Ajri i ndotur ka vrarë 1.350 persona, por në vitin 2011

Foto: Pixabay/Wikipedia

ë korniza të grindjes së përditshme ndërpartiake me LSDM qeverisëse, VMRO-DPMNE opozitare në komunikatën e fundit akuzoi qeverinë për paaftësi në menaxhimit të problemit me ajrin e ndotur dhe shtoi se “sipas të dhënave të Bankës Botërore, vetëm për shkak të ajrit të ndotur në Maqedoni, në nivel vjetor kanë regjistruar 1.350 raste të vdekjes. Sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, pretendimi i VMRO-DPMNE-së është gjysmë i vërtetë: edhe pse deklarata e është e saktë, mungojnë detaje të rëndësishme ose është nxjerr nga konteksti.

Në korniza të grindjes së përditshme ndërpartiake me LSDM qeverisëse, VMRO-DPMNE opozitare në komunikatën e fundit akuzoi qeverinë për paaftësi në menaxhimit të problemit me ajrin e ndotur dhe shtoi se “sipas të dhënave të Bankës Botërore, vetëm për shkak të ajrit të ndotur në Maqedoni, në nivel vjetor kanë regjistruar 1.350 raste të vdekjes. Sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, pretendimi i VMRO-DPMNE-së është gjysmë i vërtetë: edhe pse deklarata e është e saktë, mungojnë detaje të rëndësishme ose është nxjerr nga konteksti.

LSDM është e paaftë të menaxhojë problemin em ajrin e ndotur dhe për këtë të vetmen mbeshtetje i kanë manipulimet, përmes të cilave duna të bindin qytetarët se falë masave inekzistente të Zaev, maqedonasit kanë ajrin më të pastër. Më sakët, sipas të dhënave të Bankës Botërore, vetëm për shkak të ajrit të ndotur në Maqedoni, në nivel vjetor janë regjistruar 1.350 raste të vdekjes. 

(Burimi: VMRO-DPMNE, data: 18 dhjetor, 2018)

 

ARSYETIM:

Banka Botërore vlerësoi se ajri i ndotur në Maqedoni në vit ka shkaktuar rreth 1.350 raste të vdekjes së parakohshme. Pro, problemi qëndron në atë se kjo e dhënë për herë të parë është publikuar në vlerësimin për vitin 2011. Problemi i dytë në komunikatën e VMRO-DPMNE-së është se është viti kur kjo parti ka qeverisë në vitin e saj të pestë. Problemi i tretë është se në të njëjtin vlerësim janë përfshirë të dhëna për ndotjen prej vitit 2007 deri në vitin 2011. Në çdo tre vite mesatarja e përqendrimit të grimcave PM10 është disa herë mbi maksimalen e lejuar sipas rregullores së BE-së. Lisat e problemeve vazhdon.

Mijëra qytetarë kanë humbur vendin e punës për shkak të sëmundjeve kronike dhe kardiovaskulare, të shkaktuara përgjatë punës në vend të hapur.

E saktë. Raporti i Bankës Botërore shton edhe se sa ndotja dëmton ekonominë e Maqedonisë: 253 milion euro, ose 3,2 përqind të prodhimit bruto vendor. Por në vitin 2011. Në vitin e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, ekspertët e Bankës Botërore në raportin e njëjtë i kanë theksuar edhe cilat masa politike duhet të zbatohet që të ulet ndotja deri në kufi të vlerave të caktuara nga Bashkimi Evropian. Dhe kjo na çon drejtë pjesës së fundit problematike të komunikatës:

Qeveria përderisa mendon se është opozitë, qytetarët do të vuajnë. Përderisa LSDM ik nga përgjegjësia, Maqedonia do të jetë në vend të partë të listave botërore për ajrin e ndotur. Përderisa thuhen gënjeshtra dhe mbushen xhepat me paratë e popullit, qytetarët me sëmundje respiratore mbushin klinikat si pasojë e ndotjes enorme të ajrit. Gënjeshtrat e LSDM tashmë janë të njohura për popullin dhe ai do t’i dënojë për të gjithë të zezat që ia shkaktojnë Maqedonisë.

Fjalia e parë është tërësisht e vërtetë. Problemi është se koha e raportit të cituar nga Banka Botërore, është pikërisht kur ka qeverisur VMRO-DPMNE. Por, e gjithë kjo nuk amniston LSDM nga përgjegjësia për pasojat e ndotjes, e cila është në qeveri që nga 1 qershori i vitit 2017. Pasojat e ndotjes, siç thuhet në raportin e Bankës Botërore, ndjehen pas ekspozimit më të gjatë në ajrin e ndotur. Në veçanti pasojat katastrofale, të cilat paraqiten te personat mbi 30 vjet. Të kish shfaqur VMRO-DPMNE pak interes për ndotjes, sot si parti opozitare, se sa në periudhën kur partia ka qenë në qeveri, do të zbulonte raportin e Agjencisë evropiane për mjedisin jetësor, Cilësia e ajrit në Evropë për vitin 2018, e cila ka vlerësime të errëta, ku thuhet se më shumë se 3.000 persona në vit vdesin si rezultat i ajrit në ndotur në Maqedoni. E gjithë kjo e bën komunikatën e VMRO-DPMNE-së si shembull ekselent për raportin e partive ndaj një problemi shumë të ndërlikuar, kritik dhe më të zhvlerësuar në vend – ndotja e ajrit, ose përmes tij, shëndeti dhe jeta e qytetarëve. Kjo është çështja të cilën qeveria e tanishme si opozitë shpesh e ka përmendur, ndërsa tani të njejtën po e bën VMRO-DPMNE. Por asnjëra prej partive kundërshtare në qeveri, nuk ka arritur ta zgjidh.

BURIME:

Vlerësoi: Igor k. Ilievski 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.