Ali Ahmeti ankohet, por harron që edhe LSDM do të ketë deputetë shqiptarë

Ahmeti i shqetësuar për humbjen e mandateve për deputet. Foto: Meta.

 

Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ditën e zgjedhje gjatë deklaratës së tij për opinionin për rezultat e para të zgjedhjeve parlamentare, mes tjerash porositi se Shqiptarët kanë humbur mandate në zgjedhje, edhe atë për shkak të ndarjes së partive të vogla nga blloku politik shqiptar.

BDI çdo herë ka apeluar te elektorati të saj dhe nga ato ka kërkuar që të mos përçahen, të mos përçahen në parti të vogla, sepse do të humbin. Gjithmonë ju bëjmë thirrje partive më të vogla që të bëhen bashkë, të fitojnë BDI-në, dhe jo të humbin shqiptarët. Me  zemërim them se shqiptarët humbën mandate. BDI fitoi në zgjedhje, por mua çdo herë më ka interesuar që në radhë të parë të fitojnë shqiptarët, nuk më gëzon fitorja e BDI-së. BDI do të mbete e vendosur në drejtim të mbrojtjes së doktrinës së saj, të cilën e prezantoi pra shqiptarëve në vend – deklaroi Ahmeti. 

[Burimi: Meta, Data: 12.12.2016]

 

ARSYETIM

Deklaratën e liderit të BDI-së se “Shqiptarët kanë humbur mandate”, të cilën e kuptojmë se e ka krahasuar me përbërjen e parlamentit, në të cilin kishte 27 deputet shqiptar, sipas matematikës është e vërtetë.

Përsëri, Ahmeti nuk bazohet në dy fake. Së pari, pas zgjedhjeve të mbrëmshme, sipas disa projektimeve jo zyrtare të të dhënave të marra nga mëngjesi, me siguri do të ketë 22 deputet shqiptar, prej të cilëve dy janë në partinë e bllokun maqedonas, gjegjësisht në LSDM, e cila është një precedencë për Maqedoninë. Ai përsëri thotë “partitë e vogla” me etnitet shqiptar, por aspak nuk i përmendi deputetët e LSDM-së.

Së dyti, projektimi i numrave të mandateve të deputetëve, sipas të dhënave jo zyrtare të marra nga KSHZ, flet për një punë më dinamike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për shkak të diferencës së vogël të numrit të mandateve të deputetëve nga partitë shqiptare.

Por, të fillojë me radhë. Sipas një projektimi jozyrtar i të dhënave të mara nga KSHZ (të cilat janë preliminare dhe në asnjë moment nuk do të thotë se duhet të merren me rezerva), në përbërjen e ardhshme parlamentare do të kishte 22 deputet shqiptar. Llogarinë e kemi bërë mbi baza të numrit të mandateve të projektuara dhe listave të kandidatëve të partive.

Gjegjësisht, në mandate duket kështu:

  • 1. NZJ: 1 mandat për BDI-në dhe 1 i për Besën – gjithsej 2.
  • 2. NZJ: 2 mandate për BDI-në, 1 mandat për Besën, plus Muhamed Zeqiri nga LSDM – gjithsej 4
  • 5. NZJ: 1 mandat për BDI-në, një mandat për koalicionin Aleanca për shqiptarë – gjithsej 2
  • 6. NZJ: 6 mandate për BDI-në, 3 mandate për Besën, 2 për PDSH-në, 2 për Aleancën për shqiptarët si dhe Gjylimsere Kasapi nga LSDM – gjithsej 14.

Ose në bazë të partive, ata janë 10 mandate për BDI-në, 5 mandate për Besën, 3 mandate për koalicionit Aleanca për Shqiptarët, 2 mandate për PDSH-në dhe 2 deputete shqiptarët nga radhët e LSDM-së.

Përbërja e mëparshme parlamentare, e cila, sipas të dhënave nga ueb-faqja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë përfundoi me 19 deputet nga radhët e BDI-së, 7 nga PDSH-ja dhe një i pavarur, gjegjësisht 27 deputete.

Zvogëlimi modest i numrit tregon se, sipas këtij projektitmi, përbërja e re parlamentare do të ketë 22 deputet, ndërsa më parë kanë qenë 5 më shumë. Dhe prej këtu gjithçka në deklaratëne Ahmetit është e saktë.

Por, harta e re e mandateve tregon konfrontim më të madh të grupeve parlamentare me shqiptarët, sepse të gjithë këto parti, përfshirë edhe LSDM-në me dy deputete, ofruan platformë zgjedhore të cilat dallojnë shumë. Prej këtu, për funksionarin numër 1 të partisë qeverisëse nga bllokut shqiptar politik do t’i ngjante të theksoj që me rezultatet e reja, gjithsesi proceset në Kuvend do të zhvillohen me dinamik më të madhe.

 

BURIME

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.