Akoma nuk është restauruar departamenti gjinekologjik në Kriva Pallankë
PREMTIM: Restaurimi i departamentit gjinekologjik në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë Afati: viti 2018
[Burimi: Programi zgjedhor i Borjanço Micevski në zgjedhjet lokale të vitit 2017-2021 – „Jetë në Kriva Pallankë për të gjithë “ (faqe 35), data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Premtimet për restaurimin e departamentit gjinekologjik në shtëpinë e shëndetit në Kriva Pallankë është premtim i parealizuar i kryetarit të Komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micevski. Premtimi është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale 2017-2020, të titulluar si “Jetë në Kriva Pallankë! Për të gjithë” (faqe 35),me afat për realizim, viti 2018. Përndryshe, ky premtim është dhënë në suaza të një premtimi më kompleks: “departamente të reja në Shtëpinë e Shëndetit Kriva Pallankë”, ku në të, mes tjerash, përfshihet edhe rihapja e departamentit të gjinekologjisë në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë do të thotë fund për gjendjen dhe shqetësime të prindërve të rinj të cilët themelojnë familje.
Me 26.01.2018, siç njoftoi Pres 24, ministri i Shëndetësisë, Vanko Filipçe, ka qenë në vizitë në Komunën e Kriva Pallankës kur theksoi se përgatiten strategji për ndalohet vrulli i ikjes së të rinjve të sferës së mjekësisë jashtë shtetit dhe se Ministria përgatit një analizë më serioze për atë se çfarë shërbime shëndetësore jepen në vend, por edhe të çfarë cilësie janë ato dhe cila është frekuenca e atyre shërbimeve.
Presim planin për punësim të na e dorëzojë çdo institucion shëndetësor, me çka do të jetë e qartë fotografia për masat e nevojshme që duhet të ndërmerren – shtoi Filipçe, duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske.
Informacioni për takimin e transmetoi edhe zëdhënësi Iportal, i cili u lajmërua se Shtëpia e shëndetit në Kriva Pallankë do të ketë pajisje të reja mjekësore.
Në takim biseduam për nevojat e këtij institucioni, si në kuptim të përmirësimit të situatës me kuadrin, ashtu edhe në kuptimin e pajisjes së nevojshme mjekësore për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore të qytetarëve në Kriva Pallankë. Tashmë në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë këtë vit parapamë mjete për prokurimin e një aparatit të ri mamografik me rreze x, si dhe një aparat të ri me ultratinguj, me qëllim të përmirësimit të nivelin dhe cilësinë e mbrojtjes shëndetësore, deklaroi ministri Filipçe.
Në takim ministri Filipçe me kryetarin Micevski, siç transmetuan një pjesë e portaleve si dhe si u publikuar në ueb-faqen zyrtare të Komunës, nuk është bërë fjalë për restaurimin e departamentit gjinekologjik në Shtëpinë e Shëndetit. Me 04.04.2018, portali Libertas, publikoi reportazh MIA me titullin: “E qara e e fëmijëve gjithmonë e më rrallë dëgjohet në maternitetin në Kriva Pallankë – dikur lindin nga 300 foshnje në vit, vitin e kaluar vetëm 3”. Në bisedë me dr. specialist gjinekolog Aco Mlladenovski, i cili punën në shëndetësi private, ai thekson se në vit në këtë shtëpi shëndeti më së shumti ka dhjetëra lindje, edhe atë në rastin kur lindja është in traktu, tashmë është duke u zhvilluar. Dr. Mlladenovski thotë se nuk ka specialist gjinekolog të mjaftueshëm në Komunë, ndërsa ai dhe kolegu i tij punojnë në klinika private.
Nuk ka derivate të gjakut, nuk ka kuadër mjekësor, transfuzioni nuk punon, duhen katër gjinekolog të cilët mbulojnë 24 orë punë. Nuk ka pajisje të reja, ndërsa për to është e nevojshme edhe hapësirë adekuate, sallë kirurgjikale dhe sallë për lindje. Një ekip i tillë edhe nuk mund të formohet për këtë moment, për këtë, vlerësojë se zgjidhje në këtë kohë do të ishte sikur në kohë të zbatohet “përzgjedhja”. Kjo nënkupton rend në urgjencë: shpejtë, në kohë të transportohen gratë shtatzëna deri te qendrat e pajisura mjekësore ku mund të realizohet lindja, shton doktor Mlladenovski.
“Vërtetmatësi” tentoi që të arrij në kontakt me drejtorin e shtëpisë së shëndetit, Radivoj Maxhovski, por nuk arritëm që ta kontaktojmë në telefonin e tij mobil në ueb-faqen e Shtëpisë së Shëndetit. Nga qendra shkurt na informuan se departamenti i gjinekologjisë nuk është restauruar dhe se nuk punon. Nuk pasur parasysh këtë, si dhe faktin se kryetari i komunës Micevski në programin e tij premtoi se departamenti i gjinekologjisë do të restaurohet deri në vitin 2018, mund të përfundohet se premtimi nuk është realizuar.
BURIME:
- Предизборна програма за локалните избори 2017-2020 година – „Живот во Крива Паланка! За сите!“ (стр.35) [Пристапено на 03.12.2018]
- Официјална веб-страница на Општина Крива Паланка (26.01.2018) – Министрите Николовски и Филипче во работна посета на општина Крива Паланка [Пристапено на 03.12.2018]
- Прес 24 (26.01.2018) – Филипче: Се прави стратегија за да се спречи одливот на млади лекари во странство [Пристапено на 03.02.2018]
- Ипортал (26.01.2018) – Здравствениот дом во Кр.Паланка ќе добие нова медицинска опрема [Пристапено на 03.12.2018]
- Либертас (04.04.2018) – Детскиот плач сѐ поретко се слуша во родилиштето во Крива Паланка – некогаш се раѓале и по 300 бебиња годишно, а лани само 3 [Пристапено на 03.12.2018]
- Официјална веб страна на Здравствен дом Крива Паланка [Пристапено на 03.12.2018]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari