Akua-parku i premtuar në Vevçan nuk është ndërtuar

Фото: ФБ страница на СДСМ Вевчани

Premtimi: Ndërtim i pishinës së hapur, akua-park në Vevçan

Ndërtim i pishinës së hapur, akua-park me qëllim pasurimin e ofertës turistike të Vevçanit

[Burimi: Programi zgjedhor i kryetarit Sasho Jankoski “Jetë në Vevçani për të gjithë” fq. 17; data: tetor 2017]

 

ARSYETIMI: 

Premtimi i kryetarit të Komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski për “Ndërtimin e një pishine të hapur dhe akua park”, i përmendur si projekt kapital në programin e tij zgjedhor “Jetë në Vevçan për të gjithë!” (fq. 17), me të cilin ai doli në zgjedhjet lokale në vitin 2017, është i papërmbushur.

Gjatë fushatës zgjedhore, ky premtim u publikua në rrjetet sociale, në faqen në Facebook  të LSDM Vevçan (4 tetor 2017).

Ndërtimi i një pishine të hapur, akua-park për qytetarët e Vevçanit. Me këtë do të pasurojmë ofertën turistike të Komunës së Vevçanit! Jetë në Vevçan, për të gjithë!, premtoi LSDM atëherë.

Për pishinën ishte planifikuar edhe lokacion, në afërsi të qarkores, ndërsa sipas deklaratës së kryetarit Jankoski, ajo do të ndërtohej me partneritet publik-privat. (TV Duel Televizioni O2, 12 tetor 2017)

Më 6 korrik 2020, LDSM Vevçan përsëri njoftoi realizimin e projektit, por këtë herë në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik të vitit të kaluar.

PISHINË E HAPUR NË VEVÇAN!

Projekti i shumëpritur do të bëhet realitet për banorët e Vevçanit. Ndërtojmë me plan dhe këtë e kemi dëshmuar. Ndërtojmë që të gjitha brezat të kenë prosperitet dhe përparim. Ndërtojmë që të rinjtë të qëndrojnë këtu, në Vevçan. Vevçani evropian është realiteti ynë, premtoi LSDM Vevçan vitin e kaluar para zgjedhjeve parlamentare.

Por, përkundër premtimeve të shumta, deri më tani (03.08.2021) në Vevçan nuk është ndërtuar pishinë e hapur – akua park.

Në faqen zyrtare të Komunës së Vevçanit nuk gjetëm asnjë lajm në lidhje me realizimin e këtij projekti.

Për atë se çfarë ka ndodhur me këtë premtim, “Vërtetmatësi” u drejtua edhe tek kryetari i komunës Jankoski, i cili na tha:

Projekti pishinë e hapur ishte planifikuar të ndërtohej si partneritet publik-privat, me një investitor holandez. Sidoqoftë, mendoj se për shkak të krizës me pandeminë ose ndonjë arsye personale, i njëjti hoqi dorë nga investimi. Pas kësaj, si parti përgjegjëse, LSDM e vendosi në programin “Mundemi 2020 – 2024”, si projekt që do të financohet përmes Agjencisë për Rini dhe Sport. Komuna aktualisht ka dy – tre lokacione ku do të ndërtohej dhe shpresojmë që në të mandatin e ardhshëm pishina e hapur do të ndërtohet me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me kënd lojërash shumëfunksional për sportet e vogla, e cila është gjithashtu pjesë e programit të Qeverisë.

Duke qenë se është njoftuar se pishina e hapur në Vevçan ende nuk është ndërtuar, është e qartë se projekti kapital i premtuar nuk mund të realizohet deri në fund të mandatit të Jankoskit, i cili përfundon për dy muaj. Pra, këtë premtim elektoral të tij ne e vlerësojmë si të parealizuar.

BURIME:

Vlerësoi: Sonja Rilkovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari