të defokusohet debati.
„Trolle“ janë kryesisht përdorues anonimë të mediave sociale (të tilla si facebook, twitter, youtube, instagram, snapchat, forume në internet dhe blogje), të cilët përdorin gjuhë fyese dhe madje edhe gjuhë urrejtjeje (shpesh të paraqitura nën maskën e cinizmit) me qëllim që të provokojnë zemërim, bujë, panik, frikë, trishtim, dëshpërim (d.m.th emocione negative) tek tjetri dhe për argëtim dhe kënaqësi e tyre (d.m.th emocionet pozitive).

Kemi detektuar edhe një disa portale  që e ka publikuar këtë si informacion, me pretendimin se deklarata është dhënë për televizionin shqiptar ‘ORA’, por nuk ofron asnjë përmbajtje tjetër shtesë!

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari